Mali i Zi mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga rivendosja e pavarësisë së vendit në një referendum në vitin 2006. Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë. Lista e parë në fletëvotim është lista e Partisë Boshnjake (BS), drejtues i së cilës është lideri i BS, Ervin Ibrahimoviç. E dyta është lista e Iniciativës Qytetare Kroate, e udhëhequr nga kreu i asaj partie, Adrijan Vuksanoviç, dhe e treta është lista e Lëvizjes Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, e kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë Vladimir Leposaviç. Lista e Partisë Popullore Socialiste…
Author: tirana
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga reshje dhe rrebeshe të shkurta lokale pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten 11-20 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rënie 20 -22°C në veri, 23 -28°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.
Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës. Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare. “MIRËMËNGJESI dhe me lajmin e bukur të rikthimit të Festivalit Folklorik Kombëtar në Kalanë e Gjirokastrës së zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.…
Dashi Përpiquni të jeni pranë njerëzve të rëndësishëm të jetës tuaj, ndani kohë të mjaftueshme për dashurinë dhe familjen. Ju nuk mund të mendoni vetëm për karrierën tuaj, të afërmit tuaj janë gjithashtu shumë të rëndësishëm. Demi Hëna nuk është tamam në favorin tuaj ndaj bëni kujdes nga çdo shqetësim në jetën në çift. Ju rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe të bëni dëm, numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni flisni. Binjakët Ka ardhur koha për të bërë të qartë se çfarë nuk funksionon në dashuri. Në familje ka disa gracka por së shpejti do të arrini…
Man City shkruan historinë. Qytetarët kanë mposhtur 1-0 Interin në finalen e madhe të Stambollit duke ngritur për herë të parë kupën me “veshë të mëdhenj”. Heroi i finales ishte spanjolli Rodri i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68′ pas një asistimi të Bernardo Silvës. Ky është trofeu u tretë për këtë sezon.
City ka kaluar në avantazh ndaj Interit në minutën e 68′ Rodrin vijon..
Dërgimi i forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit për misione humanitare apo emergjenca civile, si edhe kalimi i forcave të huaja ushtarake brenda territorit është i rregulluar me ligj. Por koha e gjatë e harxhuar nga institucionet e larta në Shqipëri, për të dërguar trupa shqiptare në Turqi, në ndihmë të situatës së krijuar pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit ka nxjerrë në pah probleme të zbatimit në praktikë të ligjit. Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një projekt për ndryshime të ligjit aktual. Në draftin e nxjerrë për konsultim publik, vendimi për dërgimin e forcave ushtarake jashtë vendit për…
Kevin De Bryne i pafat. Mesfushori u largua nga fusha në minutën e 37 ‘ si pasoje e një dëmtimi, teka në në vend të tij hyn Foden.
Gjeneral brigadieri amerikan në pension, Kevin Ryan, është një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Belfer për Shkenca dhe Çështje Ndërkombëtare në Shkollën Kennedy të Harvardit, dhe shpeshherë komenton konfliktin në Ukrainë dhe çështje të tjera botërore. Ai foli me Shërbimin Gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë rreth asaj se kush dhe pse e ka shkatërruar digën Nova Kahovka dhe si mund të ndikojë në kundërofensivë ukrainase apo çfarëdo plani tjetër në fushëbetejë. Ai po ashtu foli për dështimet e perceptuara të Perëndimit për të parandaluar presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Ai argumentoi se…
Menjëherë pas investimit në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit të Burrelit, firma fituese e tenderit ka nisur riasfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit. Mësohet se nuk po asfaltohen vetëm ato pjesë të rrugëve të dëmtuara nga hapja e kanaleve dhe shtrirja e tubacioneve, por sipas kontratës së nënshkruar në fillim të punimeve të ujësjellësit po kryhet riasfaltimi i çdo rruge. Burime pranë Bashkisë Mat i thanë tirananews.al se është premtuar edhe asfaltimi i disa rrugëve të tjera në lagjet periferike të qytetit. Janë asfaltuar dhe janë në proces edhe disa rrugë të fshatrave të Matit.
Dy persona janë konfliktuar pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në Unazë të Re. Sipas Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për dy persona, të identifikuar me inicialet Xh. G. dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Bashkë me 2 të përfshirët në sherr, ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja shtatzënë e shtetasit A. T., e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Opinionisti i “Big Brother Vip”, Arbër Hajdari ka rrëfyer jetën e tij dhe veçanërisht lidhjen që ka me të ëmën. I ftuar në “S’e luan Topi”, ai tregoi se nëna e tij ka vuajtur që prej 20 vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe se ka përjetuar disa herë vdekje klinike. “Mami nuk ishte thuajse asnjëherë me ne në festa apo raste. Edhe babi po ashtu nuk ishte se ishte me mamin, e shoqëronte pas vizitave. Ky kalvar na bëri të brishtë edhe me njerëzit që vuanin, por më të fortë për të përballuar në jetë. Mamit i ka ndodhur…