Jeta dhe veprimtaria e 82 vjecarit Arian Miluka është brilante, e bukur, plot arritje dhe sfida. Biseda me këtë artist të madh është mjaft interesante dhe e rrallë. Në kullën e babait të tij, Xhevat Miluka, në Lis të Matit, është ngritur flamuri ynë kombëtar, në vitin 1912. Nëna e Arianit, Myrvete Delvina, ishte vajza e patriotëve të mëdhenj, Namik dhe Sulejman Delvina. Ky i fundit ishte Kryeministër i Shqipërisë për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924. Parë në aspektin patriotik familja e Arian Milukës ka kontribute të rëndësishme për vendin.
E gjithë veprimtaria e tij, edhe në këtë moshë, i përket sportit dhe artit. Kontributi i Arian Milukës daton që nga mesi i shekullit të kaluar dhe vijon edhe në ditët tona. Për këtë ai është vlerësuar nga autoritetet e Shqipërisë me tituj e dekorata. Madje Arian Miluka mban titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Në vitin 1991, sapo nisi tjetër jetë në vendin tonë, Arian Miluka emigron jashtë vendit. Edhe matanë detit ai shkëlqen në profesionin e tij të bukur. Mediat dhe autoritet e vendeve ku Miluka ka kontribuar kanë shprehur konsiderata të larta për aftësitë dhe cilësitë e veçanta që ka treguar.
Rrëfimi i tij është tërheqës dhe mjaft interesant.
Si dhe kur nisi aktivitetit Juaj zoti Miluka?
Kam kryer Institutin e Lartë të Fiskulturës “Vojo Kushi”, në specialitetin e gjimnastikës sportive. Kam aritur në vitin 1965 të jem kampion kombëtar. Një vit me vonë realizova normat e larta sportive, ku fitova titullin “Mjeshtër Sportit”. Në vitin 1972 kam kryer post-Universitetin, në Institutin e Lartë të Arteve, dega regjisurë. Aktiviteti im artistik ka filluar në vitet 1950, kur isha fëmijë, me “Mjeshtrin e Madh” dhe “Nderi i Kombit”, Ali Xhixha. Në vitin 1954 kalova si artist profesjonist në Filarmoninë Shqiptare, ku kam vijuar me vonë pranë Estrades së Shtetit, e më pas në trupën e cirkut tonë. Kam vazhduar gjer në vitin 1991. Gjatë gjithë ksaj kohe kam punuar kryesisht si solist i këtij ansambli. Për aktivitetin dhe meritat e veçanta jam dekoruar disa herë nga Presidiumi me medalje te ndryshme, si ajo e “Naim Frashëri”, e me vonë “Mjeshtër i Madh”.
Ju jeni specializuar jashtë vendit, mund të sillni ndonjë kujtim të veçantë?
Në vitet 1960 jam dërguar për specializim në Republikën Popullorë të Kinës ku jam dalluar për aftësitë e mija të veçanta profesionale. Kam patur fatin disa herë të takohem me udhëheqesit e mbëdhen si Çu En Lai dhe me e veçanta takimi me Mao Ce Dunin, udhëheqsin e Kinës. Në Kinë kam aritur të pervetësoj mbi 10 disiplina të këtij arti. Rast ky tepër i rrallë për specialistët kinez. Pas kthimit në Shqiperi, për shumë vite kam kryer një aktivitet si solist me nivel të lartë. Me vonë kam drejtuar dhe studion e parë shqiptare të këtij arti. Po ashtu në këtë institucion artistik kam drejtuar kolektivin si regjizor. Me pastaj kam kryer dhe detyrën e udhëheqësit artistik.
Pse u larguat nga Shqipëria dhe a e vijuat aktivitetin Tuaj jashtë vendit ?
Në vitin 1991 u largova nga Shqipëria për shkak të disa intrigave profesionale, megjithëse isha në kulmin e aftësive të mija. Nuk dua dhe nuk po zgjatem me atë histori të shëmtuar. Edhe jashtë vendit aktiviteti im ishte i jashtzakonshëm. Unë jam themelues i 2 univesiteteve të këtij arti gjigand: një në Bruksel në universitetin ESAC dhe tjetrit në Itali, Universiteti Vertigo. Jam fitues i shumë medaljeve në festivalet botërore me studentët e mi, në Paris, Montreal, Brazil, Ëuhan e shumë e shumë të tjera. Vazhdimisht shtypi e mediat e huaja kanë shkruar për jetën dhe sukseset e mija. Mund të kujtoj disa nga titujt e tyre: “Një Shqiptar i jashtzakonshëm”, “Pedagogu unik ndërkombëtar”, “Monumenti i pedagogjisë botërore të cirkut” ose “Gjigand i këtij Arti”, “Legjend e papërsëritshme” e shumë tituj të tjerë të veçantë. Janë kaq shumë arritje të tilla sa do të duhej të shkruhej një roman i tërë.
A keni Ju zoti Miluka një mesazh për brezat dhe autoritetet shqiptare?
Vëmendja ime ka qenë tepër e vazhdueshme për t’u ardhur në ndihmë artistëve të rinj dhe cirkut tonë kombëtar. Kontaktet kanë qenë të vështira sepse kane ndryshuar metodat shkencore të stërvitjes. Kjo gjë që më ka shqetësuar për së tepërmi. Disa herë jam prononcuar në intervista televizive këtu në Shqipëri, për të dhënë mesazhe të sinqerta dhe profesionale. Kontakte të vazhdueshme kam mbajtur me Ministrinë e Kulturës si dhe direkt me zonjen Ministre etj. Takim të veçantë kam patur edhe me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin kemi njohje të hershme. Propozimi im është që duhet të krijojmë akademinë ballkanike të Artit të Cirkut sepse tradita dhe eksperienca jonë është e veçantë në rang ndërkombetar. Sipas premtimeve të qeverisë besoj se do të ndërtohet godina e cirkut tonë kombëtar. Unë kam bërë sugjerimet dhe propozimet e mija qoftë edhe ministres së Kultures, që unë mund të kontriboj së tepërmi sa kohë që jam edhe drejtor i teknikës të këtij arti në Universitetin Vertigo, në Torino, Itali.




