Author: tirana

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me burgim të përjetshëm Elton Bengajn për vrasjen e bashkëshortes Sabrina Bengaj. Ngjarja ndodhi në 10 shtator 2021 në qytetin e Fierit. Çifti kishte 1 fëmijë, kujdestaria e së cilës i ka kaluar prindërve të viktimës. Sabrina Benga u vra me kallashnikov nga ish-burri i saj në banesën e prindërve në fshatin Zhupan të Fierit, një vit më parë. Autori u arrestua pak orë më vonë pas ngjarjes së rëndë.

Read More

Një Youtuber që njihej në Francë për testimin e makinave ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Një francez 37-vjeçar dha frymën e fundit në asfalt, në një aksident trafiku të shtunën, më 24 qershor, në qytetin Val-de-Virvée në departamentin Gironde. Ky është Jean Baptiste Dessort, një Youtuber i njohur nga qyteti i Bordeaux, me 59,000 abonentë në kanalin e tij “Le Billet Auto”. Sipas mediave franceze, 37-vjeçari ka përplasur makinën elektrike që po ngiste në një pemë, ndërsa raportet sugjerojnë se ai mund të jetë hedhur nga automjeti. Makina IX me emetim zero është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur forca e zjarrfikëses, e cila ka gjetur të vdekur…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Librazhd ku si pasojë janë lënduar 6 persona. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gurakuq, ku drejtuesi i makinës një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar vetë drejtuesi i makinës, një 38 vjeçar, një 33 vjeçare dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. “Mesditën e sotme,…

Read More

Pak ditë më parë Mozzik mori vëmendjen me një status ku shprehej se këtë verë mund të martohet, madje dhe të bëhet baba për herë të dytë. Ai foli dhe për partneren duke thënë se ka mbi 2 milion ndjekës në Instagram, e mesa dukej reperi nuk po tallej. Ditën e sotme Mozzik ka publikuar në Instastory një foto ku shihet dora e tij dhe dora e një vajze. Ai uruar Bajramin dhe ka shtuar se kanë ngelur pak ditë nga dasma. ”Urime Bajrami. Edhe do ditë pe shtyjmë pa unaza”, ka shkruar Mozzik.

Read More

Dy pilotë dhe një teknik riparimi morën një avion me gjashtë vende për një fluturim dhe u ulën me sukses në 48 shtete në më pak se 48 orë. Kapiteni i Delta A350 Barry Behnfeldt tha se ai ishte frymëzuar nga përpjekja e një piloti tjetër për Rekordin Botëror Guinness për të bërë përpjekjen e tij për të vizituar 48 shtete në 48 orë. Ai angazhoi kapiten Aaron Wilson të Delta A321 për të qenë bashkë-pilot i tij dhe Thomas Twiddy, i cili shërbeu me Behnfeldt në Marinën, për të qenë tekniku i tyre i riparimit gjatë fluturimit. Treshja u…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish lidhur me praninë e djalit të tij Danilo Vuçiç në Kosovë në kuadër të festës së ‘Vidovdanit’. Vuçiç pretendon se djalit të tij i kanë hequr bluzën me mbishkrimin “Opsioni nuk është dorëzim”, dhe se kur ky i fundit është pyetur nga policët e Kosovës për emrin e babait, ai u është përgjigjur “babai im është presidenti juaj”. “Vetëm tani kuptova se çfarë po ndodhte në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që ai të hiqte me çdo kusht bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk…

Read More

Një influencuese dhe modele e OnlyFans ka treguar se fiton shuma marramendëe kur i lë njerëzit ta shikojnë atë duke fjetur në kohë reale. Amouranth, 29 vjeç, emri i vërtetë i të cilës është Kaitlyn Siragusa thotë se fiton para teksa fle, pasi transmetimet e gjumit janë jashtëzakonisht fitimprurëse në platformën Twitch. Gjatë një interviste, Amouranth, e cila tani ka mbi gjashtë milionë ndjekës në Twitch tha: “Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, ndoshta do fitoni disa mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”

Read More

Për tensionet në Veriun e Kosovës, Komisioni Europian mbështet idenë e kryeministrit Edi Rama për një konferencë për Kosovën dhe Serbinë. Presidenti i KE-së, Charles Michel, thotë se është koha të bëhen hapa të qartë drejt normalizimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Michel i bëri komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Bruksel. “Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit…

Read More

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Policia bën të ditur se ka finalizuar operacionin e koduar “Border 10”, duke kapur 33 emigrantë në një kamionçinë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i këtij…

Read More

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla foli këtë të enjte për çështjen e ndalimit nga policia të djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas ministrit, djali i Vuçiç hyri në Kosovë si çdo qytetar i zakonshëm dhe u ndalua vetëm pasi veshi një bluzë me mesazhe nacionaliste, për të cilën policia i kërkoi që ta hiqte. Sveçla rrëzoi pretendimet e Vuçiç se djali i tij ishte ndaluar 3 herë gjatë përkujtimit të Vidovdanit, duke e cilësuar atë një gënjeshtar kronik. “Për djalin e Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit…

Read More

Një tjetër largim nga radhët e diplomateve, por këtë herë i befasishëm. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë. Në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar. Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar. Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann…

Read More