Author: tirana

Veshjet tona përmbajnë substanca të tjera të rrezikshme, por ne ende dimë pak për ndikimin e tyre. Kimikatet në veshje janë një çështje komplekse, e errët dhe e pa hulumtuar. Për doktoraturën e saj në departamentin e toksikologjisë së integruar dhe shëndetit mjedisor, Dr Kirsten Overdahl kaloi vite duke distiluar dhe kataloguar veshjet në një përpjekje për të provuar se ato janë të dëmshme për lëkurën. Shumica prej tyre as nuk janë etiketuar, aq më pak testuar. “Unë shoh çdo ditë, vetëm nga të dhënat tona të papërpunuara, se ka mijëra kimikate në një kampion. Kjo është absolutisht e tmerrshme……

Read More

Synimi që ndryshimet klimatike të mos lejohen të shkaktojnë ndryshime të temperaturës mbi 1.5 gradë Celsius në krahasim me kohën para-industriale është duke u bërë i paarritshëm, thonë ekspertë të ambientit. Ata shprehen të shqetësuar që shtetet nuk kanë arritur të vendosin caqe ambicioze për klimën, pavarësisht se janë shënuar temperatura rekorde në tokë dhe det. Teksa përfaqësues të shumë vendeve u mblodhën në Bon të Gjermanisë në fillim të Gjermanisë për t’u përgatitur për negociatat vjetore për klimën, që do të mbahen në nëntor, temperaturat mesatare globale të ajrit ishin, për disa ditë rresht, mbi 1.5 gradë Celsius më…

Read More

Një i moshuar raportohet se është mbytur teksa lahej në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Golem, rreth orës 15:00. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë. Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Read More

Alma Kaçi, vajza që xhirio videon erotike në zyrën e ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe që kërkoi një tender për sterilizimin e qenëve të rrugve, duket se ka perdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, te cileve u ka marrë një shumë prej 10 mijë euro për t’i përdorur për strehimin e kafshëve. Referuar proceverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit, Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italiane Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave dhe nuk…

Read More

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka zbarkuar në Tiranë në aeroportin e Rinasit ku është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama. Vizita e Clinton dhe e delegacionit të tij në Tiranë, është në kuadër të një vizite diplomatike me ftesë të qeverisë shqiptare. Clinton, i cili është ish-Presidenti i 44-ët i Shteteve të Bashkuara, do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”. Gjithashtu mësohet se ceremonia zyrtare e pritjes së tij do të zhvillohet në orën 19:00.

Read More

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar. Gazetari Elton Qyno bën me dije se video është zbuluar gjatë ekspertimit kompjuterik të pajisjes regjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici. Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marrë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar. Por Alma Kaçi, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.Në materialin…

Read More

Mësuesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë janë të parët që do t’i nënshtrohen fazës së dytë të konkurrimit (që është dhënia e provimit të informatizuar) për vendet e lira të punës në shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend. Numri i kandidatëve të kualifikuar për në provim, tregon se gara për punësimet e reja në këtë profil do të jetë e ashpër, pasi vendet vakante që raportojnë shkollat e arsimit parauniversitar, janë shumë të pakta, përballë këtij fluksi të lartë kërkesash të paraqitura nga mësuesit nëpërmjet portalit të punësimit “Mësues për Shqipërinë 2023”. Sipas listës së shpallur nga Qendra e…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se ka ardhur koha për të ndryshuar mentalitetin në ushtrimin e ndjekjes penale. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Manja, ka thënë se është shqetësuese që numri i të paraburgosurve të jetë më i lartë se ai të burgosurve me vendim të formës së prerë. Ulsi Manja: Institucionet e drejtësisë penale kanë treguar se po i qëndrojnë testit të pavarësisë në hetimin e rasteve të zyrtarëve të lartë sa i takon kurrupsionit. Megjithatë, është e nevojshme të intensifikohet puna në çështje që sjellin efekte negative në jetën e qytetarëve. Vakancat mbeten për…

Read More

Gjykata e Fierit ka lënë në burg përjetë Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes mostruoze së të miturit Mateo Vasiu. Klodian Çalamani do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa u gjet fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit”. Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas i shkaktoi vdekjen duke e dhunuar me sende të forta. Pas vrasjes, ai e groposi viktimën në oborrin e banesës së tij. Çalamani ishte komshi me familjen…

Read More

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj (Hosaj), i cili mbeti i plagosur. Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj, të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje. Gjithashtu është proceduar administratori i lokalit shtetasi Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. S

Read More

Deputeti Demokrat, Gazment Bardhi, foli sot në Kuvend për Prokurorinë e Tiranës ku bëjnë pjesë katër familjarë të deputetes së PS-së Ermonela Felaj dhe njëkohësisht zevendës kryetare e parlamentit. Bardhi tha se drejtësia po shërben si institucioni i qokave dhe ndereve, dhe nuk po i ofron qytetarëve reformën e premtuar. Gazment Bardhi: Drejtësia e re e të paprekshmëve të vjetër nuk rregullohet as me rezoluta, as me rekomandime e as me këshilla në këtë sallë. Kështu e kam mbyllur fjalën time ekzaktësisht një vit më parë, ku njëlloj si sot miratonim rezolutat për institucionet e drejtësisë. Ka kaluar një vit dhe…

Read More

Sherri për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje me mjete të ftohta në Vlorë, teksa një person rreth të 40-tave me inicialet G.K. ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, R. D., rreth 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të…

Read More