Max Verstappen nuk fal. Piloti holandez tregon edhe një herë se mbetet më i miri, teksa sot triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Ditë pozitive edhe për Charles Leclerc. Piloti i Ferrarit u rendit përfundimisht në vendin e dytë. Pozicioni i 3-të i takoi Sergio Perez dhe Red Bull-it të tij. Top-5 mbyllet nga Sainz dhe Norris. Formula 1 sa vjen e bëhet më interesante, me të apasionuarit që mezi presin garën e radhës.
Author: tirana
Gjyshja e Nahel M, 17-vjeçarit që u vra nga një polic gjatë një ndalesë trafiku më 27 qershor, ka bërë thirrje për përfundimin e trazirave në mbarë Francën që u nxitën nga vrasja e nipit të saj. “Nuk duam që ata [protestuesit] të shkatërrojnë dyqane, autobusë dhe shkolla”, tha Nadia në një intervistë të dhënë për BFM TV. “Ata po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen”, shtoi ajo. Ajo tha se beson se zyrtari policor përgjegjës për vrasjen e nipit të saj do të ndëshkohet, ndërsa tha se “zemra po më dhemb” kur u pyet…
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale. Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Sh. C., 61 vjeç, banues në Kot, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetaseje, në Karahaxh, Sarandë.
Në pikën kufitare të portit të Vlorës janë sekuestruar 16 mijë euro të padeklaruara. Sekuestrimi i shumës së parave të padeklaruara është bërë në kuadër të operacionit për krimin ekonomik.Ndër të tjera mësohet se paratë kanë qenë të fshehura në një furgon që kryente intenerarin Vlorë – Brindisi.
Interi zyrtarizoi dje nënshkrimin e Marcus Thuram, i cili mbërriti si transferim i lirë nga Borussia Moenchengladbach. Gazzetta.it zbuloi disa detaje mjaft interesante në kontratën e sulmuesit francez. I lidhur me nerazzurrët deri në vitin 2028, kontrata e sulmuesit të lindur në Parma përfshin një klauzolë lirimi prej 95 milionë eurosh, e cila do të jetë e vlefshme deri në ditën e fundit të kontratës dhe që nuk do të ulet me kalimin e viteve. Sa i takon të ardhurave, Thuram do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon, pa llogaritur bonuset.
Izabel Goulart ka çmendur fansat e saj me postimin e fundit në “Instagram” teksa pozon në një superjaht. Izabel është partnerja e portierit të Gjermanisë dhe Eintraht Frankfurtit, Kevin Trap. Ajo është një modele e famshme e modës dhe më parë ka punuar te “Victoria’s Secret”. Ajo dhe Kevin kanë qenë të hapur për jetën e tyre intime seksuale, me portierin gjerman që i ndaloi seksin pas një humbjeje.
Kurorëzimet kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë, e Britani. Shembulli më i “frikshëm” është në Itali, aty ka pasur më pak se 200 mijë martesa vitin e kaluar, numri më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore. “Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar. Por ka edhe shkaqe ekonomike sepse martesa kushton shumë. Kështu që në…
Vlora duket se është kthyer në qendër të vëmendjes për turistët e huaj. Këtë të dielë në qytetin bregdetar ka mbërritur moto yahti Kingdom 5 me 56 persona total ne bord, me gjatësi 86m dhe gjerësi 13.2m, me flamur të Arabisë Saudite. Mësohet se yahti ka ardhur nga porti i Tivat – Mal i zi dhe ka për destinacion Corfu – Greqi. M/Y Kingdom 5 ka vendosur Vlorën ne turin turistik të bukurive të brigjeve Shqiptare.
Zbardhen pjesë të reja nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti”, i cili u finalizua dy ditë më parë. Pjesë nga përgjimet: Më dt. 13.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme: Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Hekuran Gjeli I identifikuar me simbolin “H”: Hë ka dal e mirë e? K: E mir ishte vlla. H: Unë e mbaj me të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj me t’zgjedhme nuk…
Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin rus, më shumë se një vit pasi u zotua se do të tërhiqej nga tregu rus i energjisë. Sipas analizës nga grupi Global Witness, kompania ishte e përfshirë në gati një të tetën e eksporteve të gazit rus të transportuar nga anijet gjatë vitit 2022. Oleg Ustenko, një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Shell-in për pranimin e “parave të gjakut”. Shell tha se eksportet e raportuara ishin rezultat i “angazhimeve kontraktuale afatgjata” dhe nuk përbëjnë shkelje të ligjeve apo sanksioneve, raporton transmetuesi publik britanik, BBC. Deri më 9…
Ditën e sotme, shtetasi Guri Çizmja, është arrestuar nga policia e Shijakut, pasi është kapur me armë pa leje në banesë. Njoftimi: “Gjatë kontrollit në banesën e 67-vjeçarit, banues në fshatin Çizmeli, Shijak policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Luizi ka ndarë sot një foto të tij në Instagram dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Ndalohen komentet”. Në këtë postim menjëherë ndjekësit e tij kanë lënë nga një koment, por vëmendjen e mori ai i Kiarës, e cila i shkruan: “Po tani ça dënimi marr?”. Përgjigja e këngëtarit të dashur për publikun ka ardhur menjëherë dhe ishte kaq romantike: “Je e dënuar të më kesh në krah gjithë jetën”.