Smogu si pasojë e zjarreve në Kanada vijon të mbetet i pranishëm ende në disa qytete të mëdha në SHBA. Banorët shprehen se ajri është i ndotur dhe po ndikon në shëndetin e tyre. “Unë kam astmë, kështu që po që jam i shqetësuar për këtë. Frymëmarrja ime po rëndohet. E shikoni si vijon të jetë qielli në New York.” Shitësit që ngrenë tezgat e tyre në qendër të Uashingtonit flasin për pasojat që kanë sjellë zjarret. “Po më shqetëson vërtet, sepse kam astmë, kështu që duhet të mbaj një maskë. Fyti më dhemb.” Trenat kishin më pak pasagjerë pasi…
Author: tirana
Venera Lumanin dhe Lind Islamin, një nga çiftet më të dashura për publikun dhe ndër artistët më të talentuar, do të kurorëzojë dashurinë në martesë brenda pak muajve. Këngëtarja ka zbuluar në “Ftesë në 5” se do të ketë dasmë këtë vit dhe çifti do të martohen në vjeshtë. “Ne e kemi në mend që të bëjmë diçka të vogël. Ndoshta do e nisim si të vogël, por do përfundojë në diçka të madhe. Besoj që në fund shtatori, fillim tetori do të jemi edhe ne.”, tha këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë që kanë planifikuar.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri me dije sot disa ndryshime që vijnë me kontratën e re kolektive të punës për punonjësit e arsimit parauniversitar, e cila u nënshkrua sot nga me Federatën e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Sindikatën e Pavarur të Arsimit të Shqipërisë. Pas negociatave të finalizuara me sukses Kushi, nëpërmjet një postimi bëri të ditur disa nga risitë në interes të mësuesve por edhe të nxënësve, të cilat vijnë me këtë kontratë të rinovuar. Një prej tyre është edhe fakti që çdo mësues që plotëson moshën për pension pleqërie pavarësisht nëse…
Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje. Duke ironizuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me përgatitjen e një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Statovci shkruan krahas një fotoje: “Duke draftuar…”. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit. Kreu i Qeverisë shqiptare pretendon…
Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist i emisionit Për’Puthen, emision ky për të cilin shpesh herë brenda shtëpisë ka sulmuar konkurrentet e Big Brother për pjesëmarrjen e tyre. Edhe moderatoja Bora Zemani, ka reaguar në një story në Instagram ku tha se përse duhet t’i përmendet vajzave se kanë qenë në një format si Për’ Puthen dhe jo Kristit, i cili ka qenë pjesëmarrës në një emision me të njëjtën temë. Luizi: “Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk…
Basha shprehet se pak kohë më parë zgjodhi të bëjë një hap pas sepse nuk donte një luftë të brendshme i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët. Ai shton se e ndjen për detyrë të përkushtojë të gjitha energjitë e tij në një opozitë në shërbim të njerëzve dhe jo të një grupi që përfiton prej saj, prej30 vitesh. “Në zemër të Tiranës, te Dega nr. 8, ndalova për një kafe me miq dhe qëndrestarë të Partisë Demokratike. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre të…
Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në qëndrimin e Bashkimit Europian. Bushati bisedon në këtë episod me Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet (European Stability Initiative), një organizatë, që promovon procesin e zgjerimit të BE-së dhe është shumë e afërt me Ballkanin Perëndimor. Ditmir Bushati mendon se lufta në Ukrainë e ka ridimensionuar identitetin e procesit të zgjerimit. Me statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, ai thotë se perceptimi i finalitetit politik të Europës, në njëfarë mënyre, është zhvendosur…
Aktorja e njohur Ema Andrea ka folur për divorcin nga ish-bashkëshorti shumë vite më parë. Ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe se i është dashur të përballet me shumë vështirësi, ku padyshim përfshihet dhe ana ekonomike. “Nuk është e lehtë për një grua t’ia dali vetëm. Divorci nuk është i lehtë për askënd. Pastaj, divorci në ato vite, artiste… Besoj ka pasur vështirësi të tjera, natyrisht fusim këtu dhe anën ekonomike. Nuk është vetëm paragjykimi, duhet të rinis çdo gjë nga e para, të paktën kështu vendosa unë. Kam nisur çdo gjë nga…
15 kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit janë kualifikuar nga komisioni parlamentar për çështjet ligjore për të vijuar me fazën tjetër, atë të gjetjes së firmave mbështetëse për t’u votëbesuar në parlament. Ndër emrat më potencial për të vajtur në seancë plenare janë ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha apo anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirjan Rusmali. Pas kësaj faze, tashmë grupet parlamentare do të duhet të negociojnë ndërmjet tyre, për faktin se zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon minimalisht 84 vota çka imponon konsensusin politik në sallën e parlamentit. Lista e kandidateve:
Nga Andi Bushati Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsëritur, ai se kokfortësia, dinjiteti i tepruar apo marrëzia e madhështisë së Albin Kurtit po e prish Kosovën me perëndimin. Dikush përmend gjëmën e afërt të sanksoneve, të tjerë burime të panjohura që flasin për “non grata”, ndërsa ndonjë i tretë flet për ndeshkime te tjera si anulimi i liberalizimit të vizave. Të gjitha këto goditje, që pretendohen se do ti vijnë Kosovës nga aleatët e saj, justifikohen me ngjarje të vogla, që s’të lejojnë të shohesh kurrë pikturën e madhe. A duhet ta tërheqë qeveria policinë nga…
Një 64-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e një familje shqiptare në 3 mars 2022 është dënuar 4 herë me burgim të përjetshëm. Gjykata e Patrës ka vendosur dënimin më të madh duke e shumëzuar me katër herë, sa ishin dhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç. Sipas akuzës, vrasësi e bëri çdo gjë në gjakftohtësi, ku pasi vrau çiftin dhe një nga djemtë, mbyti dhe foshnjen me duart e tij, e më pas ndërroi rrobat e u largua nga zona. Ngjarja e frikshme e vrasjes së një familjes shqiptare vetëm për 2…
Vjedhja e makinave të yjeve të futbollit apo personave të lidhur me këtë sport, është kthyer në trend në Itali dhe janë të shumtë ata që e pësojnë vazhdimisht nga grabitësit. Pak kohë më parë ishte Kvaratskhelia që pa t’i vidhej makina Mini Countryman, ndërsa javën e kaluar ishte Kaio Zhorge të cilit iu vodh një Range Rover. Dje, ai që e ka pësuar ishte Frank Riberi. Ish-futbollisti i njohur francez, pjesë e strukturave të klubit të Salernitanës, ishte në një qendër tregtare në Salerno kur dy persona i kanë vjedhur makinën e tij tip Fiat 500. Të dy me…