Author: tirana

Në ekranin e SuperSport News u transmetua mbrëmjen e së hënës dokumentari ‘Lorik’, dedikuar kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës. Ish-qendërmbrojtësi debutoi me fanellën kuqezi në qershor të 2003-shit, në moshën 19-vjeçare, me humbjen 3-2 ndaj Zvicrës në transfertë dhe që atëherë u shndërrua në një pikë referimi në kombëtare. Pjesë e dokumentarit nuk kishte se si mos të ishte edhe ndjesia e familjarëve të Lorik Canës në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, kur Cana me shokë u përleshën me tifozët serbë që u futën në fushë me qëllimin për të goditur lojtarët kuqezinj. Motra e Lorikut…

Read More

Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur nga dy programe të mëdha për lehtësimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19, vlerëson inspektori i përgjithshëm i agjencisë amerikane për biznesin e vogël, i cili po heton programet e financuara nga qeveria federale që ndihmuan bizneset e vogla të mbijetojnë krizën më të rëndë të shëndetit publik në më shumë se njëqind vjet. Shifrat e publikuara të martën nga inspektori i përgjithshëm i Administratës amerikane për Biznesin e Vogël janë shumë më të larta se parashikimet e mëparshme dhe nënvizojnë se sa të cënuara ishin nga…

Read More

Policia Rrugore ka arrestuar këtë të mërkurë 16 drejtues mjetesh, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Mësohet se janë vendosur rreth 2345 masa administrative për parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj. Si dhe janë pezulluar rreth 104 leje drejtimi, pasi drejtuesit e mjetit janë kapur nën efektin e alkoolit si dhe qarkullonin në sens të kundërt.

Read More

Këngëtarja Valbona Mema ka bërë bashkë familjarë e miq për të festuar ditëlindjen e saj. Të ftuar ishin edhe disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”, mes tyre Ronaldo Sharka e Armaldo Kllogjeri (Maestro). Ky i fundit ka postuar në Instastory një video ku shfaqet Ronaldo duke ngrënë dhe shkruan: “Eh ç’ngeli duke ngrënë ky Ronaldo!”. Këtë e ka ripostuar më pas edhe moderatori, i cili i përgjigjet me humor Maestros:  “Unë të ha dhe ty po kujdes”.

Read More

Një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK “Breg pas bregu” është dhe punonjësi i Policisë Kufitare në Shkodër, Marash Gjoni. Gjoni akuzohet se ka marrë ryshfet për të mbuluar aktivitetin e trafikantëve që bënin pjesë në grupin prej 21 personash. Në dosjen hetimore, thuhet se trafikanti Besnik Ruçi ka arritur në pikën kufitare të Muriqanit rreth ores 10.20 të datës 3 gusht 2021 dhe është ndaluar nga punonjësit për kontroll. Mbas verifikimit fizik të automjetit është vendosur nga autoritetet që kamioni të kthehet në Portin e Durrësit për skanim. Pas skanimit Besnik Ruçi ka komunikuar me punonjësin e policisë…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vrasja e një adoleshenti nga policia është “e pafalshme” dhe shtoi se “asgjë nuk e justifikon” vdekjen e një të riu. Komentet e tij vijnë pasi protestat për vrasjen përfshinë rajonin e Parisit gjatë natës së shkuar. “Kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme”, tha Macron. Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë.…

Read More

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Sarandës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë në zonën e Qafë-Gjashtës. Si pasojë e goditjes së fortë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, Marsel Kasi. Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.7 është ndjerë në provincën e Sienës në Itali, duke shkaktuar dëme në zonën e pagëzimit të Katedrales. Mediat italiane bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 4 kilometra në verilindje të Poggibonsi dhe në një thellësi prej 10 kilometrash. Pas tërmetit kanë rënë disa suva të Pagëzimores së Katedrales së Sienës, ndërsa po këqyret për konstatimin e ndonjë dëmi edhe brenda Katedrales, e cila ndërkohë është evakuuar. Si masë paraprake, disa rrugë në qendrën historike janë mbyllur për makinat dhe këmbësorët. Tronditja u regjistrua në orën 12: 19 dhe është ndjerë edhe në…

Read More

Më 29 korrik Lulzim Basha dhe Gjergj Hani do të kërkojnë nga demokratët që t’i votojnë për të drejtuar partinë. Por kjo datë votimesh dhe gjithë procesi partiak i ndjekur gjatë qershorit nga një pjesë e kryesisë së partisë Demokratike kundërshtohet nga një pjesë tjetër që ka në krye sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhin. Edhe këtë herë, si në vjeshtën e 2021-it përplasja mes dy grupeve është për detajet. Kryesia pro zgjedhjeve mendon se e ka fuqinë për të bërë ndryshimet e nevojshme në bazën e partisë, ndërsa Bardhi me mbështetësit e tij thekson se vendimmarrje të tilla janë anti-statuore.…

Read More

Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste , ka komentuar videoskandalin dhe arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Deliu dënoi veprimin dhe u shpreh se ky rast duhet të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike, teksa shtoi se zyra e shtetit duhet të respektohet nga çdo pushtetar. “Nuk e meritonim ne si PS këtë ngjarje. I qëndroj kësaj që, një gabim i Gjicit, që mendoj se e mori dënimin e merituar, uroj të jetë shembull për çdo zyrtar që merr poste publike. Zyra e shtetit duhet respektuar dhe nuk duhen tejkaluar kompetencat. Sa më njerëz të mirë…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka theksuar nevojën për legalizimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur gjatë një fjalimi të kreut të shtetit në Verkhovna Rada (parlamenti i Ukrainës).Zelensky u shpreh se Ukraina duhet të krijojë sektorin më të fortë të rehabilitimit mendor dhe fizik në Evropë dhe kjo do të përfshijë ndërtimin e qendrave të rehabilitimit dhe trajnimin e personelit përkatës. “Të gjitha praktikat dhe zgjidhjet më të mira në botë, pavarësisht sa të vështira apo të pazakonta mund të jenë, duhet të zbatohen në Ukrainë, në mënyrë që asnjë qytetar ukrainas të mos durojë…

Read More

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe të gjithë ish-presidentët e gjallë të SHBA-së, me përjashtim të Donald Trump, janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pronarëve të skllevërve. Paraardhësit e Joe Biden, Jimmy Carter, George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama kishin skllevër, ndërsa Donald Trump nuk është në listë, raporton ‘Blic”. Të paktën 100 anëtarë të Kongresit aktual kanë paraardhës skllevër, duke përfshirë 28 për qind të republikanëve dhe 8 për qind të demokratëve. Midis pasardhësve të skllevërve janë 28 senatorë dhe 11 nga gjithsej 50 guvernatorët e shtetit federal. Ka dy të tillë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së. Gjatë hulumtimit…

Read More