Lokali i këngëtarit Noizy u përfshi sot sërish nga flakët. I akuzuari për zjarrvënien është kushëriri i tij. Në një postim në rrjetet sociale, këngëtari deklaroi se një akt i tillë ishte paralajmëruar. Ai shkroi mes të tjerash se kushëriri i tij është kthyer në një besimtar ekstremist, i cili beson se “muzika dhe alkooli janë haram”. Avokatja Migena Balla, në një lidhje në “Shqipëria Live”, foli në lidhje me këtë vepër, të cilin e konsideroi ekstrem, pasi sipas saj në Islam edhe vetëgjyqësia është haram, njësoj siç janë muzika dhe alkooli.
Author: tirana
Këta janë babë e bir nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit që janë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme. 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 30 vjeç u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër. Banesa ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.
Deputeti demokrat Edmond Spaho dhe analisti Ilir Demalia vazhdojnë përplasjet në distancë. Në një status të gjatë, Demalia, teksa e quan deputetin “palluqe”, ka shpërthyer ashpër në akuza të rënda ndaj tij, për të cilin tha se disponon një apartament në katin e 7 të një pallati në Korçë, ku “bisedon” me një mësuese nga Maliqi. Ndërkohë për këtë ka reaguar Spaho, i cili mohon të ketë prona në Pogradec dhe Korçë, ndërsa i kërkon që nëse disponon fakte t’i dërgojë në SPAK. Sa për atë që Spaho e quan histori rozë, theksoi se nuk është e vërtetë. “Replike e…
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Nga informacionet e para mësohet se viktima kanë mbetur Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra.
Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë me shoqërinë “Over Sport”, më datën 27.06.2023, nga kjo shoqëri pati një reagim publik, ku shprehej se ky ishte një zhvillim i papritur dhe se veprimet e FSHF ishin rezultat i mungesës së transparencës dhe në kontrast me parimet etike, që sipas “Over Sport”, duhet të ndjekë. FSHF priti në rast se nga “Over Sport” do kishte një qëndrim publik më të qartë, por në…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ftuar në një lidhje skype në emisionin “Ballkan Update” foli edhe në lidhje me propozimin e Ramës për të pasur një konferencë mes Kosovës dhe Serbinë me liderë të rëndësishëm prezent, e cila ka është mbështetur së fundmi edhe nga KE. Haradinaj tha se një konferencë të tillë e kemi pasur gjatë kohës kur Hoti ka qenë kryeministër dhe firmosi marrëveshje me Vuçiç në praninë e Donald Trump. Ai shtoi se nëse aleatët e duan një të tillë, Kosova duhet të jetë gati. Ndërsa në lidhje me Ramën, ai tha…
Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1ballë.Temperaturat parashikohennë zonat malore 14 deri 29°Cnë zonat e ulëta 18 deri 34°Cnë zonat bregdetare 22 deri 34°C
Banka Qendrore Europiane dhe amerikane paralajmërojnë rritje të mëtejshme të normave të interesit. Vendimi i parë mund të merret në korrik, teksa drejtuesit thonë se presionet në tregje për paga dhe çmime të larta janë ende të forta Drejtuesit e bankave qendrore në SHBA dhe Europë japin sinjale për rritje të mëtejshme të normave të interesit, nisur nga presionet në tregje për paga dhe çmime të larta. Krerët e Rezervës Federale të SHBA-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë paralajmëruan në një konferencë në Portugali, se mund të nevojiten më shumë veprime për të ulur inflacionin drejt objektivave rreth…
Heqja e qimeve me lazer është një procedurë profesionale e kryer në përgjithësi nga një dermatolog për të ndihmuar në heqjen e qimeve të padëshiruara. Procesi funksionon duke përqendruar rrezet e dritës në shënjestrën e folikulave të flokëve dhe shkatërrimin e qimeve. Një rishikim i hulumtimit i vitit 2020 tregoi se përparimet në lazer me puls të gjatë kanë bërë të mundur që ky trajtim të trajtojë jo vetëm qimet e errëta në lëkurë të lehtë si në të kaluarën, por edhe tonet e errëta të lëkurës, gjithashtu. Mjeku do të përcaktojë lazerët më të mirë për t’u përdorur bazuar…
Aktorja Monica Bellucci ka konfirmuar lidhjen me regjisorin Tim Burton. “Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton. Monica dhe Tim janë takuar para 16 vjetësh, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin e Filmit në Lion.
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar planet për të mbajtur një “gjyq ndërkombëtare” për të gjykuar anëtarët e një grupi kundërshtarësh të mërguar të qeverisë iraniane. Bëhet fjalë për muxhahedinët e strehuar në kampin MEK në Manëz. Prokurori Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK), njoftoi agjencia e lajmeve ISNA më 28 qershor. Montazeri tha se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë. Njoftimi erdhi një javë pasi policia shqiptare më 20 qershor bastisi një kamp pranë Tiranës,…
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan uroi të enjten Kurban Bajramin ose Kurban Bajramin e myslimanëve në Turqi dhe në mbarë botën, teksa denoncoi djegien e Kuranit në Suedi një ditë më parë. Erdogan tha se ata që kryen aktin e urryer dhe “ata që e lejojnë atë nën petkun e lirisë së mendimit, ata që mbyllin sytë ndaj kësaj poshtërsie” nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre. “Ne do të tregojmë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të bëhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit”, tha Erdogan. “Përfundimisht, ne do t’u mësojmë monumenteve perëndimore…