Author: tirana

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, ndonëse nuk mohoi se sistemi zgjedhor ka probleme madhore, ai theksoi se palët nuk mund të vazhdojnë të akuzojnë njërit-tjetrin na vodhën votat. “Propaganda e Ramës se nëse votoni kundërshtarin politik dhe s’ka asnjë marrëdhënie me qeverinë, e papërshtatshme. Ne kemi 30 vite me këtë muhabet. E dinë të gjithë që administrata u përdor, propaganda e kryeministrit është bërë dhe vazhdon të bëhet nga forca politike që janë në pushtet. S’mund të rrimë të akuzojmë njëri-tjetrin se lamë kokrrën e namit. Me i reshtu të gjithë të majte e të djathtë na dalin të…

Read More

Një shqiptar, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane, është arrestuar në Spanjë. Ai kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik. Sipas hetimeve ky person kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij.

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ndarë video nga ceremonia e martesës së vajzës së saj, Margerita Topalli, ku shihet teksa çifti del nga kisha. Në videot e shpërndara në mediat sociale janë ndarë edhe momentet romantike mes çiftit nga dasma tradicionale shkodrane. Ata shihen duke kërcyer nën ritmet e muzikës qytetare shkodrane. “Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo…

Read More

Këngëtarja Fjolla Morina është parë në një gjendje të rënduar psikologjike prej muajsh. Ajo shpesh ka hyrë “live” në Instagram, duke lëshuar akuza të forta ndaj kolegëve të saj dhe jo vetëm. Nëna e saj, Selvete Rexha lidhur me këto situata ka folur ditën e sotme për mediat. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe iu kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës. “Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga…

Read More

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protesta të martën, 4 korrik, ditë e cila përkon me vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Klinton. Ata kanë zhvilluar dy protesta deri më tani për të kundërshtuar kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit atje ku nevojat janë më të mëdha. Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve. Kërkesat e studentëve Dalje publike të një prej Ministrive apo e Rektoratit ku të deklarojë publikisht që ky draft nuk do të vazhdojë të hartohet dhe ndërprerjen imediate të propozimit, pasi bie ndesh me Të Drejtat dhe Liritë…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik, pas katër ditëve të trazirave në Francë. Lajmin e ka konfirmuar presidenca e Gjermanisë. “Presidenti francez Macron foli sot me telefon me presidentin gjerman [Frank-Walter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij”, tha presidenca gjermane më 1 qershor. “Presidenti Macron kërkoi shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani”, shtoi ai. Ministria e Brendshme e Francës tha se 1,311 persona ishin arrestuar gjatë natës, krahasuar me 875 arrestime një natë më parë, megjithëse dhuna…

Read More

Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut. Shqiptari ra nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme. Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

Read More

Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i SHBA-së, Mark Milley. “Ajo që kam thënë është se kjo do të zgjasë gjashtë, tetë, dhjetë javë… Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, u shpreh Milley. Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i ushtrisë ukrainase kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar, por shtoi…

Read More

Grimieri Dario Doka ishte i ftuar në emisionin “n’ZOOM”, ku tregoi se është përballur me shumë paragjykime kur shprehu hapur orientimin e tij seksual. “Paragjykimet kanë ndodhur që në fillim dhe do ndodhin sepse nuk do ndalojnë. Por kam ardhur në një pikë që s’më intereson më asgjë. Kur dola hapur, i thashë mendjes ‘Ik p*rdhu’, mjafton që jam mirë me shëndet, familja më ka mbështetur kështu që për paragjykimet unë s’po i bie në qafë askujt, s’po vras askënd, bukën e nxjerr vet, nuk po bëj turp, thjesht jam ky që jam dhe kjo është preferenca ime seksuale”, tha…

Read More

Për 57-vjeçarin Xhevit Sopaj nga Kukësi, i arrestuar 3 ditë më parë, nën akuzën për falsifikim të dokumenteve shtetërore, Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 21 vite më parë, Sopaj ka arritur të regjistrojë si vajzën e tij në gjendjen civile një fëmijë që nuk ekzistonte. Më pas, fëmijën e pretenduar që askush nuk e kishte sjellë në jetë, në vitin 2021, 57-vjeçari e shpalli të vdekur, dhe e çregjistroi nga gjendja civile. Ndërkohë, në hetim në gjendje lirë shpërdorim detyre janë vënë, një mjek që mund të ketë bërë certifikatë false lindjeje, dhe administratorin e…

Read More

Departamenti i Policisë Kufitare njofton se nga Saranda në Durrës janë bllokuar 7 mjete lundruese (1 varkë turistike, 2 skafe, 3 Jet Ski dhe 1 gomone), të cilat lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord. “Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të posaçëm të masave, që ka si objektiv kryesor, mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet nga toka dhe deti, për të verifikuar ligjshmërinë e drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Si rezultat i kontrolleve dhe…

Read More