Sërish zjarr në lokalin e reperit Noizyt, (Rigel Rajku), në zonën e Currilave në Durrës. Zjarri i është vënë verandës së lokalit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit. Pra një kushëri i tij.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me video nga aksi Elbasan-Qafë Thanë. Sipas kreut të qeverisë, janë realizuar 60% e veprave të artit, dhe se vijon puna për një rrugë interurbane me katër korsi. “MIRËMËNGJES dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Ju pret një ditë e rëndësishme nëse doni të shpengoni veten. Muaji qershor do të mbyllet në një mënyrë interesante, një prelud i shkëlqyer për një korrik premtues. Nëse keni qenë të fortë dhe të durueshëm deri më tani, tani keni atë që duhet për të rikuperuar dhe për të fituar avantazhe. Demi Të enjten shmangni prekjen e temave të caktuara në orët në vijim, veçanërisht ato që mund të nxjerrin në pah dallimet në çift. Duhet të jeni të qetë dhe të durueshëm, të lini mënjanë polemikat dhe arsyet për diskutim në favor të racionalitetit dhe dëshirës për…
Ata, erdhën në Shqipëri ku gjetën një strehë pas torturave ndër dekada nga pushtuesit dhe regjimet e Iranit, por sot, dyshohen se kanë konsumuar paligjshmëri në vendin që i mikpriti… Kontrolli në kampin e muxhahedinëve dhe konfrontimet e tyre me policinë, janë vetëm pjesa e dukshme e një historie me mjaft të pathëna. Pse u ndërhy në kampin e muxhahedinëve në Manëz, “Inside Story” ka siguruar dosjen e plotë hetimore për veprimtaritë e tyre të dyshimta. Është data 20 Qershor 2023. Jemi në Manëz, në kampin ku strehohen qytetarët iranianë, të njohur gjerësisht si muxhahedinët. Grupimi që përfaqëson opozitën e…
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci në një intervistë televizive foli për situatën në kampin e muxhahedinëve dhe përplasjeve e policinë shqiptare pas aksionit të kësaj të fundit në kamp. Ish-prokurori theksoi se lidhur me muxhahedinët nuk është firmosur asnjë marrëveshje, duke sqaruar se ka pasur vetëm një letër ku pranojnë detyrimet. Studiuesi Ledion Krisafi: Një pjesë e tyre ishin me diploma me teknologji dhe shumë prej tyre kanë përvojë. Iranin ato e njohin shumë mirë dhe është një organizatë e përgatitur për sulmet. Ish-prokurori Beci: Duhet të kuptohet mentaliteti i tyre. Duke pasur në konsideratë rrezikun e kësaj…
Është kthyer në trend tanimë blerja e medikamenteve on line, kryesisht ato që quhen OTC që nuk kanë nevojë për recetë mjeku, që në fakt me ligj është e ndaluar në vendin tonë. Por, askush nuk e kontrollon këtë tregti barnash. Mos besimi i qytetarëve te barnat që hyjnë në tregun shqiptar farmaceutik, i shtyn ata të blejnë barna on line me mendim se i përkasin tregut europian apo vendeve të tjera ku kanë besim. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve thotë se duhet ndërhyre menjëherë të paktën për të respektuar ligjin, pasi mund të rrezikojnë jetën e pacientit. “Ligji e…
Studiuesit thonë se tani ka një shans 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë deri në vitin 2027. Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore dhe një modeli të mundshëm të motit El Niño. Nëse bota e kalon kufirin, shkencëtarët theksojnë se shkelja, megjithëse shqetësuese, ka të ngjarë të jetë e përkohshme. Arritja e pragut do të thotë se bota është 1.5C më e ngrohtë se sa ishte gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, përpara se emetimet e karburanteve fosile nga industrializimi të fillonin me të vërtetë të rriteshin. Dhe thyerja…
Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Graçanicë për festën e Vidovanit, ku ka takuar serbët e pranishëm. Ndërkohë ai ka mbajtur me vete edhe një bluzë me shkrime nacionaliste ku shkruhej “Dorëzimi nuk është një mundësi”. Por gjatë kthimit në Serbi mediat në Kosovë raportojnë se Danilo është ndaluar nga policia.
Aroma e bukës. Aroma e bukës së sapo pjekur lidhet me rrënjët kulturore e shpirtërore të Italisë e gjithë Mesdheut, historinë, familjen, përmbushjen e urisë, ndjenjën e komoditetit. Aroma e detit. Në vend të dytë është aroma e detit e cila lidhet me imazhin e pushimeve, momentet e qetësisë verës, lirisë. Kjo aromë është qetësuese, na karikon me energji pozitive, pak euforike dhe një anti-stres natyral. Aroma e shiut. Në vend të tretë është aroma e shiut. Kjo aromë buron nga terreni i lagur, kur një vaj esencial i tokës çlirohet në kontakt me shiun. Na pëlqen sepse na çon në…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kërkon një sinjal se “pas luftës Ukraina do të jetë anëtare” e NATO-s. Duke folur përpara një samiti të NATO-s muajin e ardhshëm, ai shton se Kievi kërkon “garanci sigurie” në periudhën e ndërmjetme përpara se të mund të bashkohet me aleancën, përcjell Telegrafi. Zyrtarët ukrainas kanë lobuar për një rrugë të caktuar për t’u bërë pjesë e NATO-s në mënyrë që të anashkalojnë procesin normal – gjë që do ta linte atë në mëshirën e një vetoje në minutën e fundit nga një prej shteteve anëtare. Veç kësaj, Zelensky ka thënë se anëtarët e…
Një 27-vjeçar nga Gjirokastra i ka dhënë sot fund jetës në mënyrë tragjike. I riu me iniciale I.A. është gjetur nga familjarët i vetëvarur në fshatin Gerhot, pranë banesës së tij. Në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune. “Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga vizita që zhvilloi sot në Kroin e Vitakut në Mitrovicën Veriore. “Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit”, shkroi Kurti në Facebook. Ai tregoi se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituan njësitet policore te Kroi i Vitakut. “Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”. “Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’”, deklaroi Kurti.