Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka çuar për gjykim në GJKKO 6 zyrtarët e Bashkisë së Dimalit. Ata akuzohen për veprat penale të ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike po ashtu dhe për korrupsion pasiv. Në rrjetën e SPAK-ut përfunduan Arben Guraj, përgjegjës i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Altin Pali, drejtor i Zyrës së Urbanistikes, Agim Cunaj shef i IKMT-së, po ashtu dhe dy inxhinierë. NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit nr. 155 datë 23.07.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 214, të vitit 2020 për…
Author: tirana
Sot ka seancë plenare në Kuvend, dhe opozita ka kërkuar ndryshim të rendit. Tabaku: Sesioni po përfundon dhe ne nuk jemi gati për të miratuar paketën e reformës në drejtësi. Nëse duhet të diskutohet në mënyrë urgjente është paketa e ndryshimeve në drejtësi, paraqitja pa konsultim dhe heqja e nga portali i diskutimeve, ajo që është më e rëndësishmja është një diçka abuzive. Balla: Zonja Tabaku qetësohu se në dy minuta shkove nga Amerika tek kanabisi, vizita e Klinton në prag të pavarësisë është e mirëseardhur, e gjithë opozita që e konsideron, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot…
Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi, u shfaq në Kuvend me një buqetë me grurë. Duke qenë se Koreshi përfaqëson e Lushnjës, ai ka sjellë diçka nga fermerët e kësaj zone. Në një prononcim për mediat, Koreshi tregoi dhe arsyen se pse kishte shkuar me një buqetë me grurë në Kuvend, duke shtuar se do t’i kujtonte qeverisë, sidomos ministres së Bujqësisë për premtimet e pambajtura. Sipas tij çmimi i grurit është shumë i ulët në krahasim me atë në bursë. “Nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar ‘qivirisë’, por në veçanti ministres së Bujqësisë, që iu premtoi të gjithëve që të mbillnin…
“Atlantic Council” Më 1 korrik, u mbushën 10 vite që kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Evropian. Nga ajo kohë, unionit nuk i është bashkuar asnjë vend tjetër. Kjo është periudha më e gjatë pa një anëtar të ri për BE-në dhe institucionet e saj paraardhëse që nga viti 1973. Lisa Homel, ndihmës/drejtoreshë e Qendrës për Evropën në Këshillin Atlantik: Shqipëria sukses me reformën në drejtësi, po rruga përpara mbetet ende e gjatë Shqipëria mori statusin e vendit kandidatit për në BE në qershor 2014. Deri më sot progresi më i madh i Shqipërisë drejt anëtarësimit ka qenë reforma…
Këtë të hënë Kuvendi do të debatojë lidhur me punën një vjeçare të katër institucioneve të rëndësishme të drejtësisë. Sali Berisha para se të niste Kuvendi mblodhi grupin parlamentar dhe u kërkoi deputetëve të tij që të përgatiten për debat. Seanca plenare Raport mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2022. Raporti mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për 2022. Raport i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2022. Raporti i…
Superhëna verbuese e korrikut ndriçoi qiejt anembanë botës mbrëmjen që lamë pas, në një shfaqje spektakolare që të lë pa frymë. E njohur gjithashtu si “Buck Moon”, fenomeni mbresëlënës hënor bëri që sateliti i Tokës të ishte më e madhe dhe më e ndritshme se çdo hënë tjetër e plotë gjatë këtij viti. Ajo është pagëzuar si Superhëna pasi duket më e madhe se Hëna në ditë normale dhe shënon pikën në orbitën e saj ku është më afër Tokës. Njerëzit që prisnin të shënonin një fragment të spektaklit qiellor nuk mbetën të zhgënjyer. Vëzhguesit e yjeve mbetën të zhytur…
Sali Berisha pas mbledhjes me deputetët e tij, ka kërkuar të rikthehet ligji i lustracionit. Berisha thotë se Kuvendi po ja bllokon qëllimisht ligjin sepse mazhoranca kërkon të mbajë peng, zyrtarët e lartë. “Siç e dini, janë një seri nismash të grupit parlamentar të cilat kanë muaj e muaj qëmbahen në sirtarët e Lindës së parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, të padrejtë dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë. Prej mbi 6 muaj, ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit, ky ligj është ai ligj që jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit e prokurorët, zyrtarët e…
Gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë në Francë ka bërë thirrje që dhuna të ndalet. “Ju drejtohem njerëzve që po bëjnë dëme, ndaloni. Mos shkatërroni shkolla dhe autobusë”,-bëri apel zonja Nadia teksa shtoi se nipi i saj po përdoret thjesht si pretekst. “Besojini drejtësisë. Jam e lodhur, vajza ime nuk ka më arsye të jetojë”,-shtoi gjyshja e Nahel-it ndërsa shprehej se nuk është e mërzitur me policinë në tërësi por vetëm me efektivin që vrau nipin e saj. Gjatë natës u bënë 157 arrestime ndërsa autoritetet raportojnë edhe për tre të lënduar mes forcave të rendit.
Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale pamje nga fushat e punuara të Myzeqesë, ku çdo vit e më shumë shtohen sipërfaqet e mbjella me drithëra e kultura të tjera bujqësore. “Me një copëz panorame nga fushat e Myzeqesë, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi kryeministri. Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Falë punës kolosale të bërë…
Tirana po përgatitet për vizitën e ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton. Kryeministria ka nisur të zbukurohet me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar dhe të kuqe, bardhë e blu të flamurit amerikan. Ish-presidenti Clinton do ti dedikohet një ceremoni e posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, ku do pritet nga kryeministri Rama si dhe do jetë me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Në orën…
Nuk ka qetësi në veriun e Kosovës. Në orët e para të së hënës ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës në Kosovë. Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar. “Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë një zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Organet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nuk do të bëjnë asnjë hap përpara. Si masë ndaj Kosovës, Bashkimi Evropian pezull la edhe programimin e fondeve për vendin ballkanik në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024. Me to, BE-ja përgatit shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrim. Me projektet që parashiheshin në kuadër të tij, sipas një ish zëvendësministri të Financave, Kosovës veç aktualisht i pezullohen 300 milion euro, shumë kjo që mund të rritet shumëfish. Para do të vinin edhe përmes projekteve në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova s’dorëzoi propozimet.