Author: tirana

Dashi Mbajini premtimet që i keni bërë partnerit/es tuaj sepse përndryshe ai/ajo nuk do ketë më besim tek ju dhe marrëdhënia do marrë tatëpjetën. Beqarët do jenë të privilegjuar nga yjet dhe mund teë kenë dashuri me shikim të parë. Gjërat do ndryshojnë jashtë mase për ju. Në planin financiar do iu gjeni zgjidhje të gjitha pengesave. Demi Pritet që kjo ditë të jetë përgjithësisht e bukur për të dashuruarit. Do qeshni, do luani dhe do përkëdheleni pa fund me personin që doni. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët nuk duhet të tregohen më të turpshëm sepse do ngelen vetëm. Financat do…

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raportohet se ka hyrë në paranoja e se po frikësohet se vdekja do t’i vijë si diktatorëve Muammar Gaddafi e Saddam Husseini. 70-vjeçari thuhet se ka mbetur krejt pa fjalë, kur pati parë videon e vdekjes së tiranit nga Libia, Gaddafi, kur qe gjymtuar më 2011. Heshtja e tij e frikshme tashmë është duke u përfolur në komunitetin e inteligjencave perëndimore, siç shkruan “Daily Mirror”. Ky medium anglez po ashtu ka shkruar se Putini e ka shikuar në vazhdimësi videon tmerruese. “Nuk pati thënë as edhe një fjalë, kur lajmi po transmetohej”, ka shkruar ky…

Read More

Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie…

Read More

Gjithçka është gati në sheshin “Skënderbej” për të pritur yllin e muzikës latine, Enrique Iglesias.about:blank Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e koncertit, artisti ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kryeqyteti shqiptar. “Shihemi sonte Tirana”, shkruan Enrique. Në një tjetër video të shpërndarë në “Insta Story”, duket Sheshi ‘Skënderbej’ i shndërruar në një skenë gjigante, që do të mbushet sonte nga mijëra admirues të muzikës së Enrique, të cilët kanë blerë biletat për ta dëgjuar ‘live’ këngëtarin. Këngëtari me famë botërore do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet.…

Read More

Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Rama shkruan se me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike do t’u mundësohet aplikimi në programin e ri financues të BE-së. “LAJMI I MIRË! Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet…

Read More

Ish-kryetari i Komunës “Qendër” të Shkupit, Vladimir Todoroviç u arrestua të premten nën akuzat për “shpërdorim të fondeve të komunës”, të cilën e drejtoi nga viti 2009 deri më 2013. Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për projektin e njohur në publik si “Shkupi 2014”, i cili i ndryshoi pamjen qendrës së kryeqytetit me fasadat e stilit barok dhe ku u shpenzuan miliona euro, por asnjëherë nuk u dhanë shifra të sakta për vlerën e këtij projekti si nga qeveria e kaluar apo qeveria aktuale. 63-vjeçari Todoroviç është vetëm një nga 15 të akuzuarit, ndërsa i dyshuari kryesor sipas prokurorisë…

Read More

Kryetari i ri i KPA-së, Sokol Çomo u zgjodh në mënyrë unanime nga kolegët e tij dhe do ta ushtrojë funksionin për një mandat 3-vjeçar. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 30 qershor zgjedhjen si kryetar të ri të këtij institucioni, gjyqtarin Sokol Çomo. Në njoftim shpjegohet se Çomo është zgjedhur në mënyrë unanime pas votimit të fshehtë që është zhvilluar në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. KPA sqaron se Çomo do ta fillojë ushtrimin e detyrës më datë 27 korrik, kur mbaron mandati kryetares në detyrë, gjyqtares Albana Shtylla, e zgjedhur…

Read More

Gjatë paraqitjes së saj në rihapjen e Muzeut Young V&A, Princesha e Uellsit, Kate Middleton është pyetur për moshën dhe me ëmbëlsi është përgjigjur: “Jam 41 vjeçe, mos i trego askujt”. Bashkëshortja e Princit William gjithashtu zbuloi se fëmijët e saj i tregojnë histori gjatë gjithë kohës, ndërsa ajo dëgjonte histori imagjinare nga të vegjlit që ishin atje. “Më tregohen histori gjatë gjithë kohës. George po lante dhëmbët dhe papritmas dhëmbi i ra”, zbuloi Middleton. “Do të doja të vija përsëri dhe të bëja një rrëfim tjetër, do t’i sjell fëmijët herën tjetër. Kalova shumë mirë, faleminderit”, tha Princesha e…

Read More

Një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar këtë të premte në Fushë Kosovë. Autoritetet kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj. Dyshohet se gruaja vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Po ashtu, mësohet se ajo jeton në një banesë vetëm me fëmijën e saj.

Read More

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi akuzon kryeministrin Albin Kurtin se po izolon Kosovën, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë. Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, Krasniqi theksoi se tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin. “Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e…

Read More

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi takimin e ardhshëm që pritet të zhvillojë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan në samitin e Vilniusit, ku ka treguar se do të jetë një mundësi për të ripërcaktuar marrëdhëniet greko-turke dhe për të gjetur rrugën e bashkëpunimit. “Do të jetë takimi i parë me Erdoganin pas rizgjedhjes sonë. Është një mundësi për të ripërcaktuar marrëdhëniet greko-turke dhe për të hartuar një rrugë afrimi, pa u tërhequr nga Greqia në vijat e saj të kuqe. Kishte një paragraf për marrëdhëniet BE-Turqi të cilin Greqia e mbështeti. Kishte edhe një paragraf për çështjen qipriote. Shpresojmë se mund të…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për prestigjiozen “Dier Spiegel” pohoi se anëtarët e MEK janë të mirëpritur në Shqipëri me kushtin që të mos e përdorin vendin për operacionet e tyre. Intervista: Dier Spiegel: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampi i MEK-ut iranian. Pse? Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje. Dier Spiegel: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë…

Read More