Qyteti i një mbi një dritareve, një dëshmi e pasurisë dhe e diversitetit të trashëgimisë urbanistike dhe arkitektonike, ka shënuar një numër të lartë vizitorësh për periudhën janar-qershor të këtij viti. Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha sot për ATSH-në se “në janar-qershor Berati u vizitua nga 300 mijë vizitorë vendas e të huaj”. “Gjatë këtij viti ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të numrit të vizitorëve gati 50% më shumë se vitin e kaluar”, theksoi Merdani. Sipas saj, turistët janë kryesisht nga Polonia, Gjermania, Spanja, Italia, Franca, etj. “Lagjja Mangalem, kalaja dhe lagjja…
Author: tirana
Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet në lotet e saj dhe me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale momente nga punimet në Unazën Verilindore, loti 2 duke thënë se ka nisur montimi i trarëve. Këto punime pritet të përfundojnë brenda muajit korrik. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët…
Manchester United vazhdon përpjekjet për të firmosur me portierin e Interit Andre Onana. Zikaltrit janë të gatshëm që ta shesin portierin kamerunas, por vetëm me ofertën e duhur. Italianët e vlerësojnë 27-vjeçarin 60 mln euro, por “Djajtë e kuq” deri tani janë të gatshëm që të ofrojnë 50 mln Euro. Drejtuesit angelezë po punojnë që të gjejnë një akord me ata zikaltër ndërsa oferta e parë është 45 mln euro, shto këtu edhe pesë të tjera bonus. United është gati që ta paguajë portierin 27 vjeçar 3 mln euro në sezon.
Bylisi do të garojë në Kategorinë e Parë në sezonin futbollistik 2023-2024. Ballshiotët pritet që të zbresin në fushë më 8 korrik, kur edhe do të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Për të qenë gati në kohë, në Ballsh kanë nisur nga puna. Stadiumi “Adush Muça” i Ballshit, si një impiant ku së fundmi janë zhvilluar ndeshje të Superiores, duket se është gati dhe nuk ka asnjë problem për licencimin. Është vetë klubi ballshiot që po kujdeset deri në detaje në çdo aspekt. Në Ballsh kanë nisur nga puna në stadium, por njëkohësisht edhe në kompleks. Ndërhyrje të vogla…
Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve të Durrësit çdo vit. Zeqir Haxha nga Mitrovica, pushon në plazhin e Durrësit prej të paktën 20 vitesh. Ai tregon disa nga arsyet që shqiptarët e Kosovës kalojnë masivisht pushimet në Durrës. “Ne në Kosovë nga mungon deti, sigurisht marrëdhëniet tona vëllazërore që nga lufta, ndihma juaj, kështu që e kemi si detyrim të vijmë”, tha ai. Të tjerë pushues nga Kosova janë po aq besnik të këtij plazhi ndër vite, ku krahas bukurisë natyrore, ata shprehen se në plazhet e Durrësit ndjehen si në vendin e tyre. “Më tepër më…
Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga vizitorë të huaj gjatë gjithë vitit. Por shifrat në këtë sezon veror duket se janë më optimiste se vitin që lamë pas. “Për muajin qershor kemi një rritje rreth 35% të turistëve të huaj, e theksojë pasi turistët e huaj janë individë të cilët vijnë dhe sjellin dhe turistë të tjerë,që do të thotë ka premisa që ky 35% të kalojë dhe 40 madje dhe 50% në vitet e ardhshme. duke qenë se turizmi është një sektor strategjik, ka dhe tepër të hyra qoftë për biznesin por qoftë dhe për qeverisjen lokale”,…
52 persona janë të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Skema është zbuluar nga një agjenti i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbulonte se si e kryej shitja e lëndëve narkotike. Fillimisht bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko e më pas nga shumica e personave të përfshirë në role të ndryshme. Për tu kamufluar dhe mos…
Në dosjen e operacionit të Elbasanit janë edhe përgjimet e agjentit të infliltruar me simbolin ‘K’ dhe trafikantëve të cilëve i blinte drogë. Në bisedën me Hekuran Gjelin, të cilit i mori 2 qese kokainë prej 0.7 gramësh, ky i fundit e pyeti nëse i ka pëlqyer lënda narkotike. Gjeli: Hë ka dal e mirë? Agjenti “K”: E mir ishte vlla. Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot. Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky. Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto. Agjenti “K”: Dilte…
Starton sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit. Personazhet, të vendosur përballë kamerave do të qëndrojnë për nëntë javë së bashku për të kaluar pushimet në një resort luksoz në Turqi. Nën drejtimin e Kiara Titos dhe autorësinë e Olsa Muhameti, Kepi i Vipave premton tu mbaje edhe këtë verë të gozhduar përpara ekranit me kuriozitetin se si do të sillen VIP-at në këte bashkëjetesë pa rregulla. “Është një punë intensive…
“Kryeministri Kurti e sheh veten në rolin e Zelenskit, liderin e ri të Shqipërisë së Madhe i cili do të bashkojë vendet shqipfolëse”. Kështu shprehet presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ndërlidh atë që parashikon se do të jetë një intensifikim i ofensivës ukrainase gjatë ditëve në vazhdim, me një ashpërsim të terrorit të kryeministri të Kosovës kundër serbëve. Sipas Vuçiç, Kurti nuk është burrë në kuptimin e vërtetë të fjalës, dëshiron të jetë një Enver Hoxha i ri, fiksimi i të cilit ështe vetëm është t’i dëbojë serbët nga vatra. “Ky është student i Adem Demaçit, një njeri që…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pret një “ofensivë të re” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se kjo “ofensivë” do të përkojë me ofensivën e forcave ukrainase në luftën kundër Rusisë. Në një intervistë të dhënë për TV Prva, Vuçiç përsëriti pretendimet se aleatët perëndimorë nuk shqetësohen për të drejtat e serbëve në Kosovë. Ai tha se të drejtat e tyre po shkelen, se ata “i janë ekspozuar terrorit” dhe se pjesëtarët e komunitetit serb që janë arrestuar në javët e fundit në Kosovë janë të pafajshëm. Deklarata vjen në kohën e tensioneve të rritura…
Nga kontrollet në disa lokale në Dhërmi, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë, policia ka konstatuar raste të tejkalimit të orarit dhe nivelit të muzikës. Për pasojë janë vënën nën hetim 10 persona. Gjatë kontrolleve të kryera në të gjithë vendin, u konstatuan gjashtë raste paligjshmërie në disa qytete bregdetare, për të cilat u vunë nën hetim 10 persona, pronarë, menaxherë dhe muzikantë, që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre. Konkretisht në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, policia ka konstatuar se në tre lokale ishte vënë muzikë në tejkalim…