Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Tiranë pak çaste më parë, ku dyshohet se një sherr mes dy grupeve ka prodhuar dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur te ‘Zgara Korçare’ janë grindur 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë. Sherri ka nisur për shkaqe banale, përse më ke zënë rrugën. Janë konfliktuar me sende të forta dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën. Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për…
Author: tirana
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal pranë liqenit të Farkës. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar babë e birë që ka qenë duke qëndruar në lokalin e tyre. Shtetasit 50 dhe 25 vjeç janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në…
Drejtori i CIA-s, William Burns, tha të shtunën se rebelimi i armatosur nga udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte një sfidë për shtetin rus që nxori në pah efektin gërryes të luftës së Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Udhëheqësi rus falënderoi këtë javë ushtrinë dhe forcat e sigurisë për shmangien e asaj që ai tha se mund të kthehej në një luftë civile, duke e krahasuar rebelimin e grupit Wagner me kaosin që e çoi Rusinë në dy revolucione në vitin 1917. Për muaj të tërë kryemercenari Prigozhin ofendoi hapur drejtuesit më të lartë ushtarakë të Moskës, duke…
Pas këngës “Përjetësisht”, Luiz Ejlli po punon për një projekt të ri që me siguri do publikohet shumë shpejt, pasi puna për të ka nisur. “Edhe pak”, shkruan Luizi teksa ndodhet brenda studios muzikore, e ku shihet se po dëgjohet kënga. Ai nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, madje as me cilin producent po bashkëpunon.
Lëkurë pjesërisht e thatë Copëza të vogla të lëkurës thahen dhe ndonjëherë mjafton vetëm kremi ose balsami për ta përmirësuar atë. Megjithatë, kjo mund të jetë një shenjë shqetësuese për lëkurën tuaj. Disa kremra që nuk futen në lëkurë qëndrojnë sipër dhe bllokojnë poret tuaja duke u tharë jashtë lëkurës dhe prishin ciklin natyror hidratues të lëkurës. Po ashtu lëkura e thatë mund të jetë një reflektim i shëndetit tuaj dhe asaj që ju hani. Nëse lëkura e thatë është kronike, ajo mund të jetë dhe një ekzemë ose dermatit kështu që është mirë të lini një takim me një…
Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Shtetërore ka lejuar gratë e këtij vendi të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve “ISNA”. Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, deklaroi se stadiumet “Gol Gohar” në Sirjan, “Naghsh-e Jahan” dhe “Foolad Sahr” në Isfahan dhe “Gadir” në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi “Azadi” në Teheran do të duhet të përgatitet. “Gratë do të mund të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e cilëson idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë si një zgjidhje potenciale për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se zgjidhja është zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel. “Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit”, tha Kurti, gjatë një vizite në Prizren. “Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të zbatohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer…
Dashi Muaj i rëndësishëm në sajë të ndikimit interesant të Venusit dhe Marsit. Për çështjet profesionale, Mërkuri do të nisë një kalim të rëndësishëm nga data 11 në datën 28. Duket se kjo do të jetë një verë e fortë dhe e volitshme për realizimin e projekteve të reja. Mund të lindin tensione vetëm nëse ka njerëz që pengojnë, ose armiq. Nuk do t’ju mungojnë idetë dhe gjithçka që vendosni të bëni këtë muaj, do të jetë e dobishme për të ardhmen tuaj. Kalimi i Venusit do të jetë akoma aktiv për shumë javë, duke ju mundësuar të prezantoni më…
Lulzim Basha ishte sot në Korçë, ku nënvizoi objektivat e tij për të ardhmen e Partisë Demokratike. Në kuadër të garës që pritet të mbahet në PD në 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri, Basha u zotua se ai dhe ekipi i tij do të përkushtojnë çdo energji për hapjen dhe vitalizimin e PD-së. “Detyra e Partisë Demokratike është të bëhet sa më shpejt gati për ndryshimin e madh që duan shqiptarët. Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike. Kjo kërkon angazhimin e secilit prej nesh në zgjerimin e…
Valer Kolnikaj, ish-banor i Big Brother, duke folur për personazhin Luiz Ejlli, u shpreh se këngëtari është nga Dukagjini, por thotë se është nga Shkodra vetëm për t’u dukur më interesant. “Thotë jam nga Shkodra për t’u dukur pak interesant, sepse e ka kompleks të thotë jam nga Dukagjini. Një personazh si Luizi nuk e kam fare në listë sepse unë jam mësuar në jetë të mos tundohem nga mashtruesit, gënjeshtarët…Madje mund të them që një mjek ka mundësinë që ta kthej në gjendjen e tij origjinale, që të mos gënjej dhe të mos i bëj këto mashtrime, të luaj…
Nga Lorenc Vangjeli Alma K. ka lënë shumë njerëz pa gjumë nga Tiranë në Kukës e përtej. Me siguri edhe ajo vetë vuan nga pagjumësia. Pa gjumë është ish-kryetari i bashkisë së Kukësit. Safet Gjici, për shkak të vetëm 13 minutave fatale, e pa veten të rrokulliset nga zgjimi me shkëlqimin e njeriut të parë të Kukësit, në klientin e drejtësisë që ngryset në një qeli të errët. Në të njëjtin hall është dhe personazhi enigmatik që mori i pari filmimin ekstravagant të realizuar nga Alma. Emri i tij u përmend në seancën e parë të masave të sigurisë në…
Policia greke ka goditur një rrjet të madh trafiku prostitucioni që vepronte në Athinë dhe Selanik. Anëtarët e bandës shfrytëzonin vajza dhe gra për prostitucion. Në fillim i joshnin duke u premtuar një punë me rroga të larta dhe kushte të mira, ndërsa më pas i dhunonin dhe i detyronin që të merreshin me prostitucion. Në total janë arrestuar 22 persona në Athinë dhe Selanik, ndërsa janë shpëtuar 51 gra, viktima të organizatave kriminale. 51 gratë që u shpëtuan janë me kombësi; 48 të Kolumbisë , 2 të Venezuelës dhe 1 e Shqipërisë , të cilave iu dha ndihmë dhe…