Author: tirana

Rreth orës 12:30, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës. 49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Read More

Për më shumë se 100 ditë ato ishin në qendër të vëmendjes. Me flokë të krehura e të pakrehura, me make-up e pa make-up. Megjithatë pas daljes shumë nga vajzat e “Big Brother VIP” vendosën të ndryshonin pamjen. Disa bënë ndryshime drastike duke lyer flokët apo duke bërë ndërhyrje. Por edhe ndryshime si prerje flokësh apo zgjatime. Disa prej ndryshimeve që pësuan vajzat jua sjellim në fotot më poshtë.

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja babë e bir e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, një krim i rëndë që tronditi jo vetëm qytetin veriperëndimor, por gjithë vendin. Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra, 31 vjeçjanë viktimat e kësaj ngjarje të rëndë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Të dy po shkonin me fuoristradën e tyre drejt shtëpisë së djegur në Dukagjin dy ditë më parë. Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë e zjarrit automatik kallashnikov duke i lënë…

Read More

Policia e Durrësit, ka vënë nën hetim 11 persona, nën akuzën e shfryëzimit të të fëmijëve dhe nipërve të tyre nga 2 dhe 13-vjeç, për të lypur tek qytetarë të ndryshëm. Nën hetim janë vënë Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2-vjeç deri në 13-vjeç. Ndërkohë, bëhet me dije se vijojnë hetimet dhe kontrollet kundër…

Read More

Qyteti francez, Marseja ka vendosur të ndalojë demonstratat publike për rreth 24 orë, për shkak të protestave të dhunshme, ku për pasojë janë lënduar qindra efektivë dhe janë arrestuar mbi 400 persona. Reuters raporton se i gjithë transporti publik në Marsejë do te ndalohet nga ora 19:00 deri në orën 18:00 të ditës tjetër. Shkak i protestave është bërë vrasja e një 17-vjeçari nga efektivët e policisë, pasi refuzoi urdhrin e tyre për të ndaluar. Mbi 1400 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetëra makina janë djegur dhe dëmtuar nga “Jelekët e Verdhë”. Protesta të dhunshme nuk ka pasur vetëm në Paris, por edhe…

Read More

Monedha e përbashkët ka shfaqur tendencë rënëse përgjatë gjithë kësaj jave në tregun e brendshëm valutor, pas rritjes së lehtë që shënoi javën e kaluar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye ditën e sotme me 106.44 lekë, nga 107.6 lekë që u mbyll kursi të premten e një jave më parë, kur monedha e përbashkët u forcua përkohësisht për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që bleu rreth 15 milionë euro valutë me qëllim plotësimin e rezervës së saj valutore. Në raport me ditën e mëparshme, euro ra me 0.30 lekë.Rënia e euros në…

Read More

Një aksident i rëndë është raportuar në Itali, ku një shqiptar ka përplasur për vdekje një 79-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Fano. Sipas mediave italiane shqiptari ka qenë duke drejtuar furgonin e një kompanie ushqimore për restorantin dhe po kthehej për të dërguar mallrat në lokalin ku punonte. Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gerald Toska. Toska zëvendëson në këtë detyre Oltion Agollin. Ky i fundit i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës prej janarit të këtij viti është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kryekomisar Gerald Toska vjen pas një karriere prej 18 vitesh në strukturat e hetimit të krimit. Detyra e fundit drejtuese ka qenë Shef Komisariati i Policisë Mallakastër. Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Krujës dhe në Shkodër. Kreshnik Alimadhi emërohet shef i komisariatit Krujë duke zëvendësuar…

Read More

Polonia ka arrestuar një lojtar rus të hokejit i cili dyshohet se ka spiunuar për Moskën gjatë kohës që ka luajtur për një ekip në një shtet të Bashkimit Evropian. Kështu tha qeveria polake më 30 qershor. “Personi i arrestuar është atlet profesionist nga një klub i hokejit që gjendet në ligën e parë”, tha Qeveria përmes një deklarate, duke shtuar se shtetasi rus jeton në Poloni që nga viti 2021. Ai është akuzuar nga autoritetet polake për spiunazh dhe i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj. “Në territorin e Polonisë, ai ka kryer detyra për shërbimin e…

Read More

Karabinierët në Kalabri gjatë një operacioni anti-drogë kanë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis sativa të kultivuar në zonën malore të Lattari, Itali. Sipas mediave italiane janë asgjësuar gati 2500 rrënjë kanabis pjesa më e madhe e tyre në proces tharje. Si pasojë e operacionit janë arrestuar 6 persona ku mes tyre mendohet se janë dhe pronarët e plantacioneve, të cilët dyshohen se janë me origjinë nga Shqipëria.Policia ka bërë me dije se plantacionet e kanabisit ishin në sera të përshtatura për kultivimin dhe marrjen e prodhimit në një kohë të shpejtë.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar takimin e tij me gruan që u filmua në video skandalin e Safet Gjicit, ky kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se për videon ka 3 hamendësime, ku sipas tij është grindjet e brendshme në PS. “Unë e kuptoj atë interesin, por çfarë mund të them unë janë 3 variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte se*s për tender. Kur jua thosha unë; korrupsion erotik, ja ky ishte rasti. Unë prova skam, por varianti i dytë është se këtë ja bënë njëri tjetrit…

Read More

Melisa Lleshi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku tregoi më shumë rreth karrierës së saj muzikore dhe jetës sentimentale. Ndër të tjera ajo tha nuk do të martohet kurrë, pasi nuk ka besim tek martesa sepse sipas saj është thjesht një letër. Melisa u shpreh se dëshiron që të qëndrojë beqare gjatë gjithë jetës së saj. “Unë nuk do martohem kurrë. Ju betohem e kam seriozisht nuk besoj shumë tek martesa. Më duket thjesht një letër që duhet të firmosësh edhe kaq, por ajo letra shumë shpejt mund të… Më pëlqen të rri beqare…

Read More