Author: tirana

Kryeministri Edi Rama në fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit. “Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurrë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si…

Read More

Gjatë ceremonisë së pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton para Kryeministrisë nuk kanë munguar as figurat e njohura politike që kanë zgjedhur të jenë prezentë fizikisht. Para kryeministrisë janë pikasur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Ndër figurat e tjera politike kanë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, Agron Duka, Agron Gjekmarkaj dhe Fatmir Mediu ndër të tjerë. Po ashtu prezentë kanë qenë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, por nuk kanë munguar as figura të njohura publike, mes tyre edhe Princ Leka.

Read More

Qytetarët e Tiranës janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë pasditen e sotme për të mirëpritur ish-Presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Clinton ka mbërritur ditën e sotme në një vizitë diplomatike në Tiranë, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe para qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur ta shohin dhe ndjekin nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë. Të pajisur me flamuj amerikanë dhe të vendosur në një radhë të gjatë, qytetarët janë vendosur në pritje të Clinton, i cili pritet të mbërrijë në momentet në vijim në podiumin para Kryeministrisë.

Read More

Prestigjozja New York Times ka publikuar një reportazh për jetën dy rusëve dhe ukrainasit të arrestuar për spiunazh në uzinën ushtarake në Gramsh. Mikhail Zorin pretendon se i gënjeu policët nga frika kur u tha se ishte agjent rus, ndërsa Svetlana Timofeyeva thotë se është fotografe dhe ish-bashkëshorti i saj ka qenë pjesë e grupit VVagner.  Gazeta amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull së fundi jetës së dy rusëve dhe ukrainasit që u arrestuan pranë ish- uzinës ushtarake në Gramsh me akuzë e spiunazhit. Blogerja ruse, Svetlana Timofeyeva e vendosur tashmë në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë…

Read More

Në 2022, qyteti i Beratit ka pasur përqindjen më të ulët të kriminalitetit ne vend dhe ka shënuar gjithashtu ulje krahasuar edhe me një vit më parë. Kryeprokurori Olsian Çela, në raportimin para Kuvendit, tha se Tirana ka numrin e procedimeve në të shumta, por nivelin më të lartë të kriminalitetit, e ka shënuar kryeqendra e veriut, Shkodra. Olsian Çela, kryeprokuror: Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me…

Read More

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja. Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.  Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së…

Read More

Një i ri shqiptar, Kastriot Ismailaj, humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hënë në Catania të Italisë. 27-vjeçari ndërroi jetë në orën 9:45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro, pasi u dërgua i plagosur rëndë nga disa të shtëna që ndodhën në Nesima, brenda një banese sociale në numrin 10. Bashkë me viktimën, i cili ishte pa dokumente në Itali, i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi. Ky i fundit, përveç plumbit, ra edhe nga kati i dytë i godinës ku ndodhi ngjarja.

Read More

Deputetë të opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Clinton do të mbajë edhe një fjalim para shqiptarëve. Ndërkohë, ftesës së partisë socialiste i janë përgjigjur disa deputetë, mes tyre edhe Lulzim Basha. Ndërkohë, janë parë edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka. Në këtë ceremoni do të mungojë Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minimin të demokracisë, i cili do të jetë i detyruar që këtë fjalim historik te Bill Clinton ta ndjekë përmes ekranit.

Read More

Agron Gjekmarkaj Ditët në Gjirokastër Margeritin e kishin përkëdhelur si puhizat Malin e Gjërë pasditeve. Tingujt e zyrnave e cyrleve i këndonin ende në vesh. Dyzeni i Festivalit nopranëve të qytetit të gurtë u kishte dhënë mundësi të fitonin ndoca. Ajo ngrihej ngadalë në mëngjes dhe me ritmin e melodive hapte kanatet dhe zbriste sokaqeve si ortek buzëqeshjesh e bindur që kur populli këndon qeveria s’ka qeder. Diku rrufiste një kafe kund tjetër me anetë u futej qëndismave. Xhani i desh një këngë për Babon. Për një moment u pikëllua. Nuk i kishte vajtur mendja që atë t’ia besonte Tezes dhe…

Read More

Butrint Imeri pati shumë të ftuar në ditëlindjen e tij të organizuar mbrëmë në jug të Shqipërisë.Të ftuar në ditëlindjen e tij ishin prezente edhe modelet Arta Elezaj dhe Arta Nitaj. Kjo e fundit, e veshur me një fustan të zi ku shihet se ka mbuluar dhe kokën, dëgjohet teksa ironizon fenë Islame. Ajo në një moment thotë: “Po e fali sabahun”. Vajzat dhe Butrinti dëgjohen duke qeshur pas kësaj fraze. Mirëpo, vetëm pak më vonë, këngëtari fshin videon në fjalë. Mundësia e fshirjes së videos mund të jenë komentet e shumta negative në rrjet.

Read More

Deputeti Dash Sula ka folur ashpër në Kuvend, duke thënë se SPAK duhet të godasë si politikanët majtas ashtu edhe djathtas, ndërsa akuzon deputetët se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe biznesmenit e fuqishëm në vendin tonë. Në fjalën e tij, Sula tha se nuk ka nevojë për shumë hetime për të gjetur se ku ka korrupsion, por mjafton që SPAK të vendosë traun në vilat nga 500 mijë euro në Gjirin e Lalzit apo në jug të vendit dhe të shikojë se kush politikanë futen aty që sipas tij janë të korruptuar. Po ashtu tha se duhet…

Read More

“Sot dëgjuam njerëz që e meritojnë atë që u është besuar.” Kështu u shpreh deputeti socialist Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ku sot raportuan për punën e bërë gjatë vitit 2022 drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë së Re. Majko deklaroi se raportuesit e sotëm në Kuvend janë përfaqësues të shpresës publike për zbatimin e ligjit duke nisur nga vetë salla e Parlamentit. Ai kujtoi se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas. “Mos prisni që t’u them që…

Read More