Author: tirana

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masat e sigurisë për tre mjekët që u arrestuan për vdekjen e e foshnjes në Spitalin e Prizrenit. Dy prej tyre u vendos “arrest shtëpie”, ndërsa për tjetrin u caktua “detyrim paraqitje”. “Më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i…

Read More

Tashmë të gjithë e dinë që aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini janë në një lidhje dashurie, madje prej kohësh edhe po bashkëjetojnë. Njohja e tyre u bë në rrethana pune, ndërsa fillimi nuk ishte aspak i mirë le të themi. Si aktore, Anna duhet të luante një rol të cilin regjisori Bjordi e kishte parashikuar në filmin e tij në skena të nxehta seksi. Pikërisht këto skena, Anna duhet t’i luante me Amos Zaharian. Mirëpo, aktorja nuk kishte qenë dakord dhe e kishte kundërshtuar Bjordin. Të dy kokëfortë: Anna s’pranonte të luante skenat dhe Bjordi s’pranonte të ndryshonte…

Read More

Dhimbja e gjurit mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave dhe shpesh prek sportistët në veçanti, pasi është nyja më e ngarkuar në shumicën e disiplinave. Kur dhimbja bëhet shumë intensive, dobësuese dhe nuk largohet, është e nevojshme të kërkoni kujdes mjekësor që mund të hetojë shkakun dhe të përcaktojë trajtimin e mundshëm. Ndërhyrja e hershme, në disa raste, mund të bëjë të mundur shmangien e pasojave më të këqija që mund të ndodhin kur dhimbja është bërë kronike. Simptomë e një sëmundjeje ose traume Dhimbja e gjurit, e quajtur gjithashtu gonalgji, është një simptomë që bëhet e dukshme…

Read More

Në një botë post-COVID-19, ndërsa puna në distancë dhe hibride vazhdon të bëhet më e përhapur, mirëqenia dhe rehatia e punonjësve nuk kanë qenë kurrë më prioritare. Aq shumë sa sipas një studimi të Forbes Advisor, mbi gjysma (54 %) e punëtorëve britanikë do të pranonin një punë me pagë më të ulët në këmbim të një ekuilibri më të mirë mes punës dhe jetës. Por cilat qytete kanë balancën më të mirë punë-jetë? Përgjigja qëndron në masë të madhe në Europë, siç zbulohet nga Indeksi i bilancit të punës dhe jetës së Forbes të këtij viti. Këshilltari i Forbes…

Read More

Në kuadër të fushatës për kreun e ri të Partisë Demokratike, ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se PD do të modernizohet, do të hapet dhe do të bashkohet rreth vlerave, ndërsa theksoi se përballja brenda partisë duhet të marrë fund pasi kjo ndihmon vetëm kundërshtarët politikë. Postimi i plotë: Partia Demokratike do modernizohet, do hapet dhe do bashkohet rreth vlerave. Një parti ku do të vlerësohen kontributet e do të jetë e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera me ne…

Read More

Danilo D’Ambrosio mbyll përfundimisht eksperiencën e tij me Interin, pas 9 sezonesh ku luajti plot 285 ndeshje dhe shënoi më shumë se 20 gola, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm. Drejtuesit zikaltër vendosën të mos i rinovojnë kontratën 34-vjeçarit, që në mesazhin e tij jep sinjale se do të vijojë karrierën sërish, ndonëse jo te skuadra e tij e zemrës, Interi. “Do të doja ta mbyllja karrierën këtu, në skuadrën me të cilën bëj tifo, por nuk ishte e mundur. Interi është një familje për mua. Eksperienca ime zikaltër ishte një udhëtim dashurie, pasioni, dedikimi, pune, përuljeje. Të gjitha për…

Read More

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një projekt-ligj që e bën të detyrueshëm pëlqimin prindëror për fëmijët nën moshën 15 vjeç që dëshirojnë të përdorin mediat sociale, si Instagram dhe TikTok. Data e hyrjes në fuqi është ende e pasigurt, veçanërisht pasi ajo duhet të kalojë në parlamentin francez. Megjithatë, kjo varet në veçanti nga opinioni që Komisioni Evropian duhet të nxjerrë për pajtueshmërinë e tij me ligjin e BE-së. Mediat sociale do të kenë më pas një vit për të përmbushur detyrimet e tyre për regjistrimet e reja dhe dy vjet për llogaritë ekzistuese, megjithëse detajet teknike janë ende…

Read More

Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik që prej dështimit të një rebelimi që synonte rrëzimin e pushtetit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin bën përpjekje për të rikthyer autoritetin e tij. Njoftime të pakonfirmuara thonë se të paktën një gjeneral është arrestuar. Me përjashtim të Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, gjeneralë të ushtrisë ruse po verifikohen nëse gjatë kohës së rebelimit i qëndruan besnik Kremlinit. Ndonëse njoftimet nga Rusia dhe vende të tjera janë të pakonfirmuara, ka zëra se momentalisht po zhvillohet një spastrim masiv brenda forcave të armatosura ruse. Shefi i shtabit të forcave të armatosura,…

Read More

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër. Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse. Për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, ende grupi hetimor nuk ka shkuar në vendit të krimit. Gurra…

Read More

Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një ligjëratë ku flitej për çështje gjinore në një universitet në qytetin Waterloo në Kanada. Policia lokale konfirmoi se sulmuesi është arrestuar. Policia tha se të plagosurit kishin marrë plagë, të cilat nuk paraqisnin rrezik për jetën e të lënduarave derisa motivet e sulmit ende janë të paqarta. Sulmuesi u intervistua nga hetuesit. “Nuk ka një kërcënim të mëtejmë për sigurinë publike as në kamp e as jashtë tij”, tha policia në qytetin Waterloo. Nick Manning, zyrtar për komunikim në Universitetin e Waterloo-s, e identifikoi të dyshuarin si një anëtar…

Read More

Stacionet e karikimit në një aeroport ose qendër tregtare ndonjëherë mund të jenë shpëtimtare, por këto spote publike janë vendi numër një për hakerat, sipas bazës së FBI-së në Denver. Sipas FBI, hakerët kanë gjetur mënyra për të përdorur stacionet e karikimit publik për të injektuar malware dhe për të gjurmuar një pajisje. FBI nuk është e vetmja agjenci federale që paralajmëron për rrezikun e paraqitur nga stacionet e karikimit. Disa paralajmërime janë postuar gjithashtu në faqen e internetit të FCC. “Malware i instaluar përmes një porte të stacionit të karikimit mund të bllokojë pajisjen ose të kapë të dhëna…

Read More

Një video e rëndë, ku policët dhunojnë një të ri, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga joq, dy efektivë të policisë së Durrësit kanë zënë përfundi një të ri dhe e qëllojnë duke i përplasur edhe kokën në tokë nga impakti i goditjeve. E po ashtu nuk mungojnë as fyerjet dhe kërcënimet se do ta masakrojnë.

Read More