Author: tirana

Të mërkurën, dy burra qëndruan jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit në Suedi, dhe dogjën librin e shenjtë të Kuranit. Burri që kishte kërkuar leje nga Gjykata për veprimin, është një refugjat 30-vjeçar nga Iraku. Leja u dha nga një gjykatë të mërkurën. Suedia rrallë ndalon protestat, madje edhe ato që mund të konsiderohen si forma të nxitjes në vende të tjera. Djegia e librit fetar islam u bë gjatë Kurban Bajramit, një nga ditët më të shenjta të vitit për myslimanët. Në përgjigje të incidentit, Maroku tërhoqi ambasadorin e tij në Suedi për një periudhë të pacaktuar. Ministria e Jashtme…

Read More

Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë i tha Zërit të Amerikës se administrata amerikane ka të njëjtat shqetësime sikurse edhe Kongresi për tensionet e rritura në veri të Kosovës. “Zyrtarët e qeverisë amerikane duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur shtensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja…

Read More

Nga: Frrok Cupi Në PD tashmë të ndarë zyrtarisht në dy pjesë, atë të vulës që është pa kryetar dhe në pritje të Lulzim Bashës dhe atë të Berishës që është në krye të Grupit të Rithemelimit, duket se mungon shpresa dhe ka një pesimizëm të dukshëm që vjen nga elektorati poshtë në bazë. Megjithatë drejtuesit vijojnë mos mbajnë përgjegjësi për humbjet në zgjedhje. A e dëmton kjo situatë opozitarizmin në vend ku forca kryesore politike është në këtë gjendje? U bë një kohë e gjatë që njerëzit psherëtijnë me vete ose edhe me miq për shkak se ‘opozita është…

Read More

Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.

Read More

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë. Paraprakisht mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj, më pas duke u përplasur me në mur. Raportohet për një të lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilin po e transportojnë në spitalin e Korçës. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur. Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm, pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit. Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.

Read More

Herët në mëngjes, Policia e Shtetit zbarkoi sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Forcat e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi. Një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK pati tensione, ku përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë. Sipas SPAK, dyshohet se organizata “MEK”, e vendosur në Manzë, ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian. Veprat penale…

Read More

Mëngjesin e sotëm, forca të shumta të FNSH-së dhe policisë së Elbasanit kanë kryer një aksion, por nuk bëhen me dije detaje të tjera. Ajo çfarë shikohet është prezenca e madhe e mjeteve të policisë përpara drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Read More

Harry Kane dëshiron të kalojë te Bayern Munich, siç kanë raportuar njëzëri së fundmi disa media. Prandaj, Mynihu dhe ylli i Anglisë kanë rënë dakord për një transferim në verë. Bayern do të ketë konkurrencë. Paris Saint-Germain thuhet se po futet në garë për Kane. Arsyeja është se klubi francez kërkon një zëvendësues për Kylian Mbappe, i cili është i gatshëm të ndryshojë ekip këtë verë. Parizienët jo vetëm që janë gati të kalojnë Mynihun për sa i përket tarifës së transferimit, por gjithashtu duan ta joshin 29-vjeçarin me një pagë më të lartë. Tottenham, kërkon të paktën 115 milionë…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se ai besonte se Presidenti rus Vladimir Putin ishte “absolutisht” i dobësuar brenda vendit të tij nga rebelimi jetëshkurtër i udhëhequr nga kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha megjithatë se ishte e vështirë të vlerësohej se në ç’shkallë ishte dobësuar roli i presidentit rus. “Ai po humb qartësisht luftën në Irak”, tha Presidenti Biden, duke dashur t’i referohej luftës 16-mujore në Ukrainë. “Ai po humb luftën në atdhe. Dhe është bërë disi i padëshiruar në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO-ja.…

Read More

Rreth 150 persona janë arrestuar në Francë, gjatë natës së dytë të trazirave e protestave të shkaktuara pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Nahel M u qëllua në distancë, pasi ai refuzoi ndalimin e makinës dhe u largua. Pas kësaj ngjarje të rëndë, mijëra francezë kanë protestuar. Stacionet e policisë, oficerët dhe makinat u vunë në shënjestër të demonstruesve të dhunshëm gjatë natës. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, paçka ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën…

Read More

Kjo e enjte do të karakterizohet nga kthjellime gjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira por edhe reshje shiu në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike pa vranësira apo reshje. Temperaturat parashikohen të jenë të larta, duke qëndruar konstante në mëngjes, por gjithsesi mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre me vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor.

Read More