Gjokë dhe Eduard Gurraj, babë e bir u ekzekutuan në pritë pak ditë më parë në fshatin Sumë në Dukagjin. Kjo ngjarje e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik është ende pa autor. Policia e Shkodrës i ka përqendruar hetimet në një konflik që dyshohet se Gjokë Gurra ka pasur një vit më parë me një bashkëfshatarin e tij. 57-vjeçari dhe i njohuri i tij, i cili është në hetim nga policia, është konfliktuar me grushte vitin e kaluar dhe shkak i sherrit asokohe është bërë tregtimi i lëndëve drusore. Gjokë Gurra ka qenë polic në Shkodër deri në 2008…
Author: tirana
Sali Berisha ka qenë mjaft aktiv para dhe gjatë seancës plenare teksa denoncuar emërimet në Prokurorinë e Tiranës të familjarëve të Ermonela Felajt, por gjatë momenteve të qetësisë, ai është fotografuar teksa merr azhornimet e fundit për lajmet. Vëmendjen e tij duket se e ka marrë shkrimi Avokatit, Spartak Ngjela, të cilin ia kanë dërguar me mesazh.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Naureda Llagami theksoi sot “në 4 muajt e parë Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka zhvilluar mbi 5300 seanca gjyqësore dhe ka përfunduar me vendim të formës së prerë 2500 çështje”, tha ajo. Në fjalën e saj në Kuvend ku prezantoi raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Llagami tha se “lidhur me projektin më madhor të KLGJ në këtë vit ka qenë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Sot harta e re gjyqësore është realitet. Prej 1 shkurtit 2023 ne kemi vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila…
Fituesi i “Big Brother Albania Vip 2″, Luiz Ejlli ka reaguar me një sërë deklaratash pas komentit të Ronaldo Sharkës në “Kepin e Vipave”, ku tha se duhej ta moderonte ai dhe jo Kiara Tito. Përmes një video story në Instagramin e tij, ai tha se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”. “Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta. Kurti me këtë rast ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave. “Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t’i kalojmë ato kredi e grande në vlerë prej 149 milionë euro që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne…
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani raportoi këtë të hënë në Parlament ku prezantoi raportin vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme. Dumani evidentoi se ka një rritje të procedimeve penale për të cilat nisin hetimet kryesisht. Po kështu, ai tha se janë përdorur metoda proaktive të hetimit, të tilla si përgjimet, që më së shumti është aplikuar në veprat penale të korrupsionit. “Ka një rritje të regjistrimit të procedimeve penale kryesisht dhe më konkretisht janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona nën hetim, krahasuar kjo me vitin 2021 në të cilin janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona…
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka përshëndetur ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë, që është hera e parë e tij. Gjatës fjalës së saj në Kuvend, ajo theksoi se Clinton ka bërë shumë për Shqipërinë dhe Kosovën duke shtuar se vizita e tij në vendin tonë po trajtohet si private, referuar mazhorancës. “Pëshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do kishte qenë e udhës të përshëndetej nga Kuvendi. E para, në emër të PD-së dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën,…
Mbi një urë hekurudhore në dalje të rrethit Arktik, punonjësit finalndezë të ndërtimit po punojnë fort për projektin që do të lehtësojë lidhjet nga bregdeti atlantik i NATO-s në Norvegji, me kufirin e ri që Aleanca ndan me Rusinë. Ky segment i shkurtër është e vetmja lidhje hekurudhore mes Suedisë dhe Finlandës. Teksa Aleanca riformëson strategjinë në përgjigje të agresionit rus, qasja në këto territore të reja dhe infrastrukturën e tyre i lejon aleatët të vëzhgojnë dhe përmbajnë Moskën dhe u jep shansin e paprecedentë të trajtojnë të gjithë Evropën veriperëndimore si një bllok të vetëm, siç pohojnë për Reuters…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, u pyet në lidhje me paketën për dekriminalizimin. Balla tha se publiku duhet t’i njohë personat që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtetit, teksa ka shtuar se ata nuk mund të jenë kryetarë të partive politike. Ai shtoi edhe se ka mazhoranca ka më shumë se 84 vota për të kaluar paketën e dekriminalizimit. “Unë e quaj “paketa e despiunizimit”, ju e quani “paketa Meta”. Qasja jonë ka qenë që kjo të mos ishte pjesë e debatit të zgjedhjeve vendore për të…
Për gazetarët jashtë Kuvendit, Sali Berisha tha se në Parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se sa në burgun 313. “Njeriu i vetëm në Europë dhe në botë që ka 4 familjarë, po kryeson debatin për organet e drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe dhe cinizëm më ekstrem. Gjithçka është bërë në kundërshtim me nenet dhe rregulloren. Të gjitha institucionet e drejtësisë të këtij sistemi që nuk u ofrojnë më drejtësi shqiptarëve, i cili për shkak të gjahut të shtrigave, për shkak të Vetting-ut mbi kritere politike, fetare dhe krahinore, u shkatërrua plotësisht. Sot aty ku ishin 75, sot…
Emërimi i familjarëve të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt në prokurorinë e Tiranës u bë temë debatesh sot në Kuvend. Sali Berisha dhe deputetët të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës duke e akuzuar se “ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”. Luçiano Boçi: E keni bërë këtë shtet, drejtësinë e parlamentin duke e mbajtur në një dorë. Ermonela Felaj: E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. E ke mbushur prokurorinë me familjarët e tuaj. Ta dish ti dhe të…
Media brtiantike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të riut shqiptar Dorian Puka, ku thekson se është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës dhe nuk duhet të jetë fare në Britani. Por në rrjetet e tij sociale shihet duke pushuar në një hotel luksoz me katër yje në bregdetin e Kornuoll, ku çmimet e dhomave nisin nga 250 £ nata. “Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor. 28-vjeçari ka arritur t’u…