Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në botën e motorsportit, me pilotin 18-vjeçar holandez, Dilano Vant Hof që ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik. 18-vjeçari humbi kontrollin e mjetit prej reshjeve të dendura. I ndjeri nuk mundi të kontrollonte automjetin duke u përplasur me një tjetër pilot, ku goditja e këtij të fundit rezultoi fatale për jetën e të riut. Në kanalin zyrtar të Formula 1 shihet qartë se shkaku i aksidentit ka qenë pikërisht shiu i rrëmbyer që ka pushtuar thuajse gjithë Europën këto ditë të fundit. Në një komunikim zyrtar në Twitter të organizatorëve thuhej: “Jemi shumë…

Read More

Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masave të sigurisë për 45 të arrestuarit dy ditë më parë në Elbasan. Kërkohet nga Prokuroria 37 arreste me burg, 5 në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje. Në një operacion që u mbështet dhe nga FNSH, u arrestuan 45 persona në Elbasan, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje…

Read More

Tre persona janë arrestuar në Korçë dhe katër të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë për disa vepra penale. Mashtrim 6 mijë euro, dhunë në familje, konflikte dhe drejtim makine pa patentë. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë 6000 euro një 24-vjeçari, përmes mashtrimit. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në…

Read More

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore USS Gerald R. Ford lundroi në Split disa ditë më parë. Sipas medias gjermane Frankfurter Rundschau, mbërritja e saj në Kroaci nuk është e rastësishme. Përkatësisht, siç shkruan kjo media gjermane, atmosfera e sigurisë dhe politike në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë është ndezur dhe kjo është me siguri një nga arsyet pse SHBA-të e dërguan transportuesin në Split. Aeroplanmbajtësja më moderne në SHBA mbërriti në Kroaci pak ditë më parë. “Mirëmëngjes, Kroaci!”, shkruan ekuipazhi në Twitter-in e tyre zyrtar me rastin e mbërritjes së tyre të bujshme në Dalmaci. Një tjetër postim në Twitter thoshte:…

Read More

Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kjo është iniciativa e re e qeverisë për të përfshirë administratën publike në programin e strehitimit social. Buxheti i vënë në dispozicion të subvencionimit të normave të interesit për kredimarrësit është afro 5.3 miliardë lekë në vit dhe llogaritet që përfitues të jenë afro 20 mijë familje të reja. Deri më tani administrata nuk ishte e përfshirë në këtë program, dhe përfitues ishin kryesisht familje…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për çeljen e autonomisë spitalore, ku mjekët do të kenë mundësinë të kryejnë praktika dyshe, por nga ana tjetër, pacientët do të kenë mundësinë që të zgjedhin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat. Sipas vendimit, spitalet publike të cilat do të mundësojnë ofrimine praktikëssë dyfishtë do të sigurojnë akses të garantuar për qytetarët në marrjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, bazuar në rregullat e ofrimit të shërbimit, sistemin e referimit, cilësinë e shërbimit në çdo hallkë të ofrimit të shërbimit në spital. Gjithashtu një nga kriteret do të jetë sigurimi i shërbimeve spitalore nga…

Read More

A e dini se cili vaj është më i mirë për t’u përdorur? Jo të gjithë vajrat janë të njëjtë veçanërisht kur bëhet fjalë për skuqjen. Shumë njerëz janë të bindur se vaji i lulediellit është zgjidhja më e mirë për të skuqur pasi në të kaluarën, shumë mendonin se vaji i lulediellit ishte opsioni i duhur për skuqje, pasi konsiderohej më i lehtë. Por sipas hulumtimeve të fundit shkenca flet për një vaj tjetër i cili është shumë i shëndetshëm. Studimi Një studim i kryer nga ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’, revista shkencore e American Chemical Society, ka…

Read More

Prokuroria e Sarandës do t’i nënshtrohet ndryshimeve në strukturën e saj. Këshilli Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen e datës 27 qershor, ka miratuar renditjen e Prokurorëve të cilët kishin kërkuar transferim në rrethet e tjera. Kështu në bazë të vendimit, pritet largimi nga Saranda i Prokuroreve Ilir Hoxha, Alba Dhima dhe Aurora Hajro. Hoxha do të transferohet në Durrës ndërsa Dhima e Hajro në Vlorë. Vakancat pritet të zëvendësohen me magjistratët e rinj.

Read More

Një shqiptar i dyshuar se kishte prostituuar me forcë të dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe në Lion, u arrestua nga policia franceze. Rasti kishte muaj që ishte nën hetim. Më 28 qershor 2023, një burrë me origjinë shqiptare, i identifikuar si tutori i një adoleshenteje, u la në paraburgim në pritje të gjykimit në fund të verës. Ai e kishte detyruar të miturën 15-vjeçare, të dashurën e tij me të cilën kishte një “marrëdhënie toksike”, të prostituohej në një hotel në lagjen 2 të Lionit dhe në rrugët e Gerland për të rimarrë paratë. Shqiptari ishte dënuar më…

Read More

Borxhi publik në Gjermani ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas Byrosë Federale të Statistikave, arsyeja kryesore është mbi të gjitha rritja e shpenzimeve në luftën kundër krizës energjetike. Borxhi i përgjithshëm shtetëror në nivel federal, provincial dhe bashkiak, përfshirë borxhin e sigurimeve shoqërore, më 31 mars shënonte një rritje prej 1.6 %, ose rreth 39 miliardë euro. Vetëm borxhi i shtetit federal në tre muajt e parë të këtij viti është rritur me 2.4 %në rreth 1.6 miliardë euro. Byroja Federale e Statistikave tha se rritja e borxhit ishte kryesisht për…

Read More

Seriali shumë i dashur, “Friends” është shfaqur dhe shikuar pafundësisht gjatë tre dekadave të fundit, por shumë fansa sapo kanë vënë re një gabim, i cili po bëhet viral në rrjetet sociale ditët e fundit. Shfaqja ishte një produksion i madh që u xhirua nga viti 1994 deri në 2004, përpara një audience live në studio, kështu që nuk është çudi që ata përdorën teknika si ‘stand-in’ për të marrë të gjitha pozat që u nevojiteshin në kohë. Megjithatë, të shohësh një aktore zëvendësuese në një film relativisht të rëndësishëm në sezonin 9 nuk është diçka që mund të mbahet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga vizita që ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton do të zhvillojë në datën 3 korrik në Tiranë. “Do t’i bëjmë një mirëseardhje shqiptare, do t’i japim mundësinë të njohë pak nga Tirana. Do të kemi një event publik përpara Kryeministrisë në mbrëmjen e datës 3 në orën 19:00. Ai do të flasë do të mbajë një fjalë përpara qeverisë, pastaj do të dalë nga aty dhe do të kemi shumë të ftuar”,- tha kreu i qeverisë. Kreu i qeverisë tha se ardhja e ish-presidentit është mbajtur sekret vetëm për shkak të ndryshimit të agjendës…

Read More