Pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset. Baret dhe restorantet, por edhe kompanitë e transportit pohojnë se problematika e mungesës së fuqisë punëtore për këta sektorë është thelluar. Ndërsa janë të shumta kompanitë që thonë se nuk po kërkojnë më punëtorë nga vendet aziatike, për shkak të largimit të shqiptarëve në Europë. Situata paraqitet kritike edhe kompanitë e transportit. Vështirësia në gjetjen e drejtuesve të kamionit dhe stafit teknik për serviset pohohet nga përfaqësues të kompanisë së transportit “Shega Trans”. Sipas tyre problematika po krijohet për shkak të largimit të punonjësve vendas në emigracion,…
Author: tirana
Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë. Disa…
Nga sot nuk do të ketë asnjë sportel të Kadastrës, pasi çdo shërbim do digjitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania”, duke nisur sot kështu dhe reformën e Kadastrës. Më 30 qershor kryeministri Edi Rama ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës. Në ndryshime te bëra është automatizuar procesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës.…
Kryetari Bernard Jamet vëren me qetësi Sannois (Val-d’Oise) në Francë, qytetin e tij dhe kjo nga maja e bashkisë. Kjo “birucë”, siç e quan ai me humor, i lejon të vëzhgojë të shtënat me fishekzjarrë ose tymuese nga adoleshentët e rebeluar pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga policia. Qëllimi i tij është t’i denoncojë sjelljet e dhunshme në polici. Ai dhe ekipi i tij komunal kanë qëndruar në bashkinë e qytetit çdo mbrëmje, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 dhe kanë lënë dritën ndezur për të treguar se ka prezencë njerëzish. “Në fillim u ndamë në dy grupe”, shpjegon…
Bill Clinton viziton sot Tiranën për herë të parë. Policia e Shtetit ka marrë masa për rrugët që do të bllokohen. Njoftimi i policisë: Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, z. Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e z. Klinton, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës. Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e…
Pas trazirave të dhunshme, situata ka qenë shumë më e qetë në natën mes 2-3 korrikut në Francë, ku shumë qytete të vendit ishin skena e dhunës dhe plaçkitjeve. Në gjithë vendin janë mobilizuar 45,000 xhandarë dhe policë. Dhe mjetet e blinduara të lehta u vendosën në Marsejë dhe në Lion. Në orën 1:30 të mëngjesit, policia kishte bërë vetëm 78 arrestime në territorin kombëtar, shumë më pak se netët e mëparshme dhe asnjë incident i madh nuk ishte raportuar. Të dielën në mbrëmje, presidenti Emmanuel Macron mblodhi anëtarët e qeverisë për një raport të situatës, ndërsa sot do të…
Moti për këtë të hënë parashikohet me kthjellime, por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, që do jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar. Për shkak rrezatimit të fortë diellor kombinuar me lagështirën në ajër reshjet konvektive të kësaj periudhe në disa zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave të rrëmbyeshme. Këto reshje zakonisht shoqërohen edhe…
Konkurrentët e Kepit të VIP-ave, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të bërë thashetheme dhe këtë herë për moderatoren e programit Kiara Titon. Ronaldo Sharka është shprehur se këtë emision e meritonte ai ta prezantonte dhe sipas tij Kiara e mori këtë ofertë pasi ishte në qendër të vëmendjes. Ronaldo Sharka: I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe…
Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, do të prekë për herë të parë sot tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA. Clinton do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama ndërsa do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Presidenti Clinton do të mbajë edhe një fjalim përgjatë Ceremonisë. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri. Rama pak ditë më parë në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të…
Dashi Kjo e hënë fillon me disa vështirësi të cilat megjithatë do të mund t’i përballoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë. Në punë, mos lejoni që këmbët t’ju tërheqin. Do të shihni që gjithçka është në rregull. Demi Ndonjëherë e keni të vështirë të kuptoni partnerin tuaj, por zgjidhja e vetme është dialogu. Në punë gjithçka po shkon mirë, ndaj vazhdoni kështu. Binjakët Kjo ditë do ta vërë në provë dashurinë tuaj. Mundohuni t’i besoni më shumë partnerit tuaj. Për sa i përket punës, merrni…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se tentativa për rebelim e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin në Rusi, javën e kaluar “ndikoi shumë fuqinë ruse në fushën e betejës”.“Ata po e humbin luftën. Ata nuk kanë më fitore në fushën e betejës në Ukrainë, dhe kështu ata kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar”, tha ai në një konferencë shtypi me mediat spanjolle që u zhvillua në Kiev të shtunën. “Rebelimi i Prigozhin mund të jetë i dobishëm për vijimësinë e kundërofensivës së Ukrainës , theksoi ai. Zelensky gjithashtu pretendoi se 21,000 mercenarë të Wagner janë vrarë në Ukrainën…
Mbreti Charles i Britanisë do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në Kështjellën Windsor më 10 korrik, tha të dielën një zëdhënës i Pallatit Buckingham. Zëdhënësi u shpreh se detaje të mëtejshme do të publikohen në kohën e duhur në lidhje me takimin që do të zhvillohet në një nga rezidencat e Charles jashtë Londrës, shkruan Reuters. Shtëpia e Bardhë deklaroi të dielën Biden do të udhëtojë në Evropë më vonë këtë muaj për takime në Britani, Lituani dhe Finlandë. Në Londër ai do të takohet edhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak.Biden mori pjesë në funeralin e nënës së…