Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ‘spastrime’ nga Kadastra si dhe rritje të konsiderueshme pagash për këtë institucion. Gjatë fjalës së tij ai bëri thirrje për aplikime profesionistëve që të aplikojnë në Kadastër. “Krim të madh kanë bërë AMTP-të, për toka bujqësore, për shkëmbinj e shkrepa e ujin e detit. Nuk është se nuk kanë ndodhur edhe më pas. Kanë parë detin të kufizuar si pronë e patundshme. Që mos të them se letrat që janë rrugëve, në formën e kërkesave dhe njohjeve, stërnjohjeve, janë dyfishi i sipërfaqes së Shqipërisë, e pretendimet për pronë janë 421 mijë metra katrorë. Ndaj mbi një…
Author: tirana
Kadastra prej ditës së hënë futet në një epokë të re dixhitale. Reformën e njoftoi kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Sportele nuk do të ketë më. Çdo problem do të zgjidhet përmes sistemit, e-Albania-s. Por çfarë është dixhitalizuar dhe çfarë mund të marrin qytetarët përmes sistemit online. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karcanaj shpjegoi përmes shtatë pikave ndryshimin që ka pësuar Kadastra. “Po mendoja para takimit, sa pak njerëz besonin se Kadastra mund të bëhej. Edhe unë kisha shumë pikëpyetje. A do ia dilnim që të dixhitalizohej, por të linte pas kalvarin e tmerrshëm…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Kuçova, pasi është kapur me një pistoletë me vete, ndërsa qëndronte në një lokal të zonës. Ai u arrestua në Sukth nga forcat “Shqiponja”, ndërkohë që në momentin e ndalimit ai është përpjekur ta hedhë armën. Njoftimi i plotë Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Klienti”, sekuestrohet 1 pistoletë. I pajisur me armë zjarri, teksa qëndronte në një lokal në Sukth, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim…
Nëse ende nuk e ke marrë biletën për të përjetuar një mbrëmje të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine, nxito. Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e sotme. Sheshi ‘Skëndërbej’ është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore. Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme. Biletat i gjeni në faqen…
Pas Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e cilësoi të pa konsultuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të shpallur dy organizata në veri që veprojnë si terroriste, ka reaguar edhe Lista Serbe. Ata kanë kërkuar ndihmën e KFOR dhe EULEX për të ndaluar planin e Kurtit për të vijuar terrorin ndaj serbëve në komunat e veriut. “Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejmë, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, shkruhet…
Kandidati për kreun e PD-së së vulës, Gjergj Hani, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Hani u pyet nga Ylli Rakipi se përse po kandidon në një garë të paracaktuar, pa rregulla dhe ku të gjithë e dinë se do të fitojë Lulzim Basha. Ai tha se nuk ka hyrë në këtë garë për të fituar, por për të t’u thënë demokratëve dhe shqiptarëve “të vërtetën”. Ylli Rakipi: Zoti Hani unë jam shumë i habitur. Në emision thërras njerëz të ndryshëm, intelektual, të mençur edhe mitomanë, por ndonjëherë ftoj edhe budallenj. Ti dukesh njeri shumë normal, çfarë bën…
Në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ata nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë të fortë për të mbrojtur veten. “Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë për të gjithë”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama ka bërë fajtor, deputetë, ministra kryetar Bashkie, për gjendjen në të cilën ndodhet Kadastra. Sipas tij, me postin e tyre kanë “interferuar” me punën e tyre duke shfrytëzuar pushtetin e duke ndërhyrë deri në imponim deri në emërimin e punonjësve. “Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, dhe kur them nga ju, e kam fjalën për kategorinë, deputetë, ministra, kryetar bashkishë, për të vazhduar me më tutje të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me Kadastrën, që nga emërimet e drejtuesve, një influencë deri në…
Revolucion Digjital në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, (ASHK). Nga e hëna, datë 3 korrik, mbyllen sportelet e Kadastrës dhe siç njofton Kryeministria mbaron “regjimi 30-vjeçar i letrave, vulave, shefave”. në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama fillimisht i kërkoi në emër të PS-së, falje të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur. “Ditën e hënë në 3 korrik, Kadastra nuk është më e aksesushme për publikun, askush nuk mund të bëjë asgjë në Kadastër, sepse askush nuk do mundet dot që t’ju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjt, apo miqtë për miqve në Kadastër, nuk do ju përgjigjet, se nuk do ketë gjë në…
Revolucion Digjital në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, (ASHK). Nga e hëna, datë 3 Korrik, mbyllen sportelet e Kadastrës dhe mbaron “regjimi 30-vjeçar i letrave, vulave, shefave”. Në prezantimin e kësaj reforme, u bë e ditur se gjithçka do të jetë online me nënshkrim e me vulë elektronike. Drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici tregoi se si do të funksionojë arkiva dixhitale e ASHK-së. Ajo thekoi se synimi është që të kalohet nga dixhitalizimi 2D në atë 3D. “Arkiva dixhitale brenda pak muajsh do të ruhet me sistemin block chain dhe funksionimi do të jetë vetëm nëpërmjet e-Albania. Në 3 javët e…
Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier dhe djali i tij John Valovic-Galtier janë vendosur në paraburgim në Nice, kjo pas akuzave për racizëm dhe sjellje jo të hijshme kur tekniku ishte pjesë e klubit të futbollit Nice. Mëngjesin e kësaj të premteje, duke nisur nga ora 8:45 trajneri është marrë në pyetje dhe është vendosur në paraburgim, kjo sipas “NiceMatin”. Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurori publik në Nice. Ish-trajneri i Nice dhe djali i tij i u thirrën nga policia gjyqësore e Nicës, e cila po heton faktet e supozuara të “diskriminimit në punë bazuar në përkatësinë e një…
Nisma “Thurje” do të dorëzojë sot në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kreu Endrit Shabani, theksoi se do të nisin mbledhjen e firmave në gjithë vendin, duke shtuar se me hir apo pahir, sistemi zgjedhor në vend do të ndryshojë. “Kërkojë një hapje të listave, sot ka ardhur kohë që t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi. Të japim rrotacion politik, i cili ka ndodhur kudo në Europë. Kemi ardhur sot këtu për të marrë këtë iniciativë. Populli duhet të ushtrojë të drejtën e vetë demokratike. E vetmja mënyrë se si PS qëndron në pushtet, është për shkak…