Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për masat e BE-së kundër Kosovës. Ai tha se ato janë të padrejta, derisa shtoi se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit. “Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutivi më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale…
Author: tirana
Policia e Shtetit disa ditë më parë prezantoi planin e saj të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, që kanë nisur të zbatohen tashmë në terren. Tashmë, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në të gjithë territorin e vendit, aty ku janë dhe pikat më të frekuentuara nga turistët janë dislokuar më shumë se 1700 efektivë policie. Objektivi i këtyre masave është siguria e pushuesve si dhe mbarëvajtja e plotë e pa inicidente e sezonit turistik. Nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe, për të qenë më pranë pushuesve dhe më fleksibël, me qëllim përmbushjen e…
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023. Njoftimi nga Kryeministria Zoti Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë…
Në Shërbimin e Neonatologjisë pranë SUOGJ” Koço Gliozheni” u aplikua vendosja e një linje venoze nga vena periferike deri në afërsi të hyrjes në zemër. Kjo procedurë e aplikuar për bebin Roden, i lindur në peshë të vogël dhe parakohe është e rëndësishme pasi ndihmon në marrjen e të gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, për ecurinë e rritjes së fëmijës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtëse Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet postimit në Facebook ka dhënë lajmin e mirë që i shpëtoi jetën Rodenit të vogël. Postimi i plotë Për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” u aplikua një procedurë e…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit qershor, gjatë të cilit janë finalizuar 116 operacione policore dhe janë arrestuar 80 persona të shpallur në kërkim. Përgjatë këtij muaji, falë masave të marra, strukturat e Policisë janë angazhuar maksimalisht me goditjen e veprimtarive të paligjshme. U hartua një plan me masa shtesë, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik. Gjatë muajit qershor 2023 Gjatë muajit qershor, hartimi dhe zbatimi i planeve të masave nga Policia e Shtetit, siguroi mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit që u zhvillua në stadium “Air Albania”, të provimeve të maturës shtetërore dhe të aktiviteteve të…
Natë trazirash u shënua në Francë, me përleshje të ashpra mes policisë dhe manifestuesve në disa qytete. Të paktën 719 vetë u vunë në pranga, teksa në L’Haÿ-les-Roses, protestuesit përplasën një automjet pas shtëpisë së kryebashkiakut duke plagosur gruan e tij. Kryebashkiaku Vincent Jeanbrun e cilësoi këtë një përpjekje frikacake për vrasje. E megjithatë autoritetet shpresojnë se kjo mund të jetë arritur pika e kthesës, kur protestuesit e kanë humbur energjinë falë operacionit të sigurisë dhe pritshmërisë jo popullore të tyre. Zemërimi shpërtheu pas vrasjes së një 17-vjecari nga policia në Nanterre, ku jeton një popullsi me etni të përzier.
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e blogerëve të huaj, të cilët ftojnë ndjekësit e tyre të vizitojnë vendin tonë këtë sezon veror. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjete sociale një video nga udhëtimi i blogeres Coral Gorstein, e cila ka vizituar Shqipërinë nga Thethi në Ksamil. Blogerja Gorstein në videon e publikuar në rrjetet sociale tregon se ka qëndruar në Theth, në Lumin e Shalës, në Vlorë dhe Ksamil. “Nëse ju pëlqen eksplorimi dhe natyra, unë do t’ju rekomandoja të vizitoni Thethin dhe Lumin e Shalës. Nëse jeni duke kërkuar për plazhe zona e Vlorës dhe…
Mbreti holandez Willem-Alexander kërkoi zyrtarisht falje për përfshirjen e vendit të tij në tregtinë e skllevërve. Sipas vlerësimeve holandezët kanë skllavëruar rreth 600,000 vetë. Monarku 56-vjeçar tha gjatë një ceremonie në përkujtim të 150-vjetorit të heqjes së skllavërisë në kolonitë holandeze, se ndjehet “personalisht thellësisht i prekur”. “Poshtëruese dhe çnjerëzore” Gjatë ceremonisë së zhvilluar në parkun Oosterpark të Amsterdamit, ku ndodhet monumenti kombëtar holandez kundër skllavërisë mbreti Willem-Alexander tha: “Sot qëndroj para jush si mbreti juaj dhe si pjesë e qeverisë dhe kërkoj falje nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim.” “Nga të gjitha format e robërisë, skllavëria është…
Gianluigi Buffon ka përfunduar në shënjestrën e klubeve arabe. Ish-portieri i Juventusit që ka një kontratë me Parmën deri në 2024 ka marrë një ofertë stratosferike prej 30 milionë eurosh. Arabia është kthyer në objektiv për shumë futbollistë, teksa ende nuk dihet klubi që kërkon ish-portierin e kombëtares italiane.
Një grua humbi jetën në Kroaci dhe 6 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në mes të rrugës, duke qëlluar këdo që shihte përpara. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Sisak, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb. Autori, i cili dyshohet se iu ka vënë zjarrin dhe dy banesave dhe makinave, u arrestua nga forcat e policisë disa orë pas krimit të rëndë. Fqinjët deklarojnë se autori ka pasur probleme mendore dhe i akuzonte shpesh herë komshinjtë se e kanë helmuar. Ai jetonte vetëm dhe raportohet se ishte në gjendje të mirë financiare.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shkruan se BE-ja ka njoftuar Kosovën për hyrjen në fuqi të masave më 28 qershor, për këto të fundit nuk kanë njoftuar as Kuvendin dhe as qytetarët për këtë situatën. Hoti shton se presidentja Osmani nuk është duke e ushtruar funksionin e saj dhe së bashku me Kurtin janë duke e çuar Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo në atë të perëndimit. Reagimi i plotë: Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor,…
Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri. Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik. Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim. Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të…