Author: tirana

Mjekja epidemiologe Alketa Marishta, flet për një mutacion gjenetik të quajtur “MTHFR” të cilin sipas saj e kanë shumica e shqiptarëve. Ky mutacion shpjegon dhe numrin e lartë të vdekjeve në vend nga sëmundjet e zemrës apo kanceri. Marishta pohon edhe se përgjithësisht shqiptarët kanë mungesë kolesteroli, acidin folik të ulët dhe një toksinë të quajtur “homocysteine” e cila shkakton bllokim të enëve të gjakut dhe zemrës. -Çfarë kemi ne në ADN që se kanë popujt e tjerë, që bëhemi kaq lëmsh? Alketa Marishta: Është një gjen që quhet MTHFR, s’ka nevojë ta mbani mend… -MTHFR-në kemi gabim ne? Alketa…

Read More

Vllaznia vijon të jetë aktive në merkato me emra pak të njohur. Klubi shkodran ka njoftuar afrimet e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi, dhe të sulmuesit Bujar Hajdari, 20-vjeçarit shtatlartë që ishte pjesë e Skopje. Dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Portieri Jurgen Mehidri dhe sulmuesi Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, lexohet…

Read More

Ndonëse monedha zyrtare në vend është Leku dhe të ardhurat e pjesës më të madhe të popullsisë janë po në lekë, shqiptarët preferojnë që të kursejnë në Euro. Statistikat e Bankës së Shqipërisë të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në një vit, nga maji 2022 deri në maj 2023, kursimet në euro u shtuan me 1 miliard euro, ndërsa ato në lekë me vetëm 4 miliardë lekë, ose 37 milionë euro më shumë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në total që kanë individët, institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera jopublike arriti në 1.25 trilionë lekë në…

Read More

Falë dy sukseseve të rëndësishme ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin qershor. Dy fitoret e Shqipërisë me Moldavinë (2-0) dhe Ishujt Faroe (1-3), të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, i kanë siguruar kuqezinjve vendin e 65-të në klasifikimin e FIFA-s. Ky është një lajm shumë i mirë dhe motivues për Kombëtaren shqiptare që do të rikthehet sërish në fushë në muajin shtator, me dy ndeshje vendimtare ndaj Republikës Çeke (7 shtator) dhe Polonisë (10 shtator), të vlefshme për…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi thotë se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë, që supozohet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin e tyre. Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët, por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin madje edhe për vendet e BE-së. “Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por…

Read More

Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Syriza, pas rezultatit zhgënjyes që mori në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mori një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke marrë mazhorancë absolute që i dha mundësinë të krijojë i vetëm qeverinë. Pas numërimit të votave, 40% e tyre shkuan për partinë konservatore “Demokracia e Re”, 17.8% për Syriza, 12.23% të votave i mori PASOK, ndërsa partia “Spartanët”, e drejtuar nga një prej anëtarëve të Agimit të Artë arriti të hyjë në Parlament.

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bën me dije se është miratuar vendimi që maturantët që zgjedhin degët prioritare për studime të marrin bursa sa paga minimale. Sipas vendimit që është në fuqi ka një listë të programeve prioritare siç janë bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia dhe ndërkohë ata maturantë që kanë mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe, përfitojnë një bursë sa paga minimale çdo muaj. Detyrimi i tyre është që pas diplomimit të qëndrojnë 3 vite të japin kontribut për vendin. Të njëjtën bursë sa paga minimale e përfitojnë studentët ekselentë ashtu sikurse edhe ata që…

Read More

3 mijë maturantë kanë kërkuar nga Portali E-Albania kopjen e testit të vlerësuar. Shifra mund të jetë më e lartë deri në mbylljen e aplikimit. Mësohet se mes tyre që kanë kërkuar kopjen e testit, janë nxënës me rezultate të larta. Nëse do të kërkojnë rikorigjim, në datën 3 korrik duhet t’i drejtohen gjimnazit të tyre për të nisur procesin. Për herë të parë, ë gjithë maturantët që kanë pakënaqësi apo do duan të posedojnë një kopje të tezës së tyre të maturës shtetërore.

Read More

Mësohen emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionin “Rrjeti” të zhvilluar në Elbasan, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Këta persona kanë qenë pjesë e 4 grupeve kriminale, 1 prej të cilit është shkatërruar plotësisht e ndërsa 3 të tjerë pjesërisht. Referuar asaj që u bë e ditur më herët nga Prokurori i Rrethit Kreshnik Ajazi, këta persona, prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe…

Read More

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj të enjte i ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri Albin Kurti, tha se këto dy organizata paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. “Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, këto formacione ilegale paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. Për këtë e nisur nga fakti se kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues ndaj vendit tonë është i pakompromis e duke pasur për qëllim mbrojtjen…

Read More

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu është pyetur nëse qeveria ka një përgjegje sa i takon protestës së studentëve për punësimin me detyrim. Ajo tha se janë ende në një proces të gjerë konsultimesh. “Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar do ua përcjellim”,-thotë Manasitirliu.

Read More

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka bërë bashkë katër parti të opozitës që janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor. Në një konferencë për mediat, ai tha se duke duke nisur që nga ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit. Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7…

Read More