Ministria e Drejtësisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me rastin e Sajmir Sulës, duke u shprehur se zemra e këtij të fundit do riatdhesohet në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës, ku i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare. Njoftimi i plotë: Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale,…
Author: tirana
Rusia është shumë krenare për shfaqjen ndërkombëtare ajrore MAKS, që pritej të mbahej afër Moskës midis 25 dhe 30 korrikut, shkruan analisti ushtarak i Sky News, Sean Bell. Ngjarja prestigjioze, e cila sipas traditës zhvillohet çdo dy vjet, përveçse jashtëzakonisht e popullarizuar duke u ndjekur nga publiku i gjerë – kujt nuk do t’i pëlqente një shfaqje ajrore? – është gjithashtu një katalizator i rëndësishëm për marrëveshjet e tregtisë së hapësirës ajrore. Mirëpo, eventi i këtij viti është anuluar për herë të parë në historinë e tij 30-vjeçare për tre arsye kryesore. Së pari, për shkak se shumë delegacione ndërkombëtare do…
Dy dietat më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitet e fundit janë dieta mesdhetare dhe dieta DASH. Të dy dietat janë të ngjashme, dhe ndërsa ato mund të çojnë në humbje peshe, asnjëra nuk fokusohet në humbjen e peshës si qëllimin kryesor. Ata që i ndjekin kryesisht korrin përfitime shëndetësore dhe humbja e peshës mund të jetë një bonus shtesë. Dieta mesdhetare ka më shumë kërkime dhe konsiderohet si e duhur për të ruajtur shëndetin e zemrës. Ajo bazohet në kuzhinën e vendeve mesdhetare dhe është e pasur me perime, fruta, drithëra, fasule, arra dhe yndyrna të…
Dusan Vlahovic në modë. Sulmuesi i Juventusit pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochetino. Bardhezinjtë nuk e cilësojnë serbin të pashitshëm dhe nuk përjashtohet një transferim i mundshëm i tij në Premier League. Blutë shpresojnë të paguajnë rreth 60 milionë euro për 23-vjeçarin, por kjo nuk mjafton, me Zonjën e Vjetër që kërkon të paktën 70 milionë euro për sulmuesin serb. Menaxherët Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna do të udhëtojnë në Londër në javët e ardhshme dhe mund të ulen për të negociuar me Chelsean!
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi një aeroplan i vogël është rrëzuar në një fushë golfi në North Myrtle Beach të Karolinës së Jugut në SHBA ditën e sotme. Mësohet se pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë, gjë që ka alarmuar autoritetet përkatëse që kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje. Sakaq, nuk raportohet nëse ka pasur pasagjerë të tjerë në bordin e avionit.
Policia e Spanjës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar në qytetin e Valencias, për llogari të autoriteteve gjermane. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari u arrestua, pasi për të kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik, për të cilën mund të dënohet me burg deri në 15 vjet. Sipas hetimeve, shqiptari kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij. Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjesë grupe operacionale të sigurisë.Pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin…
Erjola Doci ishte e ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, ku si rrallëherë ka folur rreth jetës së saj personale. Mes lotësh ajo tha se babai i saj është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë në një moshë shumë të re, teksa tregoi se ka qenë pikërisht i ati i cili i ka shpëtuar jetën pasi në moshën 4-vjeçare është djegur dhe kishte vetëm 3% jetë. Ndër të tjera ajo tregoi edhe se një ndër arsyet pse nuk di not është pikërisht sepse babi i saj nuk ia doli t’ia mësonte pasi ndërroi jetë, ndërsa tani moderatorja nuk dëshiron…
Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos. Shumë reaguan për biznesin e ri të Kiarës, e mes tyre edhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku me ironi thotë se do hedhë në treg këtë produkt. “Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina.
Qeveria iraniane ka refuzuar të dërgojë një ambasador të ri në Suedi pasi një protestues dogji një Kuran jashtë një xhamie në Stokholm. Një refugjat i lindur në Irak dogji librin e shenjtë mysliman jashtë një xhamie në ditën e Kurban Bajramit. Policia suedeze e akuzoi atë për agjitacion kundër një grupi etnik ose kombëtar javën e kaluar. Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, fajësoi qeverinë suedeze për dhënien e lejes së protestës. Planet për të djegur kopje të Kuranit kanë shkaktuar trazira në Suedi muajt e fundit. Policia kishte refuzuar aplikime të ngjashme për protesta kohët e fundit,…
Bill Clinton Presidenti i 42 i Shteteve te Bashkuara, është pjesë e historisë së shqiptarëve. Ai ishte në krye të shteteve të bashkuara, në kohën kur NATO bombardoi për rreth tre muaj ish-Jugosllavine e drejtuar nga Sllobodan Milosheviç. Ish-presidenti jugosllav po kryente spastrim etnik në Kosovë. gjate viteve 1998-1999 nga Kosova serbët larguan rreth 800 mijë banorë ku shumica e tyre erdhën në Shqipëri, ndërsa raportohej për rreth 15 mije të vrarë dhe disa mijëra të zhdukur. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u përpoq në ato vite të binde Milosheviçin të tërhiqej nga represioni që po kryente në Kosovë dhe…
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35 persona në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të koduar “Rrjeti”, ditë më parë. Mësohet se 3 persona do të qëndrojnë në “arrest shtëpie, teksa është caktuar “detyrim paraqitje” për 7 të tjerë.Ndërkaq, 7 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërkohë prokurori i çështjes konfirmon se operacioni vazhdon ende pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë zbardhur edhe emra të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet. Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale u gjetën dhe u sekuestruan drogë…
Dy shtetase janë proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për të lypur fëmijët e tyre. Sipas policisë mësohet se shtetaset e proceduara penalisht janë një 39 vjeçare banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 39 vjeçare, banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të…