Author: tirana

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara me faktin se Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë hapa konkretë për shtensionimin e situatës në veri të shtetit. Duke folur për mediat në Kosovë, Hovenier tha se kryeministri kosovar, Albin Kurti, duhet të nisë zbatimin e planit trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian për dalje nga situata e tensionuar në veri. Ky plan, sipas ambasadorit Hovenier, është ajo çfarë përveç SHBA-së, kërkon BE-ja si dhe Mbretëria e Bashkuar. “Miqtë e Kosovës, vendet dhe institucionet që më së shumti kanë luajtur rol…

Read More

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, ku shtetas të paidentifikuar vendosën lëndë eksplozive në garazhin e automjeteve të 52-vjeçarit Agim Uraj në Shkodër, i cili është biznesmen i njohur në zonë. Policia ka identifikuar 2 shtetasit e dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe i ka shpallur në kërkim. Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të DVP Shkodër dhe me Prokurorinë e Shkodrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ku në derën e garazhit të…

Read More

Në një deklaratë televizive të pak ditëve më parë, kryeministri Edi Rama foli për një dhuratë që priste nga SHBA më 4 korrik, që përkon me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata ngriti hamendësime se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët. Por, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje, por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë. Vox News mëson se dhurata që pret kryeministri është një vizitë e ish-Presidentit të SHBA,…

Read More

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku mëngjesin e sotëm një apartament në katin e katërt të pallatit u përfshi nga flakët. Banesa është e familjes Haxhia, e përbërë nga 5 anëtarë. Këta të fundit fatmirësisht nuk kanë qenë të pranishëm në momentin që apartamenti është përfshirë nga flakët. Benet Beci komunikoi edhe me anëtarët e familjes Haxhia për t’i qetësuar lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Read More

Daniel Nurka është një aktor i ri në Greqi me origjinë shqiptare që ka luajtur në një serial të quajtur “Krushqit nga Tirana” në shtetin fqinj dhe që ka fituar simpatinë e publikut grek. Në një intervistë për një televizion në Athinë, Danieli ka pohuar se është me origjinë shqiptare, por ka lindur dhe është rritur në Greqi. “Babai im erdhi në Greqi në vitin 1997. Një vit më vonë linda unë. Ai erdhi vetëm për të rregulluar dokumentet dhe gjërat e tjera. Pastaj erdha unë, motra dhe mamaja. Tani kam kartë identeti greke, kam bërë shërbimin ushtarak, i kam…

Read More

Këtë të premte, në zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor do të rinumërohen 18 kuti të Bashkisë Kuçovë. Në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi. Në seancën e kaluar kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë. Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

Read More

Për ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump ish-shoku i tij Vladimir Putin është “dobësuar disi” nga rebelimi i ndërprerë i Grupit Wagner. Trump i cili ka qenë një admirues për një kohë të gjatë i Putinit, tha për Reuters në një intervistë ekskluzive se reputacioni i tij ishte dëmtuar nga një kryengritje. “Mund të thuash se ai (Putini) është ende atje, ai është ende i fortë, por ai me siguri ka qenë do të thoja disi i dobësuar të paktën në mendjet e shumë njerëzve”, tha ai. Megjithatë, nëse Putini nuk do të ishte më në pushtet, “ju nuk e dini…

Read More

Një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët që përfshinë apartamentin në katin e katërt të pallatit në Shkodër. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë shuajnë flakët në banesë.

Read More

9,000 vjet më parë Majanët dhe Aztekët filluan ta kultivonin misrin në Mesoamerica. Kjo është arsyeja pse është sot një nga tre drithërat më të prodhuar në botë së bashku me orizin dhe grurin. Misri është një ushqim i rëndësishëm për dietën tuaj pasi është i pasur me vitamina B dhe C. Ka acid folik, acid pantotenik, fosfor, magnez dhe ka fibra. Niveli i lartë i karbohidrateve dhe proteinave e bën atë një element thelbësor për të na dhënë energji dhe përfitime për shëndetin tonë. -Mund të parandalojnë kancerin e zorrës së trashëfalë faktit që përmban një sasi të madhe…

Read More

Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçë, si pasojë e një mbidoze lëndësh narkotike. Mateo Llabani është ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20-vjeçarit. Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do t’i bëhet autopsia, për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut. Shenja në trup…

Read More

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur dy entitete serbe në veri, si organizata terroriste nuk është bërë në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, i tha të enjten Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. Një vendim i tillë duhej të ishte koordinuar me partnerët më të afërt ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata që kanë përgjegjësinë kryesore për sigurimin e stabilitetit të Kosovës. Departamenti i Shtetit i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm ndërsa “punojmë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës aktuale”. Shtetet e Bashkuara…

Read More

Gjatë mëngjesit të sotëm, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon që të mbetet e rënduar. Që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët që dyshohet të kenë qenë të qëllimshme. Forcat zjarrfikëse kanë qenë gjatë gjithë natës në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. E gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi. Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve janë shtuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave mbi izolimin e flakëve.

Read More