Author: tirana

Këto janë pamjet nga përgatitjet e ceremonialit për pritjen e Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton, në vendin tonë. Në korpusin universitar është vendosur një banderolë gjigande me foton e Clinton ku shkruhet: ‘Mirë se vini zoti President”. Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë së shpejti, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill…

Read More

Eraldo Musteqja, kushëriri i reperit Noizy është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi i dogji 2 herë lokalin dhe një herë banesën këtij të fundit. Erlado Musteqe nuk tha asnjë fjalë sot në Gjykatë. Po ashtu mësohet se ai ka bërë rezistencë dhe ka kundërshtuar policët e Durrësit momentin kur u arrestua. Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik. Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi…

Read More

Disa ditë pasi Qeveria e Kosovës shpalli si organizata terroriste, “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” dy grupe që besohet se veprojnë në veri, Lista Serbe ka kaluar në veprim. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria në Beograd që të shpallë njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës dhe të gjithë “bashkëpunëtorët e tyre” si organizata terroriste pasi kërcënojnë paqen në veriun e Kosovës. Në letër thuhet se populli serb po vuan nga terrori dhe represioni i regjimit antiserb të Albin Kurti, prej dy vitesh. “Ne thellësisht besojmë se ky vendim në bashkëpunim me…

Read More

Këtë të hënë në prani të Presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, u betuan 300 deputetët që siguruan një mandat në Parlamentin grek në zgjedhjet e 25 qershorit. I pranishëm në ceremony ka qenë edhe kryepeshkopi që u uroi atyre “punë të mbarë” pas ceremonisë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zbriti pranë deputetëve dhe foli pothuajse me të gjithë grupin e tij parlamentar të ND. Madje, ai u takua me edhe Nikos Androulakisin në korridorin e plenumit në momentin kur presidenti i PASOK-ut hyri në sallë me dy liderët politikë duke bërë një shtrëngim formal duarsh. Ndërkohë deputetët dhanë edhe betimin…

Read More

Shumat e mëdha të parave të përfituara në vitet e fundit kanë çmendur Yevgeny Prigozhin të grupit Wagner. Këtë e ka thënë opinionisti televiziv Dmitry Kiselev, në programin e tij javor në televizionin publik të Rusisë. “Mendonte se mund të sfidonte i vetëm ministrin e mbrojtjes, shtetin, madje edhe presidentin”, u shpreh ai duke shtuar se grupi Wagner ka përfituar nga shteti rus mbi 17.5 miliardë euro, përmes kontratave qeveritare dhe shërbimeve të ofruara nga kateringu Concord, në zotërim të ish kuzhinierit të Putinit. Wagner ka pezulluar për një muaj rekrutimin e mercenarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të…

Read More

Nisja e emisionit “Kepi i Vipave”, po shkakton edhe tensionet e para. Pas Luizit që reagoi ashpër ndaj komenteve të Ronaldos që e meritonte ai ta prezantonte këtë format dhe jo Kiara, ka ardhur edhe reagimi nga vetë moderatorja. Në një instastory, Kiara shkruan shkurt “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorën kokën. Koka bën, koka pëson”.

Read More

Dy persona nga Borshi kanë rënë në prangat e policisë së Himarës, për shëprndarje të kokainës në lokalet e natës. Në operacionin “Parts 9”, policia sekuestroi rreth 130 doza kokainë, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë. Njoftimi i Policisë Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan…

Read More

Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton do të vizitojë sot Shqipërinë. Ish presidenti amerikan do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare pasditen e sotme. Gazetarja Esiona Konomi tregoi se kush do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Iu ka ardhur festë të gjithë grupeve parlamentare zyrtare për të marrë pjesë në ceremoni, përjashtuar ata deputetë që janë të pavarur si Sali Berisha. Ka marrë ftesë edhe grupi parlamentar i PD-së zyrtare që drejtohet nga Gazment Bardhi. Ky i fundit është shprehur se nuk do të marrë pjesë në…

Read More

Socialistët do të depozitojnë në Kuvend ligjin organik për presidentin e Republikës. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla nuk pohoi nëse drafti i përgatitur kur Ilir Meta ishte president, do të pësojë ndyshime apo jo. “Ligji për institucionin e presidentit është domosdoshmëri. Duhet të kujtojmë që ka edhe një radhë çështjesh. Në shtator do të duhet t’i rikthehemi. Ka ardhur koha ta depozitojmë si draft. Nuk bëhet fjalë për kompetenca në ligjin e institucionit e presidentit kompetencat janë në kushtetutë. Ajo që është e domosdoshme është një ligj për mënyrën e funksionimit të institucionit të presidentit”,-tha Balla. Sa i përket…

Read More

Autoritetet greke kanë arritur të çmontojnë një rrjet prostitucioni në Selanik, të drejtuar nga një 29-vjeçare me origjinë shqiptare. Siç shkruan CNN Grek, shqiptarja me nofkën “gruaja e liderit” ose “udhëheqësja”, koordinonte gratë dhe vajzat që shfrytëzonte për prostitucion. Shqiptarja kishte përshtatur disa ambiente në Selanik për të ushtruar prostitucionin. Ndërsa mësohet se i keqtrajtonte gratë dhe vajzat duke i kërcënuar se do çonte në polici (emigrantet që qendronin në mënyrë ilegale në Greqi). Gjithashtu 29-vjeçarja shqiptare keqtrajtonte gratë dhe vajzat duke i ofenduar dhe shumë herë duke i kërcënuar se do u sillte burra të fortë për t’i rrahur,…

Read More

Torino ka zyrtarizuar afrimin e Kevin Haverit. Anësori i talentuar shqiptar, është lojtar i ri i klubit të granatës dhe do të vlerësohet nga Juric gjatë javëve të ardhshme. Skuadra e njohur italiane zyrtarizoi lajmin me anë të një publikimi në rrjetet sociale. “Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar, në mënyrë përfundimtare, të drejtat e regjistrimit të lojtarit Kevin Haveri nga Rimini Football Club. Haveri ka lindur në Shkodër, më 18 shtator 2001. Në sezonin që sapo përfundoi, ai spikati te Rimini, duke kontribuar në 27 ndeshje, teksa dha dy asiste dhe duke e ndihmuar…

Read More