Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e arrestit me burg. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit për prishje të vendimit të shkallës së parë. Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në gjykatën e apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një…
Author: tirana
Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19 Plenare e ERGA-s, (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive). Drejtues të nivelit të lartë të organeve kombëtare rregullatore të pavarura në fushën e shërbimeve audiovizive kishin në fokus rikonsiderimin e të gjithë kuadrit ligjor në përshtatje me dinamikat e zhvillimit të tregut mediatik. Diskutantët prekën aspekte që lidhen me platformat dhe mediat sociale, që të garantojnë në radhë të parë një mjedis më të mbrojtur për të fëmijët, që ata të mos ekspozohen me pornografinë, dhunën, gjuhën e urrejtjes etj. Në vëmendje mbetet mosdëmtimi i shendetit të tyre fizik…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të rreptë Shqipërisë gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel. Mitsotakis ka informuar për çështjen e Fredi Belerit homologët e tij në BE, ndërsa ka bërë të qartë se është një çështje që Greqia nuk do lejojë “të kalojë në heshtje”, pasi do të vijojë reagimet derisa të ndryshojë qëndrimi i palës shqiptare. “Kisha shansin të informojë homologët e mi për sa ndodhin sot në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy…
Titulli origjinal: MOMENTI MONNET PËR EUROPËN Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendimin largpamës për t’i ofruar anëtarësimin në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa vendet e rajonit u zotuan të respektonin vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe parimet e rregullat e ekonomisë së tregut. Asokohe nuk kishte asnjë dilemë se “çfarë duhet bërë me Ballkanin”, por se “cilat janë politikat e duhura që Ballkani të arrijë pjesën tjetër të Europës dhe të anëtarësohet në BE”. Njëzet vjet nga Samiti i Selanikut, anëtarësimi i vendeve të…
Noizy ishte i ftuar në “Më lër të flas”, Romeo dhe Donald Veshaj i kërkuan reperit të telefonojë live gjatë intervistës Stresin. Binjakët i sugjeruan që të vërë në lojë mikun e tij Arkimed Lushajn, duke i thënë se ka blerë një luan, por nuk ka ku ta mbajë. Gatishmëria e Stresit për të ndihmuar Noizyn habiti publikun, pasi u ofrua menjëherë të mbante luanin. Por, kur Noizy i tha se luani i ka ngrënë këmbën pronarit të mëparshëm, Stresi kuptoi se gjithçka ishte një lojë: Noizy: E di çfarë kam bërë Stresi: Hë Noizy: Kam marrë një këlysh luan…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar. Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte…
I ftuar në podcasting e Ramës mëngjesin e sotëm ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila mbyll misionin e saj në Shqipëri. Christof Landor është shkrimtar. I pyetur nga Rama për një përgjigje të sinqertë se çfarë nuk I pëlqen nga Shqipëria dhe shqiptarët ai tha: “Jeni njerëz me zemër të ngrohtë dhe miqësore. Por më krijohet përshtypja që jeni shumë miqësore me të huajt por jo me njëri tjetrin. Problem më i madh në shoqërinë shqiptare është mungesa e besimit në të gjithë nivelet, mes individëve, institucioneve e shoqërisë. E shikon në ditën e përditshme,…
Trafiku i paligjshëm i marijuanës tanimë ka shtrirë tentakulat e tij pothuaj në një pjesë të madhe të Spanjës, por edhe jo vetëm. Në një fitore tjetër në luftën kundër drogës, forcat e zbatimit të ligjit në Spanjë kanë rrëzuar me mbështetjen e Europolit një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës. Oficerët e policisë të armatosur rëndë mbërritën në një periferi të Barcelonës me pesë furgonë për të bastisur një shtëpi dykatëshe që kultivonte mbi 800 bimë marihuanë. Bastisja e fundit, në të cilën Reuters shoqëroi oficerët është pjesë e një rutine pothuajse ditore të policisë në rajonin spanjoll të…
Mbrëmjen e 4 qershorit në lagjen nr.10 në Korçë, 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin 38 vjeçe e cila fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Por pavarësisht betejës, ajo nuk ka mundur t’ia dalë duke u ndarë sot nga jeta. Në datën 6 qershor, Marjola Myrtollari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas ngjarjes, në 4 qershor, Aleko Myrtollari për dy ditë iu shmang policisë, për t’u vetëdorëzuar më datë 6 qershor. Sipas informacioneve ata kishin prej kohësh konflikte, deri sa më datë 4, Aleko…
Vajza e ish-ministrit Vasil Kati, tregonte jetën e saj, nga Moska, ku ishte shoqe me mbesën e Stalinit në Pekin. Kthimi në Tiranë, gjimnazi dhe klasa e “gjenive”, dënimi i të atit me 15 vite burg, ndarja nga bashkëshorti dhe internimi i krejt familjes. Si rrodhi më tej jeta e Kozara Katit, nga ndjekëse e motrave të Nënë Terezës, te Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut. Kur mendon se e ke drejtuar jetën në shinat e duhura, mund të ndodhë që gjithçka të përmbyset. Ama do t’i nënshtrohesh, nuk ke nga ia mban. Derisa, ky “fat i dytë”, do…
Mbrëmjen e djeshme vajza e Jozefina Topallit, Megi, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë në Shirokë, buzë liqenit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe disa foto nga dita e madhe. “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Olta dhe Luizi shfaqen në shtrat, pjesë nga filmi ku do luajnë së bashku (FOTO)LEXO EDHE:Olta dhe Luizi shfaqen në shtrat, pjesë nga filmi ku do luajnë së bashku (FOTO) Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku…
Pas Marcus Thuram, Interi ka piketuar një tjetër emër për sulmin. Bëhet fjalë për italianin Federico Bonazzoli, i cili është pjesë e Salernitanës në Serinë A italiane. Sulmuesi 26-vjeçar është rritur në akademinë zikaltër dhe e njeh mirë kampionatin, teksa te Interi e shohin si të përshtatshëm edhe për listën UEFA. Ausilio ka nisur kontaktet me Salernitanën, duke ofruar ta marrë sulmuesin në këmbim të mesfushorit Gaetano Oristanio, një tjetër talent i dalë nga akademia zikaltër, që së fundi ka qenë pjesë e holandezëve të Volendaam. Me Lautaron e Thuram, por edhe ardhjen e mundshme të Lukakut, Bonazzoli do të…