Author: tirana

Policia e Shkodrës është rikthyer sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit, Dukagji për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e babë e bir Gjokë e Eduart Gurra ndodhur dje (29 qershor 2023) Nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar. Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të…

Read More

Krimi i dyfishtë në Dukagjin, ka tronditur opinionin publik në Shkodër. Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra janë ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Ata janë zënë në pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës. Gjokë Gurra ishte kryeplak i fshatit Bruçaj. Autorët i kanë zënë prit pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash automatiku duke bërë që të humbin jetën në mënyrë të menjëhershme. Një zjarrëvënie e…

Read More

Gerti Shehu, është 31 vjeçari që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit në Tiranë. Seanca e planifikuar për tu mabjtur këtë të premte, është shtyrë. Shkak u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale penale apo të dëmtuarit Sali Berisha. Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshem në spitalin psikiatrik të Shehut por në seance duhet të degjohet edhe pretendimi i viktimës. Gjykata i ka dërguar serish shkresë Berishës për tu paraqitur në seancë.

Read More

Human Rights Watch (HRW), thotë se ka prova të reja të përdorimit pa kriter të minave tokësore të ndaluara nga forcat ukrainase kundër trupave ruse. Organizata joqeveritare i bëri thirrje Kievit të respektojë zotimin që bëri në fillim të këtij muaji për të mos përdorur armë të tilla, të hetojë përdorimin e tyre të mundshëm dhe të vërë përpara përgjegjësisë autorit. “Angazhimi i qeverisë ukrainase për të hetuar përdorimin e dukshëm nga ushtria e saj të minave të ndaluara kundër personit është një njohje e rëndësishme e detyrës së saj për të mbrojtur civilët”, tha Steve Gooss, kreu i armëve…

Read More

Vllaznia vijon përgatitjet intevisve në Bosnje Hercegovinë, ku me grupin janë bashkuar dhe përforcimet e fundit, portieri Jurgen Mehidri dhe sulmuesi Bujar Hajdari. Tekniku Migen Memelli tregoi si po shkojnë përgatitjet e skuadrës, ndërsa theksoi se kuqebluve i duhen dhe disa përforcime. ‘’Kam dëshirë që grupin ta kem më të plotë. Po punojmë intensivisht dhe me drejtorin, edhe me presidentin. Të bëjmë afrime sa më cilësore që skuadra të jetë kompetitive, të ketë rivalitet në skuadër. Gjithsesi jemi diku te një nivel i kënaqshëm. Po mundohemi të integrojmë dhe të rinjtë, sepse dhe ata janë pjesë përbërëse, po i vëzhgojmë…

Read More

Në kërkim nga Policia është Zabit Mehmedaj, ish-futbollisti i shpallur në kërkim për tritolin që shpërtheu ditën e djeshme në garazhin e Agrim Urajt dhe për dhunimin e një 64 vjeçari dy javë më parë. Mësohet se ai është i afërm i Duel Mehmedaj, autor i vrasjes të të fortit të Shkodrës, Ridvan Ramazani. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në nëntor të vitit 2020 nga dy vëllezërit Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët udhëtonin me motor. Zabit Mehmedaj është kushëriri i Duel Mehmedajt, ky i fundit gjithashtu në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Read More

Një incident ka ndodhur në Kolegjin Zgjedhor ku po mbahet seanca për rinumërimin e 18 kutive të Kuçovës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka ofenduar përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkajn, duke i thënë rrugaç, hajdut. Maliqi pretendon dhe parregullsi në procesin e numërimit të votave në këtë bashki, Lefter Maliqi ka pasur një debat të ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj. Gjatë një ndërprerjeje të seancës, Merkaj u konfliktua me Maliqin, i cili po i filmonte me telefon dhe ka shkëmbyer akuza me njëri tjetrin, deri në përdorimin e fjalëve “Hajdut” dhe “rrugaç”. Në zbatim…

Read More

“Mbreti” i lojërave të fatit, Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar. Këngëtarja shqiptare Fjolla Morina e cila ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ku pretendon se është në dijeni se cili është personi që fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt. Fjolla pretendon se një person me ininciale D.K, nga Shijaku. Ky postim i Fjollës rikthen edhe njëherë në vëmendje zhdukjen e Ervis Martinajt dhe nga shumë pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të. “Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit, e dinë se ku e…

Read More

këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit, i akuzuar për aferën korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë ku dyshohet të jetë përfshirë sekretarja e përgjithshme, Joana Duro. Sipas SPAK, inxhinieri është personi që mori paratë e ryshfetit te pronari i tij dhe i dërgoi te Duro. Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t’ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, në mënyrë që kjo e fundit…

Read More

Dita e shtunë pritet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell, ndërsa e diela pritet të jetë jo shumë në favor të atyre që duan t’i drejtohen bregdetit. Por si pritet të jetë moti gjatë ditëve të para të Korrikut? Muaji korrik do të jetë shumë i favorshëm për pushime. Duke filluar që nga java tjetër do të kemi të paktën deri në datën 10 mot të qëndrueshëm, diell, ditë të nxehta. Nuk mund të them ditë shumë të nxehta apo vlera ekstreme, por mbetemi në termometrin 34-35 gradë Celsius pothuajse gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit…

Read More

Numri i personave që humbën jetën në Meksikë ditët e fundit për shkak të temperaturave rekord, ka shkuar në 112. Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se mosha e të vdekurve ishte nga 45 deri në 64 vjeç, dhe 104 nga 112 kanë vdekur si pasojë e goditjes nga nxehtësia. Në deklaratën e 20 qershorit, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SHMN) njoftoi se vala e të nxehtit në mbarë vendin pritet të vazhdojë edhe për 10 deri në 15 ditë të tjera dhe këshilloi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.…

Read More

Eva Buzo, shqiptarja që ka lindur dhe jeton në Australi, u bë kryefjalë në Shqipëri për iniciativën e saj për të kaluar nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not. Ajo pati probleme shëndetësore 27 orë pas qëndrimit në ujë, megjithëse ishte një fitore pasi kur ndërpreu sfidën, ajo kishte përballë saj brigjet shqiptare. Sot në “Wake Up”, Eva tregon jo vetëm sfidat që hasi gjatë orëve të gjata të notit, por edhe sesi ky sport e përmirëson në profesionin e saj si avokate e suksesshme. “Është si meditim, si qetësi. Kushtet e motit ishin te mira, deti ishte i…

Read More