Author: tirana

Sipas ligjit të Murphy-t, sa më shumë të keni frikë se diçka do të ndodhë, aq më shumë ka gjasa që ajo të ndodhë. Ligjet e tij bazohen në thelb në thënien:” “Nëse ka më shumë se një mundësi për të kryer një punë dhe një nga këto mundësi do të ketë pasoja ose fatkeqësi të padëshiruara, kjo mundësi me siguri do të ndodhë”. Sipas Ligjit të Kidlin, nëse shkruani një problem qartë dhe saktë, gjysma e problemit zgjidhet. Kur merrni një punë sipas Ligjit të Gilbertit, është gjithmonë përgjegjësia juaj të gjeni mënyrat më të mira për të dhënë…

Read More

Vijojnë protestat në disa qytete të Francës, pas vrasjes së një adoleshenti nga ana e policisë teksa nuk iu bind një urdhri për të ndaluar makinën. Protesta e mbrëmshme ishte edhe më e madhe dhe më e dhunshme ku në disa raste u rrezikua dhe jeta e banorëve të thjeshtë. Në Naterres, manifestuesit i printe nëna e 17 vjeçarit Nahel e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj. Autoritetet u angazhuan për të përballuar cdo situatë të mundshme. Më shumë se 40 mijë policë u dislokuan në rrugë, teksa transporti publik u pezullua pas orës 21:00. Në rrethinat e Parisit…

Read More

Këtë të premte, moti do të me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Temperaturat minimale do luhaten 11-20 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 20 -25°C në veri, 28-31°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Enrique Iglesias do të përformojnë sonte për herë të parë para publikut shqiptar në Tiranë. Një ftesë për qytetarët që ta ndjekin këngëtarin botëror të muzikës latine në sheshin “Skënderbej”, e ka edhe kryeministri Edi Rama. “MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Dita fillon me Merkurin dhe Venusin në favor, prandaj një lajm i shkëlqyer për ndjenjat. Në punë duhet të kuptoni se në cilin drejtim të shkoni dhe të bëni kujdes që të mos bëni gabime të pakujdesshme. Me pak fjalë, mos u mashtroni. Demi Të premten dashuria po ecën mirë dhe ju dhuron kohë të mira. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të mendoni me kujdes për gjithçka përpara se të veproni. Dini të përveshni mëngët dhe të mos gjeni gabime në problemet e jetës suaj. Binjakët Mërkuri dhe Venusi ju mbrojnë në mënyrë që më në fund të…

Read More

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane në Hamm pasi një javë më parë ka plagosur një 34-vjeçar. Sipas mediave gjermane 28-vjeçari ka goditur me gotë dhe me një shishe birre qelqi 34-vjeçarin. I plagosuri pësoi lëndime të mëdha saqë iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 28-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Read More

Një plagosje me armë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Fllakës në Durrës. Policia ka arritur të kap menjëherë autorin I.V. Ende nuk janë bërë të ditura detajet që lidhen me të plagosurin, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Read More

Jorgo Pulla ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Korrik. Ai tha se Korriku është një muaj që sjell debate dhe ndryshime madhore. Duhet pasur vëmendje e madhe në lidhje me pasuritë. Shenjat më me fat për këtë muaj janë Shigjetari, Ujori dhe Gaforrja. Dashi Të ketë kujdes me çështjet jo të brendshme. Nga data 7-18 duhet të jenë të vëmendshëm për një arsye, gjërat që kanë ndodhur në mars të vitit 2022 dalin tani. Është një moment I vështirë. Kujdes bisedat sekrete. Moment pozitiv me çështjet financiare por të kenë kujdes me shpenzimet. Demi Kokëfortësia dhe drejtësia e Demit…

Read More

Gjokë Gurra, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës bashkë me të birin, ka qenë  pjesë e uniformave blu të Shkodrës. 57-vjeçari shërbeu si efektiv deri në vitin 2008 dhe më pas u largua nga detyra me vullnetin e tij. Aktualisht ai mbante detyrën e kryetarit të fshatit Bruçaj. Ndërkohë prej 15 vitesh ai dhe i biri punonin me lëndë drusore. Dy viktimave iu është bërë pritë në banesën e tyre, të cilën ua kishin djegur një natë më parë.

Read More

Herën e parë që u arrestua, Erblin, një përdorues droge akuzohej për dhunë ndaj të ëmës, një grua që nuk kishte mundësi ekonomike ta dërgonte 24-vjeçarin në një qendër rehabilitimi. Kur përfundoi dënimin, ai përfundoi sërish nën akuzë për posedim droge dhe për avokatin e tij, është çështje ditësh që e ëma të dorëzohet e të ngrejë sërish padi për dhunë. “Unë e kam marrë mbrojtjen, e kam marrë në shkallë të parë dhe në Apel dhe do t’a marr prapë, për shkak se është një moment që duhet të ndryshojë, duhet t’i kthehet shoqërisë normale, të heqë dorë nga…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për idenë e konferencës për Kosovën dhe Serbinë duke thënë se rajoni nuk mund të merret zvarrë për një konflikt të kotë. Postimi i plotë: Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel🇪🇺 Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime…

Read More

Një pushues ka humbur jetën në Pogradec pasditen e kësaj të enjteje, në liqenin e Ohrit. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin me iniciale J. S., 44, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet semund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Read More