Policia sqaron se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit të Beratit do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore, ndërsa theksohet se nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale. “Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e…
Author: tirana
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në autostradën Fier-Lushnjë. Një automjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një mjet të vogël transporti. Si pasojë e përplasjes ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit. Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier. Si pasojë e…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka çuar për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, kryetarin e Bashkisë Has, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti. Dauti, në zgjedhjet e 14 majit 2023, mori 55.9% të votave nga totali, saktësisht 4420 vota, ndërsa rivali i tij në garë, kandidati socialist, Beqir Mulaj, mori 3488 vota, rreth 44.11% të votave. Por fitorja në zgjedhje duket se është njëra anë e medaljes. Janë ende të paqarta arsyet se përse Celibashi vendosi që të kryhen verifikime të thelluara të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Miftar Dauti, Kryetar…
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, i kanë miratuar planet për t’i ashpërsuar politikat për azil. Vendimi është marrë në Luksemburg, teksa rriten shifrat e migrimit. Ministrat e vendeve të BE-së, “kanë marrë hap historik, pas shumë vjetëve të negociatave”, ka thënë ministrja e Brendshme e Suedisë, Maria Stenergard, e cila e ka kryesuar takimin. Sipas saj, planet përbëjnë “balanc të mirë në mes të përgjegjësisë dhe solidaritetit”. Pas disa orëve negociata, shumica e ministrave të Brendshëm të bllokut, janë pajtuar për reformat e propozuara, pavarësisht kritikave të Austrisë, Holandës, dhe Italisë, të cilat kanë thënë se reformat nuk janë…
Real Madridi shikon si zëvendësuesin e Karim Benzemasë kapitenin e Anglisë Harry Kane.Sulmuesi i Tottenham është kthyer në objektivin primar të “Los Blancos” në këtë merkato vere. Galaktikët në muajt e fundit kanë shfaqur interes për Kylian Mbape dhe Erling Haaland, por pista Kane konsiderohet më e realizueshme. Galaktikët kanë gati 80 milionë euro për kartonin e 29 vjeçarit. Por mbetet për t’u parë nëse anglezi dëshiron vërtet që të largohet nga Tottenham. Sulmuesi i Spurs doli përpara mediave në prezantimin e fanellës për sezonin 2023-2024. Kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm, por Kane nuk e ka fshehur se…
Dy persona vodhën një “Fiat 500” në pronësi të Franck Ribéry, i cili aktualisht është pjesë e stafit teknik të klubit të “granatave”. Nëpërmjet hetimeve u bë e mundur gjetja e identitetit të njërit prej tyre, i cili u arrestua nga karabinierët e Pontecagnano-s, ndërkohë që bashkëpunëtori është aktualisht në kërkim dhe ka ikur me makinën që ka qenë objekt i vjedhjes. Automjeti nuk është i regjistruar direkt në emrin e ish-futbollistit francez, por të një të afërmi të tij. Ribery ishte brenda qendrës tregtare gjatë vjedhjes për të bërë blerje dhe e kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur…
Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë. Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por sot, më në fund arritën të kishin kontakt me të. Ata thonë që kanë bërë debate të mëdha derisa vajza një ditë la të bijat e vogla dhe shkoi në…
Tre inspektorë policie në Gramsh janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, 3 efektivët e pezulluar nga detyra janë: – Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet. Hetimet ndaj tyre janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore nën drejtimin e prokurorëve të gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.
Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit. Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, që janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje, por ende nuk dihet se kujt. Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj. Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre. Të njëjtat burime konfirmojnë se…
50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar sot nga Mbretëria e Bashkuar, pasi nuk përmbushin kushtet për qëndrim të ligjshëm atje. Autoritetet shqiptare thonë se po verifikohen të gjitha rastet, me qëllim që personat që kanë thyer rregullat të përballen me përgjegjësitë. Njoftimi i plotë i Policisë: Policia e Shtetit Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task…
Në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai çmoi punën e ambasadores dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në 3 vite e gjysmë që ajo punoi në Tiranë, ndërsa e ftoi ta konsiderojë kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e saj kudo që ajo të ndodhet në misionet e saj diplomatike. “Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi pasur në qytet, si qytetare të Tiranës. Të falënderoj shumë për dashurinë, për kujdesin, të falënderoj shumë për…
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka përsëriti qëndrimin dhe dëshirën e saj që PD të kryesohej nga një figurë e re politike. E ftuar në “News24”, Açka tregoi se nuk ka votuar pro Bashës, por pro hapjes së një procesi që lidhet me garën për kryetarin e partisë. “Unë nuk kam votuar pro Bashës, por pro hapjes së procesit për hapjen e garës për kryetar. Unë kam transmetuar sugjerimet e bazës në Elbasan. Me hapjen e procesit, nuk do të thotë që po i hapet rruga Bashës. Ne jemi të përçarë, të mpirë dhe drejtimin e kësaj lufte e ka…