Një turist italian rrezikoi të mbytet në plazhin e Shëngjinit, pasi varka me vela me të cilën po lundronte në det iu përmbys nga era. Turisti 63-vjeçar u pikas gjatë patrullimit të hapësirës detare, nga shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin teksa kërkonte ndihmë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama foli nga Ulqini në një intervistë për Euronews Albania, aty ku ishte për të ndjekur koncertin e tenorit me famë botërore, Rame Lahaj. Ai iu përgjigj gazetarit Thimi Samarxhiu kur ky i fundit e pyeti për vijimin e iniciativës “Open Balkan”. “Në tetor Shqipëria pret për herë të parë që kur në 2014-tën Angela Merkel hapi procesin, Samitin e Berlinit në Ballkan, në Tiranë dhe është një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ne jemi përgatitur për një hap të madh përpara, po punojmë me Bashkimin Europian për një plan të ri financimi dhe mbështetje ekonomike të gjithë…
Ish-finalisti i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Teksa u ka kërkuar fansave që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, ai nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje. E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Çfarë mendon për Luizin tani që je jashtë?”, e ka pyetur dikush. Kristi ka vendosur që t’i përgjigjet shumë shkurt: “Asgjë nuk ka ndryshuar”, duke lënë të kuptohet se mendon njësoj sikur ka qenë brenda shtëpisë së BB VIP.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur të kalojë një fundjavë ndryshe duke dalë nga formaliteti i përhershëm i figurës politike. Ai është filmuar duke luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë. Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.
Partia Demokratike po bën zgjedhje për kryetar. Ajo u krijua në dhjetor 1990 nga studentët dhe intelektualë të njohur, ishte simbol i ndryshimit, demokracisë dhe “Shqipërinë si gjithë Europa”, por me kalimin e viteve ajo humbi shumë nga identiteti, struktura, modeli dhe forca frymëzuese, duke ardhur në vitet e fundit 2022-2023 kur ajo ka hyrë në një krizë të thellë përfaqësimi, identiteti dhe partneriteti euroatlantik. Bazuar në të dhënat monitoruese të ekspertëve të ISP, prej 1991 PD ka zhvilluar 13 procese zgjedhore për kryetar, por zgjedhjet e korrikut 2023 janë të dytat ku zgjedhjet bëhen paralele nga dy grupime që…
Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasoja e padëshiruar”. Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H.…
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh…
Afro 700 drejtues mjetesh në Tiranë rezultojnë të jenë debitorë, pasi nuk kanë paguar gjobat, të cilave në fakt u ka kaluar edhe afati i maturimit të tyre. Policia rrugore ka nisur një aksion për të identifikuar të gjithë qytetarët që shmangnin pikërisht detyrimin, që kanë për të shlyer masën administrative me të cilën janë ndëshkuar më herët për shkeljet. Blutë e Tiranës shprehen se qytetarëve debitorë në vlera të ulëta u jepet mundësia që të kryejnë menjëherë pagesën, ndërsa më problematikëve u bllokohet mjeti. Ka edhe nga ata drejtues mjetesh që kanë thyer rekorde në marrjen e gjobave. Në…
Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër ku mësohet se dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit. Ndërkohë, që nga fotot që ka publikuar vetë Megi Topalli, rrjeti ka nisur menjëherë me komentet për Luizin. Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10-vjeçare e cila ka patur një vëmendje të madhe mediatike dhe është pikërisht arsyeja pse vajza e Jozefina Topallit është figurë e njohur për publikun. Prandaj edhe në ditën e dasmës, komentet për Luizin kanë qenë të pashmangshme. Por rrjetit nuk…
Një 36-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi në lokalin ku ai punon si menaxher është konstatuar muzikë e lartë, që bëhej shqetësuese për banorët. Gjatë kontrollit në lokalin e ndodhur në rrugën “Foto Xhavella”, policia sa sekuestruar edhe pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë e ftohtë. Që kur u shkarkua si ministër i Brendshëm, Xhafaj ka shigjetuar jo pak herë qeverinë, por gjithnjë pa kaluar “vijën e kuqe”. Rama e la Xhafajn jashtë listave të sigurta në zgjedhjet e kaluara, por ish-ministri i ktheu ‘reston’ duke thyer herësin dhe duke hyrë në këtë mënyrë në Parlament. Në një intervistë në A2CNN, Xhafaj tha mbrëmë se mazhoranca duhet të bëjë një reflektim. “Është momenti që të bëjë një reflektim të thellë mazhoranca, në kushtet e këtij realiteti të ri shoqëror dhe politik”, tha…
Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Treg nga 2009 dhe FOOD & HEALTH–ALBANIA që nga 2012 kanë patur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit të tyre përmes markës Conad, në bashkëpunim me kompaninë Conad Albania. Conad një nga markat e para Italiane të rrjetit modern të supermarketeve, ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 2008 . Në atë kohë shumë prej nesh nuk e kishim hasur një qasje të tillë për blerjet tona, kështu që për rrjedhojë investimi i tyre në vendin tonë u pa si një e mirë…