Rreth 12 mijë teza provimesh janë kërkuar të shihen nga maturantët pasi ato janë korrigjuar. Kjo është hera e parë që një nxënës pati mundësi të kërkojë fotokopjen e provimit të maturës. Secili maturant pasi sheh testin e korrigjuar ka të drejtë të kërkojë rivlerësim të tij. Kërkesa do bëhet pranë komisioneve të posaçme të ngritur në shkolla me datë 3 Korrik. Komisionet nën udhëheqjen e drejtuesve të shkollave bashkë më maturantin kanë detyrim të shohin nëse është i vërtetë pretendimi që testi është korrigjuar gabim. Pasi komisionet do aprovojnë kërkesën për rivlerësim, teza do rishikohet e plotë nga një…
Author: tirana
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vendosur për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të reperit të njohur, Noizy, në Currila, Durrës. Vetë këngëtari i njohur bëri një postim në “Instagram”, të cilin më pas e fshiu, ku tregonte fytyrën e kushëririt të tij. Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist. Ndërkohë Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur. Por duket se ka edhe një tjetër version të kësaj…
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”. I riu akuzohet se ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’, ‘Goditjet për shkak të detyrës’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik’”, thuhet…
Për të përballuar sa më mirë sezonin e verës dhe për të qenë më pranë qytetarëve, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri me dije se janë shtuar disa qendra shëndetësore në jug të vendit. Teksa fliste për problematikat që ka hasur kjo strukturë e sistemit të shëndetësisë gjatë sezonit veror, Brataj u shpreh se personat që kërkojnë ndihmën e urgjencës kombëtare janë të shumtë. Por, shqetësim janë telefonatat nga hotelet që kërkojnë mjek për probleme shëndetësore si diarre apo temperaturë. Për këto raste, ai sugjeroi që të shkojnë në qendrën shëndetësore, pasi mjeku shkon vetëm në raste urgjence. “Janë…
Ngjarja e pazakontë e regjistruar në qytetin e Kukësit, ku Xhevit Sopaj, përmes falsifikimit të dokumenteve kishte arritur të “lindte” dhe të fuste në trungun familjar një fëmijë që nuk ekzistonte, ka sjellë zgjerimin e hetimeve nga prokuroria e Kukësit. Një mjek që ka lëshuar kartelën e lindjes së fëmijës në datën 13 Nëntor 2002 dhe një mjek tjetër në Kukës, që ka lëshuar vërtetimin e vdekjes në 28 janar 2021, po hetohen pas dyshimeve të forta se mund të jenë të implikuar në falsifikimin e formularëve. Për këtë çështje prokuroria ka marrë në pyetje mjekun e familjes Sopaj, i…
Një tjetër aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Drejtuesi i motorit humbi kontrollin e mjetit në afërsi të Bulgarecit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Ai mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit të Korçës. Në vendin e ngjarjes ndodhet aktualisht policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit Agron Sufa 24 vjeç, Klodian Lika. 24 vjeç dhe Algys Rica. 23 vjeç, të tre banues në Kurbin, pasi mesnatën e djeshme, kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës kryesore të Laçit dhe dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, kanë shkaktuar zhurmë duke vënë muzikë të lartë në automjet, sjellje e cila ka shqetësuar banorët e zonës. Gjithashtu, të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët…
Një person grisi dhe më pas dogji Kuranin para xhamisë qendrore të Stokholmit, Suedi. Ky incident ka zemëruar Turqinë. Teksa uroi Kurban Bajramin për besimtarët e fesë myslimane, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi djegien e Kuranit. Ai u shpreh se ata që kryen aktin e urryer dhe “ata që e lejojnë atë nën petkun e lirisë së mendimit, ata që mbyllin sytë ndaj kësaj poshtërsie” nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre. “Ne do të tregojmë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të bëhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit…Përfundimisht, ne do…
Jeta dhe veprimtaria e 82 vjecarit Arian Miluka është brilante, e bukur, plot arritje dhe sfida. Biseda me këtë artist të madh është mjaft interesante dhe e rrallë. Në kullën e babait të tij, Xhevat Miluka, në Lis të Matit, është ngritur flamuri ynë kombëtar, në vitin 1912. Nëna e Arianit, Myrvete Delvina, ishte vajza e patriotëve të mëdhenj, Namik dhe Sulejman Delvina. Ky i fundit ishte Kryeministër i Shqipërisë për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924. Parë në aspektin patriotik familja e Arian Milukës ka kontribute të rëndësishme për vendin.…
Pas operacionit të madh të Policisë së Shtetit për kontrolle në godinat e kampit në Manëz, policia ka vendosur një patrullë në hyrje të kampit për të patur nën kontroll të gjithë personat që qëndrojnë në kamp. “Një patrullë policie e mbështetur nga një grup i forcave të ndërhyres së shpejtë është vendosur në hyrë të kampit në Manëz” E njëjta procedurë ndodh edhe për personat dhe mjetet që dalin nga rrethimi dhe lëvizin jashtë ambienteve të kampit. Edhe për personat që furnizojnë me ushqime apo kryejnë punime në ambienetit e kampit, ku qëndrojnë rreth 2500 muxhahedinë, policia rregjistron të…
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, ka thënë se ajo mbetet “plotësisht e përkushtuar” ndaj politikës së dëbimit të azilkërkuesve në Ruandë, pavarësisht se Gjykata e Apelit mëngjesin e sotëm e hodhi poshtë si vendim, duke e cilësuar si veprim të paligjshëm. Në një deklaratë, Braverman tha: “Populli britanik dëshiron të ndalojë anijet. Po ashtu dhe qeveria. Për ta çuar në vend ëtë gjë, unë jam e vendosur të mos hedh asnjë hap pas”. “Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve, prandaj kemi krijuar këtë partneritet…
Avokatët e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Vishaj, Henrik Ligori dhe të ish-bashkëshortes së tij, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë. Bashkë me avokatët e Ahmetajt, kërkesës i është bashkangjitur edhe avokati i shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë. Bëhet fjalë për urdhrin numër 62 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe vendimit numër 137 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Avokatët e quajnë te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as ish-bashkëshortes së…