Spanja mori dje presidencën e radhës të BE-së, një rol i ngarkuar me gjetjen e konsensusit midis 27 shteteve të bllokut për çështje si migrimi në Evropë, reformimi i rregullave të borxhit të BE-së dhe reduktimi i varësive ekonomike. Por, zgjedhjet e parakohshme në Spanjë mund të pengojnë punën e Madridit. Presidenca e Spanjës në BE, të cilën e mori nga Suedia më 1 korrik, vjen në kohë krize. Për më tepër, do të jetë presidenca e fundit e plotë përpara zgjedhjeve evropiane në pranverën e vitit 2024, një kohë që zakonisht përdoret për të mbyllur shumë çështje përpara zgjedhjeve.…
Author: tirana
Këtë të dielë një 12 vjeç ka mbetur i plagosur në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. 12-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në një motor kur u përplas nga një autobus i linjës së Unazës. “Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet)”, njoftoi policia. I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat…
Video seksuale ku shfaqej ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit, shkaktoi reagime të forta në mbarë opinionin publik. Safet Gjici tha se ra pre e lojës së kundërshtarëve. Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të tij, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë. Një tjetër lajm i bujshëm gjatë këtij muaji ishte arrestimi arrestimi i ish-krybashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Një tjetër politikan pas hekurave. Akuza e tij lidhej me një pallat të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, i ndërtuar 12 vite…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas masave që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kosova sot është e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët dhe kjo ka ardhur nga rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit. “Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për…
Sot jepen masat e sigurisë për 45 personat e ndaluar si pasojë e aksionit policor “Rrjeti” kundër trafikut të drogës në Elbasan. Shtatë të tjerë vijojnë që të jenë në kërkim. Masat e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit janë rritur nga ana e policisë duke qenë se bëhet për një numër të konsiderueshëm të akuzuarish. Veprimtaria e tyre e jashtëligjshme u dokumentua pas 3 muajsh hetimesh të policisë dhe prokurorisë. Si pasojë e këtij operacioni u sekuestruan mbi 1 kilogramë kokainë, 860 gramë heroinë dhe 1.3 kilogramë kanabis sativa. Operacioni u shtri në qytete si Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd,…
Për 5 ditë me radhë në Francë qytetarët protestojnë pas vrasjes së Nahelit, vetëm 17 vjeç, nga forcat e policisë, të martën e kaluar, sepse nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar. Gjatë mbrëmjes së kaluar u arrestuan 486 persona, ndërsa në disa qytete pati përleshje mes policisë dhe protestuesve. Në Marsejë u raportua për incidente në pjesë të ndryshme të qytetit. Videot tregojnë policinë duke përdorur gaz lotsjellës e zyrtarët thonë se të paktën 56 arrestime janë bërë në qytetin jugor. Por një prani e madhe e policisë në qendër të Parisit duket se i ka penguar…
Këtë të dielë, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë paraditen në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe shirave në një pjesë të mirë të territorit. Më të dendura shirat paraqiten në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta, por momente me pika shiu do të ketë edhe në vijën bregdetare. Pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë vendin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det…
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën. Sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë trajtat e flamurit kombëtar. “Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Dashi Të dielën do të jetë dikush do ketë vëmendje xhelozisë mund të jetë një thikë me dy tehe. Kjo fundjavë mund të jetë një provë e vërtetë për ju dhe partnerin tuaj. Demi Të dielën, ajo që po përjetoni janë ditë rikuperimi të plotë për ata që duan të harrojnë atë që ndodhi mes të enjtes dhe të premtes. Dita e diel do jetë e mirë në çdo gjë. Binjakët Këtë fundjavë ju fton të bëni minimumin e thjeshtë, i cili gjithsesi është i madh pasi nuk uleni kurrë. Këshilla është që të përpiqeni të rikuperoni pak energji fizike…
Ekspertët e sigurisë kanë lëshuar një paralajmërim për përdoruesit e telefonave Android, pasi një virus që vjedh të dhënat bankare po qarkullon në këtë sistem operativ. Sipas ekspertëve të “ThreatFabric”, bëhet fjalë për virusin e quajtur “Anatsa” që mund të infektojë celularët Android përmes aplikacioneve nga Google Play Store. Ky virus vjedh të dhënat bankare që përdoruesit mund të kenë në celularët e tyre. Paralajmërimi vjen sidomos për shtetet SHBA, Angli, Gjermani, Austri dhe Zvicër, pasi në këto vende ky virus po qarkullon së fundmi. Pasi virusi “Anatsa” infekton pajisjen, hakeri ka mundësi që të vjedhë kredencialet dhe të hyjë…
Armaldo Kllogjeri, i njohur nga të gjithë si Maestro, është bërë baba për herë të dytë. “Faleminderit Aida që na solle në jetë Rean”- shkruan Armaldo krah foton së publikuar në rrjetin social “Instagram”.
Punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, ka ndërruar jetë, shkak dyshohet një arrest kardiak. Shtetasi Sinan Abilaliaj, drejtues i mjetit lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundrues dhe ka dalë në breg. Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 56-vjeçari ka ndërruar jetë.