Author: tirana

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi në Kuvend se Reforma në Drejtësi nuk u miratua falë mazhorancës, por për shkak të ultimatumit të vendosur nga SHBA. “Fat i madh është që Reforma në Drejtësi është për shkak të SHBA. U vutë në rresht për ta miratuar pasi nuk latë gjë pa bërë në dy krahët për ta penguar. Mos u mburrni këtu duke thënë që Reforma në Drejtësi është meritë e SHBA”, deklaroi ai. Sipas tij, korrupsioni në qeveri arrin në nivele më të larta duke marrë si shembull rastet e arrestimet të sekretarëve të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë…

Read More

Kemi dëgjuar plot histori të rëndë ku prindërit abuzojnë me fëmijët e tyre, por kjo që do lexoni më poshtë është një ndër më të tmerrshmet. Një ish-skllave seksi ka treguar se si nëna e saj e shiti atë në një rrjet trafikimi, i përbërë nga njerëz me profil të lartë, teksa ajo ishte vetëm 6 vjeç. Anneke Lucas u detyrua të hynte në një rrjet pedofilësh aristokratik belg , ku djemtë dhe vajzat u përdhunuan, torturuan dhe vranë në vitin 1969. Së fundmi ajo ka folur për kalvarin që nisi kur u detyrua të merrte pjesë në një orgji…

Read More

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali, në Modena. Xhulio Marleci po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugës. Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie. Xhulio u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë mëngjesin e të dielës.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës. Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj. Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe…

Read More

Këngëtarja Era Istrefi ka konfirmuar lidhjen me një nga lojtarët e kombëtares së Kosovës, duke iu dhënë përgjigje të gjitha aludimeve të shkruara së fundmi për të. Bëhet fjalë për futbollistin Amir Rrahmani. Artistja po shijon një romancë me kapitenin e kombëtares së Kosovës. Në një kolazh të fotografive, ajo ka publikuar foton e parë dorë për dore me Amirin.

Read More

NATO po përgatitet për veprime të reja agresive të Moskës kundër Kievit, duke hartuar plane ushtarake dhe në të njëjtën kohë Aleanca po jep alarmin për përshkallëzimin e klimës nga Kremlini kundër Perëndimit me frikën e përdorimit të armëve bërthamore ende pezente. Duke folur për gazetarët, kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, theksoi se megjithëse shumica e forcave ushtarake ruse po luftojnë në Ukrainë, ai beson se Kremlini është një kërcënim edhe për pjesën tjetër të botës. “Ne jemi të bindur se rusët do të rifitojnë forcën e tyre, kështu që ne po hartojmë plane të bazuara…

Read More

Fjalimi i presidentit Bill Klintonit më 24 mars 1999 që njoftoi bombardimet e NATO-s mbi Serbi Bashkëkohësit e mi amerikanë, sot forcat tona të armatosura u bashkuan me aleatët tanë të NATO-s në sulme ajrore kundër forcave serbe përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne kemi vepruar me vendosmëri për disa arsye. Ne veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga një ofensivë ushtarake në rritje. Ne veprojmë për të parandaluar një luftë më të gjerë, për të shpërndarë një kuti pluhuri në zemër të Evropës, e cila ka shpërthyer dy herë më parë në këtë shekull me…

Read More

Një avion që udhëtonte nga Turqia në Skoci u detyrua të bënte një ulje emergjente, pasi një pasagjer tentoi të hapte derën në mes të fluturimit. Boeing 737 ishte një orë në udhëtimin pesë-orësh nga pika e nxehtë turistike e Bodrumit, Turqi kur u devijua për në Sofje, Bullgari. Pasagjerët në linjën ajrore arritën ta ndalonin dhe ta bllokonin në kohë burrin kur vunë re se ai po përpiqej të hapte daljen e urgjencës. “E kuptova se çfarë po ndodhte kur njerëzit filluan të bërtisnin. U ndjeva i frikësuar për jetën e fëmijëve të mi dhe sigurinë e të gjithëve…

Read More

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Gazmend Bardhi sulmoi kryeprokurorin Olsian Çelën, duke i kujtuar atij një dosje të bujshme. Bëhet fjalë për dosjen nr. 335/1, laboratorin e kokainës në Xibrakë. Në fjalën e marrë gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se: “Prokurori i Përgjithshëm ka marrë bekimin e mazhorancës, vetëm pasi provoi se është besnik i familjes kryeministrore dhe hodhi në erë një dosje të tërë, duke veçuar procedimin me nr. 335/1 dhe duke shpallur të paidentifikuar atë që e identifikon lehtësisht çdo qytetar në rrugë, por që për Prokurorin e Përgjithshëm, asokohe prokuror…

Read More

Në pamje shihen momentet kur dy pilotë të forcave ajrore përplasen në ajër, një prej të cilave shpërthen gjatë rënies në tokë duke varë dy pilotët. Përplasja e tmerrit u filmua dje në Kolumbinë qendrore teksa forcat ajrore po përgatiteshin për panairin e aeronautikës. Pesë avionë shihen që fluturojnë në formacion kur një prej tyre prek krahun e mjetit pranë tij, që solli më tej përplasjen fatale.

Read More

Ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton mbërriti sot në aeroportin e Rinasit për të nisur me vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Ai u prit në aeroport nga kryeministri Edi Rama. Presidenti Bajram Begaj, në mesazhin e tij përshëndetës, teksa i uron mirëseardhjen, shkruan se shqiptarët i janë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. “Mirë se vjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës në lidhje me fjalën e tij për drejtësinë në Kuvend. Spiropali tha se sot ai do të dëgjojë nga shtëpia fjalimin e presidentit Clinton për shkak se është shpallur non grata për korrupsion madhor nga SHBA. ”Për herë të parë jam dakord me ty Sali, për herë të parë në këtë sallë ka njerëz më të rrezikshëm se sa te 313, njëri prej tyre sapo foli. Shumë kanë qenë pre e shantazheve të tua, tani je shndërruar në preh. Nuk të zë gjumi se ti e…

Read More