Dy të mitur, të moshës 14 vjeç, janë konfliktuar sot me njëri-tjetrin në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Si pasojë, njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela, janë rikthyer në ambientet e Universitetit të Utrehtit në Holandë, aty ku edhe konsoliduan lidhjen e tyre të dashurisë. Basha njofton se ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit të Utrehtit, teksa kujton me plot emocione vitet e studimit. “Plot emocion dhe kujtime të bukura rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrehtit. Me ftesë të Rektorit morëm pjesë në pritjen për ish-studentët, një traditë e veçantë e universitetit, që na bashkon me miq dhe kolegë të rinj dhe të vjetër, në një vëllazëri…
Beatrix Ramosaj bën sot 29 vjeç. E në ditën e saj speciale, Albani ka zbuluar një sekret. Këngëtari ka treguar se ai dhe motra e tij do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz. Kënga do të titullohet “Gin Tonic” dhe do të publikohet me 30 Qershor. “Po ju lajmëroj pa lejën e Einxhelit, s’po e bëj tag me shpresën që nuk do ta shikojë”, ka shkruar Albani krahas njoftimit të tij.
Detektivja Shkënda Lili, teksa fliste për veçantitë dhe rreziqet që e shoqërojnë në zhvillimin e këtij profesioni, u shpreh se po t’i ndajmë tradhtitë sipas profesioneve, politikanët dhe biznesmenët janë ata që mbajnë vendet e para. Pjesë nga biseda në “S’e luan Topi”: Shkënda Lili: Më shumë tradhtojnë të pasurit. Erjona Rusi: Artistët, politikanët apo biznesmenët? Shkënda Lili: Më shumë janë politikanët dhe biznesmenët, artistët nuk po i fus këtu. Erjona Rusi: Pra, prapë dalim tek ata që kanë më shumë para Shkënda Lili: Në Shqipëri mbajnë dy lidhje njëkohësisht, edhe familjen, edhe lidhjen me të dashurën.
Sali Berisha ka reaguar me rastin e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Ish-kryeministri u shpreh se Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë sonë kombëtare, sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët u rilindën nga pushkët e tyre. Postimi i plotë:Kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë.Sot 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që rilindi dhe ngriti në këmbë si vigan kombin shqiptar.Miq, sot 145 vjet më parë u mblodhën në qytetin e Prizrenit personalitetet më të shquara politike, ushtarake dhe fetare të kombit tonë dhe themeluan aty ‘Lidhjen…
James Rubin, koordinatori i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin e Shtetit, një qendër që drejton përpjekjet amerikane jashtë vendit, kundër dezinformimit, thotë se Kina dhe Rusia po bëjnë fushata të fortë në këtë drejtim, në të gjithë botën. Një nga rajonet që ka qenë shpesh objektiv i dezinformimit është Ballkani. Gjatë një interviste me Zërin e Amerikës Nike Ching, zoti Rubin ndalet tek përpjekjet e Uashingtonit për të siguruar atë që e quajti integritet të informacionit në rajonin e Ballkanit, që ngjashëm me integritetin territorial, siç tha ai, nuk duhet të cënohet. Qendra për angazhim Global në Departamentin e…
Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në shtator 2022, por ajo mbetet një person dhe monarke e dashur në zemrat e britanikëve dhe më gjerë. Pak orë më parë, përmes llogarisë së pallatit në Instagram, është postuar një foto e saj në moshën 21-vjeçare. Ishte dita kur ajo u emërua nga babai i saj në urdhrin e familjes mbretërore, me xhaketën e saj të dukshme në një pallto dhe kapelë.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se para arrestimit, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka takuar persona me të cilët kishte bashkëpunuar në zgjedhjet lokale të 14 majit. E ftuar në studion e “Kjo Javë”, Lala u shpreh se Dako rrezikon deri në 7 vite burg, dhe se situata e tij mund te rëndohet për sa kohë SPAK ka vullnetin të zgjerojë hetimeve. Pjesë nga diskutimi në studio: Nisida Tufa: Arrestimi i Vangjush Dakos. Klodiana Lala: Erdhi nga biznesi dhe vijoi si politikan vendor. Zoti Dako duket se ishte i vetëdijshëm për arrestimin, Avokati i tij pretendon se u vetëdorëzua, por se thuhet se…
Policia italiane ka vënë një pranga një shqiptar, ndaj të cilit kishte një urdhërarresti ndërkombëtar. Shqiptari, i cili ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, u arrestua në një hotel në Mosano Adriatico. Theksohet se gjithashtu ka qenë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri në 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosë. Ngjarje e njohur ndryshe si masakra e Velipojës ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku për vendosjen e çadrave të plazhit. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.…
Deputeti Tomor Alizoti, duke folur për përçarjen në Partinë Demokratike, u shpreh opozita duhet të merret seriozisht me problemet e brendshme. Në emisionin “Kjo Javë”, ai theksoi se beteja mes Bashës dhe Berishës nuk sjell asgjë për demokratët. I pyetur për arrestimin eVangjush Dakos dhe lirimin e Saimir Tahirit, ai tha: “Ka dy standarde, njerëz që kanë bërë krime më banale, harrohen burgjeve të Shqipërisë. Po ata janë jetimë? Kjo është fatkeqësi. SPAK godet njerëzit që janë duke rënë, por që janë në oponencë me Ramën. Ta marrim që nga Tahiri, Ahmetaj. Fillimisht sulmohen politikisht, pastaj merret SPAK.”
Klodian Kapedani u arrestua dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Kapedani mësohet se ka blerë vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, për kandidatin e Sali Berishës dhe Ilir Metës që përmbysi rezultatin në minutat e fundit, Fisnik Qosja. Sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto, Klodian Kapedani shfaqet në krah të Fisnik Qosjas.Sipas hetimeve të bëra, Klodian Kapedani, në datën 14 qershor 2023, ditë kur u zhvilluan zgjedhjet vendore, ka premtuar dhe ofruar shuma monetare për të inkurajuar të tjerët të…
Forcat ukrainase kanë nisur kundërofensivën e madhe të tyre për të çliruar zonat e pushtuara nga rusët. Mediat ndërkombëtare raportojnë se kundërofensiva ka nisur me disa sulme sporadike, me qëllimin parësor për të testuar linjat e mbrojtjes së armikut. Në një video të shpërndarë nga vetë ukrainasit në rrjetet sociale, duket momenti kur tre blinda të mbushur me ushtarë sulmojnë një pozicion të rusëve në rajonin e Zaporizhias.