Author: tirana

Një banesë u përfshi sot nga flakët në katin e katërt të një pallati, në bulevardin “Zogu i Parë”, në Shkodër. Për djegien e banesës ka reaguar Bashkia e Shkodrës, e cila bën me dije se flakët janë shuar, duke parandaluar edhe përhapjen në banesat tjera, teksa njoftoi se familja është strehuar në Qendrën e Trajtimit të Studentëve dhe do t’i sigurojë ndihmën prej 20 mijë lekësh për person, si dhe 50% të vlerës së dëmit ndërtimor dhe orendi. Njoftimi i plotë: Ashtu sic jeni informuar edhe nga mediat, sot në bulevardin “Zogu i Parë”, një banesë në katin e…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nxjerrë në terren Makinën Inteligjente, e cila me anë të skanimit të targave tregon nëse mjetet kanë ose jo kolaudim, siguracion dhe taksa të pashlyera. Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Blendi Goxhja ka zbuluar se vetëm në një ditë, Makina Inteligjente ka zbuluar 392 mjete në qarkullim me taksa të papaguara. Deklarata e plotë: Mos qarkullo pa kolaudim, pa siguracion, pa shlyer taksat? Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTTR…

Read More

Kushëriri i viktimave Gjokë dhe Eduard Gurra, është marrë në pyetje nga policia e Shkodrës. Ai i ka treguar hetuesve të policisë se çfarë kishte ndodhur nga mesdita e 29 korrik e deri në vijim kur ka dëgjuar të shtënat me armë. Sipas dëshmisë së dhënë, banesa e Gjokë Gurrës nuk është djegur një ditë më parë. Flakët e zjarrit dhe tymi janë parë prej tij në çatinë e shtëpisë rreth orës 12:00 të mesditës së 29 korrikut. Sapo ka konstatuar zjarrin, ai ka telefonuar mikun e tij, Gjokë Gurrën, që ndodhej në Shkodër, duke i treguar këtij të fundit…

Read More

Shpesh kishat dhe manastiret janë përfshirë në skandale seksuale nga më të mëdhajat. Së fundmi në media një gjyq që është duke u zhvilluar në Teksas, SHBA është duke u bërë viral në rrjet dhe kryefjalë e tij është një murgeshë dhe një prift. Murgesha në fjale që u cilësua si “kur*ë” nga bashkëjetueset e saj dhe u internua nga manastiri pasi rrëfeu se kishte bërë seks me një prift. Por nuk mbaron këtu, murgesha ka treguar se ngjarja ka ndodhur në telefon dhe dlirësia e saj trupore nuk është prekur. Ajo këmbëngul se romanca e saj me një prift…

Read More

Autoritetet në Moldavi thanë të premten se dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend. Ndërsa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai “mori armën e një roje kufitare” dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet. “Në këtë moment rreziku është eliminuar. Agresori ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet”, tha policia e Moldavisë në Facebook. Më pas personi u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat speciale që ndërhynë. Autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga…

Read More

Kryeministrja franceze Elisabeth Bourne njoftoi të premten vendosjen e automjeteve të blinduara të policisë për t’u marrë me incidentet e dhunshme, të cilat vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi në qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Do të vendosen gjithashtu “forca të lëvizshme shtesë”, tha zyra e kryeministres për AFP, duke shtuar se “demonstratat në shkallë të gjerë që mund të përbëjnë rrezik për rendin publik në varësi të situatës sipas rajonit” do të anulohen. Këto vendime janë pjesë e masave të miratuara gjatë komitetit ndërministror të reagimit ndaj krizave që u mblodh në mesditë në ministrinë e brendshme…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në Facebook, përmes së cilës thekson qëndrimin e opozitës për zhvillimin e betejave, pas masakrës zgjedhore në 14 maj, siç e quan ai. Sipas tij, opozita e gatshme të ndërmarrë çdo aksion për rikthimin e votës së lirë. “Opozita është e gatshme për betejë! Opozita ka mision rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve. E dyta, opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri.”

Read More

Shqetësimi për trafikun e drogës në vendin tonë nuk është më si disa vite më parë, por Shqipëria mbetet ende një nga vendet tranzit i heroinës dhe kokainës, sipas raportit të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit. Në këtë raport, Shqipëria përfshihet në një prej hartave ku janë ngjyrosur “vendet burim dhe tranzit i ngarkesave të heroines nga periudha 2018 deri në vitin 2021”. Këtu vendi ynë përfshihet duke u ngjyrosur me rozë. Harta më poshtë: Në një hartë tjetër ku paraqiten kanalet e trafikut të kokainës dhe kanabisit nga Bolivia për në shtetet e tjera, por ashtu…

Read More

Avokatja australiane me origjinë shqiptare, ndërpreu sfidën e saj pas 28 orësh notim në det të hapur në kanalin e Otrantos, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. Në një intervistë për Top Channel, ajo sqaron pse nuk ajo ishte dita e saj. “Uhh sa e vështirë… sigurisht unë e prisja që të ishte e vështirë. Në sfida noti të tilla pret që disa gjëra të mos shkojnë mirë, por në këtë notim asgjë nuk ishte në favorin tim. Unë mësova disa gjëra pasi e provova, kështu në ditën e parë m’u deshën 9 orë për të përshkuar 14 km,…

Read More

Juristit Kreshnik Spahiu u shpreh se vizita e Bill Klinton në Tiranë më 4 korrik vjen si pasojë e balancës që ka ruajtur Shqipëria në krizat rajonale. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se Tirana është kryeqyteti më i vlerësuar për aleatët perëndimorë. “Ajo çfarë është e veçantë në gjithë vizitën e Klinton është që shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe krizë që lidhet me sovranitetin e veriut të Kosovës, shfaqet njeriu që në Kosovë njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve , të…

Read More

Një shqiptar është gjetur i plagosur me plumb në kokë brenda një apartamenti në Santo Cantone në Itali. Ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur, por ka pasur edhe të paktën një të plagosur i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit duke lënë gjurmë të dukshme gjaku në muret jashtë ndërtesës. Përpjekja e tij ka rezultuar e kotë. Italiani i plagosur 40-vjeçar është në gjendje pak më të rëndë se shqiptari. Në vendngjarje u gjet një armë, megjithatë policia dyshon se mund të jetë përdorur më shumë se një. Apartamenti nuk është i regjistruar për asnjërin prej tyre,…

Read More

Aktori fitues i çmimit Oscar, Alan Arkin, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Djemtë e tij Adam, Mattheë dhe Anthony konfirmuan ndarjen nga jeta të të atit. “Babai ynë ishte një forcë unike e talentuar e natyrës, si artist dhe si njeri. Një bashkëshort, baba, gjysh dhe stërgjysh i dashur, ai u adhurua dhe do t’i mungojë shumë”, thanë ata. Arkin vdiq në shtëpinë e tij në Carlsbad, Kaliforni. Gjatë karrierës së tij prej gjashtë dekadash në skenë dhe ekran, Arkin fitoi një Oscar për rolin në komedinë e errët të vitit 2006 “Little Miss Sunshine”.

Read More