Author: tirana

Grupimi i Themelimit të Partisë Demokratike ka vijuar sulmet ndaj ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Edi Paloka shkruan se me paratë e korrupsionit, ambasadorja amerikane është zbukuruar. “Para se të merrte këstin e parë dhe pasi mori këstin e fundit…! Kush thotë që pasuria nuk të zbukuron, ia fut kot”, shkruan ai, ndërsa ka publikuar një meme të ambasadores amerikane.

Read More

Policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri një ditë më parë në Berat. Mësohet se 55-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër. Gjithashtu është proceduar penalisht vëllai i të arrestuarit, pasi arma e gjahut rezulton të jetë e regjistruar në emrin e tij. Në pranga u vu edhe 25-vjeçari me të cilin u konfliktua i arrestuari, pasi nuk ka kallëzuar rrethanat e ngjarjes.

Read More

Dy shpërthime të fuqishme u regjistruan gjatë punimeve për ndërtimin e një qendre të re tregtare në Hamburg të Gjermanisë, duke lënë dy punëtorë me plagë të rënda. Imazhet e filmuara nga kalimtarët tregojnë dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe një re të madhe tymi që përfshiu kantierin e ndërtimit, e më pas u shpërnda në mbarë qytetin. Zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje dhe treguan se shpërthimi erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombolat e vendosura në çati.

Read More

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare. Mediat greke shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar jetonte në një hotel përballë shtëpisë të së moshuarës. I riu shqiptar pasi kishte mbuluar fytyrën, ka hyrë në banesën e 70-vjeçares dhe nën kërcënimin e thikës ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. 27-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat, mirëpo autoritete greke kanë gjetur shenjat e gishtave dhe pritet të çohet drejt prokurorisë së qytetit Kos.

Read More

Një aksident ka ndodhur në Tiranë këtë të shtunë. Një makinë tip “Audi” është përplasur me një pemë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Liqenit Artificial. Deri më tani nuk dihet nëse nga ngjarja ka të lënduar. Po ashtu pritet një njoftim zyrtar nga policia për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti.

Read More

Në episodin e dhjetë, podcasti i moderuar nga kryeministri Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar katër të rinj nga vende të ndryshme të votës të cilët kishin ardhur në Tiranë ku dhe punojnë. Të ftuarit e kryeministrit në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë. Shefi i qeverisë gjatë kësaj bisede nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me të rinjtë të cilët duket se kanë gjetur veten në Tiranë. Nga ana tjetër kryeministri…

Read More

Të paktën 15 emigrantë të armatosur tentuan të merrnin peng një anije turke, Galata Seaëays, e destinuar pëe në Francë. Ngjarja ka ndodhur jashtë ishullit Ischia, në Gjirin e Napolit. Emigrantët, të armatosur me tika, tentuan të hynin dhe të rrëmbenin tragetin dhe ekuipazhin. Ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e planit të keqbërësve dhe normalizimin e situatës. “Rrëmbyesit e anijes u kapën. Gjithçka përfundoi mirë,” shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto. Anija Galata Seaways, e cila u nis nga porti Topcular në Turqi më 7 qershor, ishte nisur për në Francë në…

Read More

Personi që shihni në foton e mësipërme është shtetasi Klodian Kapedani nga Kavaja, i arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Mbi të rëndon akuza e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, teksa mësohet se ai blinte vota për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta, Fisnik Qosja, i cili arriti të zgjidhej kryebashkiak. Autoritet bëjnë me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar se Klodian Kapedani iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime,…

Read More

Policia e Serbisë ka arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në Nesalcë, Jetmir Ismailin, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ai lejoi shfaqen e një filmi nga Kosova të financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë. Në lidhje me ngjarjen, kanë reaguan Reagime nga KKSH-ja dhe Presidenca e Kosovës. Ndaj këtij veprimi të shtetit serb ka reaguar Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, sipas të cilit, aktualisht, i arrestuari Ismaili, është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc. “Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar…

Read More

Horoskopi, e shtunë, 10 Qershor 2023 Dashi Besnikëria ndaj punës suaj është një pjesë kyçe e suksesit tuaj – veçanërisht sot. Demonstrojeni këtë besnikëri duke shkuar një hap përtej asaj që pritet prej jush. Nëse nuk ndjeni dëshirën për t’iu përkushtuar kësaj shkalle në punën tuaj aktuale, atëherë gjeni një të re. Demi Nëse në botën tuaj lind një konflikt, duhet të keni parasysh se nuk ka asnjë tjetër për të fajësuar përveç jush. Mbajtja e synimeve tuaja të vendosura në një qëllim është e dobishme. Sigurohuni që të vazhdoni të jeni një lojtar i ekipit. Binjaket Niveli juaj i…

Read More

Nis heshtja elektorale në Mal të Zi. Fushata kaloi qetë, por në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa. Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 Qershor. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 ka lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Read More