Një studim i fundit tregon se mosha jonë biologjike nuk përkon domosdoshmërisht me moshën tonë kronologjike. Në këtë hulumtim morën pjesë 1000 burra dhe gra të lindur nga prilli 1972 deri në mars 1973. Kjo do të thotë, ne ndryshojmë nga njëri-tjetri në shkallën me të cilën rritemi. Nëse dukemi më të vjetër se mosha jonë, kjo ndoshta reflektohet në gjendjen e trupit tonë. Për të arritur në përfundimin e mësipërm, ekspertët morën në shqyrtim 18 biomarkera, si presioni i gjakut, funksioni i organeve, shëndeti i dhëmbëve, kolesteroli dhe metabolizmi. Për shumicën e subjekteve, mosha e tyre biologjike (pra mosha…
Author: tirana
Regjistrimet për reality show-n “Kepi i Vip-ave” në Bodrum të Turqisë kanë përfunduar dhe tashmë mund të shijojmë programin e nxehtë veror. Autorja Olsa Muhameti, e ftuar sot në “Ftesë në 5” zbuloi disa nga momentet më pikante të “Kepit të Vip-ave”. Ndonëse tha se krijimi i romancave nuk ishte qëllim i emisionit, Olsa tregoi se dy personazhe VIP kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve. Por se kush është çifti më i ri i showbiz-t, duhet të ndjekim të gjitha episodet që nisën këtë fundjavë transmetimin. Zhvillime të papritura kanë ndodhur te Kep-i pas vizitës së Krist Dragot.…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund t’i përshkallëzojë më tej tensionet mes tyre. Stoltenberg kërkoi nga dy vendet që t’i kthehen “menjëherë” dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dialogu, tha ai, është e vetmja rrugë përpara. Sipas një njoftimi në ueb-faqen zyrtare të NATO-s, Stoltenberg i bëri komentet në një takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, të mërkurën në Bruksel. Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumë serbe – është tensionuar qysh në fund të…
Katër adoleshentë janë proceduar penalisht pasi zhvendosën dhe zbrazën në rrugë koshat e mbetjeve urbane gjatë mesnatës, duke ndotur ambientin dhe prishur qetësinë për banorët e lagjes në Gjirokastër. Specialistët e Policisë së Gjirokastrës i referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për tre 15-vjeçarë dhe një 17-vjeçar, pasi dje në orët e vona të natës, në lagjen “Granicë”, kanë zhvendosur dhe zbrazur në rrugë koshat e mbetjeve urbane të qytetit, veprim i cili ka shkaktuar ndotjen e ambientit dhe prishjen e qetësisë për banorët përreth. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…
Një 26-vjeçare në Greqi ka paguar tre persona, njëri prej tyre shqiptar, për të rrëmbyer dhe për të dhunuar ish-partnerin e saj 30 vjeç. Tre personat e kërcënonin vazhdimisht të riun, se do t’i dëmtonin biznesin nëse nuk i dorëzonte shumën prej 1 mijë euro. Ndërkohë në zonën e Nea Michanionës, autorët mbanin armë me vete dhe kanë zbritur nga automjeti duke tentuar ta rrëmbejnë, por 30-vjeçari ka arritur që t’u largohet. Mediat greke raportuan se ai përfundoi në spital pasi ishte dhunuar.
Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca i ka dhënë fund beqarisë. Në rrjetet e tij sociale, ai vetë ka publikuar pamjet nga ceremonia e martesës së tij, por nuk e ka bërë me dije identitetin e bashkëshortes së tij. Por edhe pse ka disa vite që nuk është më në detyrë në Shqipëri, duket se nuk e ka harruar vendin tonë, pasi në dasmë kanë përdorur jelekët e kostumeve popullore shqiptare. Pas largimit nga Shqipëria, Soreca ka marrë një pozicion të ri të në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) duke i emëruar nga përfaqësuesi i lartë…
Sali Berisha ka bërë një reagim për largimin e Yuri Kim nga Shqipëria, ku shërbeu si ambasadore e SHBA-ve. Berisha akuzon diplomaten amerikane se gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e Ramës, si sekretare e Partisë Socialiste dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore. Sipas tij, Kim u sinkronizua qeverinë në sulmet e panumërta ndaj opozitës. Reagimi i Berishës Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish Ambasadoren Yuri Kim. Të dashur miq, Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në…
Policia në Barcelonë ka zhvilluar një operacion në një banesë dykatëshe, brenda të cilës po kultivoheshin me anë të llambave 800 bimë kanabis. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, policia arrestoi dy shqiptarë, ndërsa theksohet se bastisja ishte pjesë e një rutine pothuajse ditore në rajonin e Katalonjës për të goditur prodhimin e paligjshëm të marijuanës. “Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen të vijnë këtu,” tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase, duke vënë në dukje se të huajt, kryesisht nga vende të tjera në Evropë, Maroku dhe Amerika…
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur stadiumin Agia Sofia në Athinë (Stadiumi AEK) dhe Wroclaw (WKS Slask Wroclaw) për finalet e Conference League në 2024 dhe 2025, respektivisht. Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këtë të mërkurë në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës, u vendosën se kur dhe ku do të zhvillohen finalet e dy viteve të ardhshme të Conference League. Finalja e ardhshme u caktua të zhvillohet në stadiumin Agia Sofia më 29 maj 2024, ndërsa tjera do të luhet në Wroclaw të Polonisë më 28 maj 2025.
Një 31-vjeçare nga Ohio në SHBA akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 16 muajshe, të cilën e la vetëm në shtëpi për dhjetë ditë të tëra për të shkuar me pushime. Prokurorët pretenduan se Candelario e la fëmijën “vetëm dhe pa mbikëqyrje” në shtëpinë e saj në Cleveland më 6 qershor për të shkuar me pushime në Detroit dhe Porto Riko dhe nuk u kthye deri në mëngjesin e 16 qershorit. Autoritetet thanë se ajo thirri policinë pasi gjeti që fëmija nuk reagonte kur ajo u kthye. “Është e paimagjinueshme që një nënë ta linte fëmijën e saj 16 muajsh vetëm…
Fifi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku një prej tyre i ka bërë një koment në lidhje me partnerin e saj, Adisin. “Nuk e ke të gjatë me këtë bashkëshort”, i shkruan ndjekësi. Këtë koment këngëtarja e ka marrë më shumë sportivitet dhe i është përgjigjur me të qeshur: “Bona llaf bona”! Kujtojmë se këngëtarja dhe Adisi janë prindër të një djali të quajtur Theo.
Në raportin e ri të Departamentit Amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave. “Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit…