Author: tirana

Për krahun e djathtë të sulmit, Milani, sipas “Tuttosport”, ka vendosur që objektivi kryesor mbetet Edon Zhegrova. Lojtari nga Kosova i cili aktivizohet për Lille është një talent i spikatur dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Kartoni i Zhegrovës vlen 15 milionë euro dhe në 22 ndeshje të luajtura në këtë sezon, ai ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së informacionit, për një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur në një lokal në Shijak, kanë organizuar punën për të neutralizuar konfliktin dhe për të arrestuar shtetasit përgjegjës. Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin Fabian Çalliku, 27 vjeç, banues në Shijak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, gjithashtu banues në Shijak. Nga këto…

Read More

Deputetja Flutura Açka ka kërkuar sot largimin nga Partia Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo është shprehur e revoltuar ndaj demokratëve të cilët kanë folur se deputetja po ndihmon kthimin në krye të PD të ish-kryetarit Lulzim Basha. Zonja Açka u shpreh se ndërkohë që demokratët përpiqeshin të përfitonin : një ngastër tokë apo një post për të afërmit”, ajo përpiqej t’i prezantonte botës Shqipërinë e bukur përmes artit të saj. Deputetja shtoi se derisa PD të bëhet ajo parti që duhet të jetë, ajo mund të lëvizë në një parti tjetër ku demokracia është e sanksionuar nga…

Read More

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre 4 vite më parë, një ndarje goxha e bujshme në showbizin shqiptar. Pas ndarjes shumica e çifteve nuk mbesin miq, por ndryshe ka ndodhur me Robertin dhe Norën. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Roberti i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Norën e ka shoqe dhe do e ketë gjithmonë. Po ti e ke shoqe akoma Norën? Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe. Ai foli dhe për vajzën Rene, ku tha se kalon shumë kohë me të…

Read More

Pas përfundimit të Big Brother Vip 2, kanë filluar aludimet lidhur me emrat të cilët do t’i bashkohen edicionit të tretë, ku mesa duket i pari që ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë ka qenë këngëtari Devis Xherahu. Këngëtari tek ‘Më lër të flas’ ka shprehur dëshirën se nëse do t’i jepej mundësia do të donte të përjetonte emocionet e BBVIP. Pjesë nga biseda: “Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë…

Read More

Infermierët, shoferët, mjekët specialistë, punëtorët e ndërtimit, personat përgjegjës për kujdesin ndaj fëmijëve, këto profesione ishin më të kërkuarat në Gjermani vitin e kaluar. Punëtorët e tyre nuk ishin të mjaftueshëm, pavarësisht pagës së madhe që ofrojnë këto profesione. Infermierët dhe teknikët Sipas faqes së internetit Paylab, infermierët dhe teknikët në Gjermani fitojnë nga 1500 deri në 4300 euro bruto. Shoferët Drejtuesit e autobusëve në Gjermani mund të fitojnë nga 1500 deri në 2600 euro në muaj. Mjekët specialistë Mjekët specialistë janë të radhës në listën e profesioneve deficitare në Gjermani. Një mjek që jeton vetëm në Gjermani fiton mesatarisht…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ketë një përballjes mes tij dhe Bashës për kreun e PD-së. Ai ironizoi duke thënë se “njësoj sikur të më thuash a do ketë një garë mes meje dhe Edi Ramës në PD, kaq është e ngjashme”. Sali Berisha: “Mund të më pyesje një garë mes meje dhe Ramës në PD, është kaq e ngjashme. Faktet s’janë për tu injornuar por për tu pasur parasysh, nuk ka asnjë stisje për këtë që them. Basha ishte në një proces penal, për këtë Rama pagoi McGonigal. Akuza ishte larje parash 720 mijë dollarë. Rama…

Read More

Një krim brenda familjes është parandaluar në Shkodër, ku si rezultat është arrestuar një 29 vjeçar. Sipas policisë për shkak të një konflikti për pronat nipi ka kanosur me armë zjarri xhaxhanë në fshatin Gimaj. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë 29 vjeçari, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi…

Read More

Rrëfimi i Arnold Schwarzenegger, i regjistruar nga një kamerë filmike, në një dokumentar tre-pjesësh të Netflix (që mban emrin e tij), zbulon fakte të shumta nga jeta e aktorit që deri më tani ishin të panjohura për fansat. Para kamerave Arnold zbuloi të gjitha sekretet familjare. Dhe gjithashtu për të kaluarën fashiste të babait të tij. Arnold lindi si djali i dytë i Aurelia dhe Gustav Schwarzenegger, një vit pas vëllait të tij Meinhard. Ata jetonin në fshatin idilik të Styrianit Thal, as dhjetë kilometra larg Grazit. “Edukimi ynë ishte shumë i vështirë. Në shtëpi kishte shumë brutalitet”, ka pranuar…

Read More

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tronditi Britaninë e Madhe të premten duke dhënë dorëheqje si ligjvënës, pasi iu tha se do të sanksionohej për mashtrimin e Parlamentit. Johnson dha dorëheqjen pasi mori rezultatet e një hetimi nga ligjvënësit për deklaratat mashtruese që ai bëri në Parlament për një seri ndejash qeveritare që thyen rregullat gjatë pandemisë së COVID-19, kohë kur ai ishte në pushtet. Në një deklaratë të gjatë dorëheqjeje, Johnson akuzoi kundërshtarët se po përpiqeshin ta dëbonin atë dhe la të kuptohej se karriera e tij politike mund të mos ketë përfunduar ende. “Është shumë e trishtueshme që po largohem…

Read More

Zëvendës Presidenti i Interit, Javier Zanetti, u dërgoi një mesazh lojtarëve “zikaltër” përpara finales së Championa League ndaj Manchester Cityt këtë të shtunë. Duke folur për mediet italiane, Zanetti falenderoi lojtarët, ndërsa u kërkoi të kurorëzojnë ëndrrën. “Djema, faleminderit që na dhatë mundësinë të përjetojmë këto emocione, le të shkojmë dhe të kurorëzojmë ëndrrën”-u shpreh ai.

Read More

Sali Berisha në një bashkëbisedime me qytetarët në rrjetin sociale Facebook, u bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të mos rëndojnë më tej krizën në Kosovë me Edi Rama. ‘Edi Rama propozoi, jashtë çdo lloj kodi, në një ndërhyrje flagrante në punët e një vendi, projektin e të ashtuquajturit Asociacion. Pa asnjë tagër, pa asnjë autoritet. Ky projekt sigurisht u hodh poshtë nga të gjitha forcat politike të Kosovës. Pasi Kosova nuk e pranoi atë, u detyrua dhe padroni i Ramës të thotë se ai nuk na përshtatet. Por, Edi Rama atë projekt e mori nga sivëllai i tij, padroni i…

Read More