Vala e të nxehtit ekstrem në Meksikë ka shkaktuar edhe viktima. Mbi 100 persona raportohet se kanë humbu jetën dy javët e fundit për shkak të temperaturave të larta, të cilat shkuan deri 50 gradë Celsius në disa pjesë të vendit. Një valë e nxehtë trejavore ka detyruar autoritetet të pezullojnë mësimet në disa zona. Më shumë se dy të tretat e vdekjeve kanë ndodhur në javën 18-24 qershor, ndërsa pjesa tjetër javën e kaluar, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është regjistruar vetëm një vdekje e shkaktuar nga i nxehti. Pothuajse të gjitha…
Author: tirana
Thuhen thashetheme se Kiara Tito eshte shtatezene, pasi që moderatorja dhe influencierja e rrjeteve sociale ka ndryshuar stilin e saj të veshjes. Derisa më parë, Kiara ekspozonte vazhdimisht barkun e saj dhe vishej shkurt, tani ajo vishet me rroba që janë të madhësisë më të madhe. Kjo ka mjaftuar që fansat dhe shumë media të supozojnë që Kiara ka mbetur shtatzënë dhe se ajo do të pret fëmijën e parë me Luizin. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi të Big Brother VIP Albania çifti disa herë kishin shpreh dëshirën që të bëhen prind të një fëmije. Madje, këtë e kishte thënë edhe…
Protesta të dhunshme janë duke u përhapur në të gjithë Francën, pasi një 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia gjatë një ndalimi trafiku në periferi të Parisit, Nanterre. Si rrjedhojë, njerëzit kanë protestuar rrugëve për tre net radhazi, duke djegur makina, e duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë. Për këtë, qeveria franceze ka ndërmarrë një sërë masash, duke pezulluar operimin e autobusëve dhe tramvajit pas orës 21:00. Në të njëjtën kohë do të anulohet dhe koncertet apo aktivitete kulturore të parashikuara. Presidenti francez Emmanuel Macron iu kërkuar prindërve që të mbajnë adoleshentët në shtëpi për të kufizuar trazirat në qytetet…
Lidhja e Andit me Gresën vazhdon të konsolidohet pas eksperiencës së tyre në “Big Brother Vip Kosova”, aty ku u njohën dhe u dashuruan. Çifti ka publikuar një foto teksa shfaqen pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur. Krahas fotos së postuar në rrjetet sociale, ata kanë dhënë edhe një premtim. “Deri në pleqni qeshtu na keni” shkruan Andi në foton me Gresën.
Rinumërimi i votave për bashkinë Kuçovë nuk ka sjellë përmbysje të rezultatit. Kandidati i socialist Kreshnik Hajdari rezultoi sërish fitues me 6901 vota, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i cili arriti të siguronte 6224 vota. Ndërkohë, kandidati i PD-së, Ilirian Koxha mori 738 vota.
Një 27-vjeçare është arrestuar nga Policia e Krujës pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një tjetër shtetase. E reja që u vu në pranga është identifikuar si Z.S., banuese në Shkretë, Krujë. Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – A. H., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”; – J. S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale; – S. Ll., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur…
Kristina Baikova, e cila ishte zëvendës-presidente e bankës Loko Bank i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga dritarja e apartamentit të saj në Moskë. Një video shqetësuese që tregon minutat e fundit të jetës së bankieres është shfaqur në rrjetet sociale. Kristina organizoi një festë për shoqërinë në banesën e saj, natën fatale. Mes të ftuarve ishte edhe i dashuri i saj Andrej, 34 vjeç, me të cilin dyshohet se kishte nisur lidhjen vetëm pak javë më parë. Më vonë, të ftuarit vendosën të shkojnë në klubin e natës, duke lënë vetëm Kristinën dhe Andrejn. Mirëpo, sipas mediave…
Nga pluhurat dhe mikroorganizmat deri tek lëkurat e vdekura e djersa, shqetësimet që mund të shkaktojnë jastëkët e vjetër lidhen jo vetëm me gjumin e parehatshëm, por dhe me shëndetin tonë. Një jastëk i keq mund të shkaktojë dhimbje të qafës dhe shpinës e cila mund të tkurre trurin tuaj dhe të reduktojë fuqinë e tij. Shumë probleme shëndetësore lidhen me: dhimbjen e qafës, dhimbje koke, të përziera, marramendje, ankth, ndjenjën e lodhjes. Sipas një studimi të kryer së fundmi, 82% e njerëzve nuk e dinë kur është koha për një jastëk të ri.
Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani. Atë e kanë rrahur në qëndër të Athinës me shkopinj e po kështu e kanë goditur me thika. Më tej ai është transportuar për në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë. Viktima, teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli, foli me partneren e njërit prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane. Më pas i ka kërkuar të flasë dhe 30-vjeçari ka zbritur në rrugë e për pasojë janë kapur për dore. Në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë. Të…
Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit të Martinajt dhe familjarët e tij. Konkretisht i janë sekuestruar prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj., me vlerë mbi 10 milionë euro. Pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh.
Gazetari Igli Çalmeta ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e babë e bir Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në fshatin Sumë në Dugagjin të Shkodrës. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se dyshohet se autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve ka ndjekur babë e bir ndërsa tjetri ka pasur rolin e ekzekutorit. Më tej ai theksoi se autorët i kanë ndjekur për ditë të tëra lëvizjet e babë e bir deri në momentin e ekzekutimit. Gazetari theksoi se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja.“Nga informacionet që kam pista e hakmarrjes…
Ndryshojnë procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në universitet. Raundet e regjistrimit shkurtohen nga 3 ne 2. Pas raundit të 2 në degët ku kanë mbetur kuota bosh kandidatët që kanë aplikuar mund të vijojnë të regjistrohen drejtperdrejt në institucionet e arsimit të lartë deri në plotësimin e vendeve. Viti akademik do të filloje më 2 tetor 2023. Ndryshimet janë parashikuar në udhëzimin e ministres së Arsimit për vitin akademik 2023-2024.