A po përdor presidenti rus Vladimir Putin sozitë e tij në daljet publike? Thashethemet dhe dyshimet kanë disa muaj që kanë marrë jetë, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, por tanimë deklarata e autoriteteve të Kievit i dha tonë serioziteti çështjes. Fotot e ekzaminuara tregojnë dallimet në tiparet e fytyrës së presidentit rus Vladimir Putin, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë tezën e inteligjencës ukrainase. “Cari”, sipas analistëve, ka të paktën 3 versione të tij. Në reagimin zyrtar të Kremlinit, Dimitri Peskov i mohoi të gjitha aludimet duke u përgjigjur se kjo është një tjetër gënjeshtër. “Shikoni vetë se…
Author: tirana
Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën dhe merr zyrtarisht të pandehur ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është thënë Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit i është komunikuar akuzat e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Pritet ti komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha. Kujtojmë se Arlind Gjokutaj së bashku me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pasi akuzohen se firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 milionë euro…
“Kryeministri Albin Kurti është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, ai vazhdon të mbetet një partner”, është shprehur emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Deklarata vjen pak ditë pas raportimeve në media se Albin Kurti mund të shpallej “non grata” nga SHBA për shkak të situatës në veri të Kosovës. Në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, Escobar ka theksuar Kosova dhe vazhdon të jetë partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Më duhet ta bëj të qartë. Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i…
Deputeti Saimir Korreshi kërkon përjashtimin e urdhëruesve të dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së zyrtare. Duke iu referuar deklaratave të Bashës si dhe standardit të vendosur nga Këshilli Kombëtar më 15 janar të vitit të kaluar, Korreshi shkruan se dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. “Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj…
Ascociacioni është çelësi i rikuperimit të raporteve mes Kosovës dhe SHBA. Analistët në Kosovë, thonë se krijimi i Bashkësisë së Komunave me shunicë serbe është një detyrim për shtetin kosovar. Rregullimi i raporteve, bëhet me Kurtin në qeveri. SHBA ka kërkuar nga Kosova çtensionimin e situatës në veri, largimin e policisë nga 4 komunat veriore dhe krijimin e Asociacionit, për të cilin është rënë dakord në Bruksel me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. 3 mjete të tjera lundruese (2 “Jet Ski” dhe 1 gomone) u bllokuan gjatë fundjavës. Secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Dhërmi, në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të kufirit, për forcimin…
Lokali ZINS i këngëtarit të njohur, Noizy, u përfshi nga flakët. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve. Në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të flakë do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë. “Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim. View this post on Instagram A post shared by…
Një operacion i shkallës së lartë të vështirësisë u krye me sukses nga ekipi i Shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, duke i shpëtuar jetën pacientes 79-vjeçare të prekur nga një sëmundje e rëndë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale. “Një tjetër histori suksesi nga ekipi i Shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku është kryer operacion i shkallës së lartë të vështirësisë, duke i shpëtuar jetën pacientes 79-vjeçare të prekur nga një sëmundje e rëndë. Një punë fantastike e ekipit me Prof. Asc.…
Këtë të dielë Mali i Zi zhvillon zgjedhjet parlamentare të tretat brenda 9 muajve dhe të dymbëdhjetat që nga vendosja e pluralizmit politik në vend. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 kanë votuar 5,42 për qind e votuesve. Kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha tha se për momentin nuk ka asnjë kundërshtim apo parregullsi që mund të ndikojë në rezultatet e votimit. Të dhënat e KSHZ-së tregojnë se 5,15 për qind e votuesve kanë votuar në Andrijevicë deri në orën 09:00, 7,12 për qind në Tivar, 5,3 për qind në Berane, 4,2 për qind në…
Në Itali është arrestuar një nga autorët e masakrës së Velipojës në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas një sherri për shezlongët. Lajmi u raportua një ditë më parë nga mediat italiane, ndërsa sot konfirmohet edhe nga Policia e Shtetit. Në pranga ka rënë Elmilind Dyli,i cili mbeti i plagosur në atë masakër dhe akuzohet se është njëri prej autorëve. Njoftimi Vijon bashkëpunimi i suksesshëm më partnerët, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje…
Fjalimi-manifest i Dritëroit në Kongresin e 10-të të PPSH (sh. 10 qershor 1991), i cili shënoi njëkohësisht shndërrimin dhe krijimin e Partisë Socialiste Kongresi i 10-të i Partisë së Punës, i mbledhur në atmosferën e pluralizmit politik partiak, është quajtur kongresi i rinovimit. Me këtë ai merr përsipër një barrë të rëndë dhe të vështirë. Është një gjë optimiste se në gjirin e Partisë së Punës ka një potencial të madh forcash, duke përfshirë dhe potencialin e shëndetshëm intelektual. Por rinovimi serioz bëhet atëherë kur njihen rrënjësisht gabimet dhe kur lind një botëkuptim dhe mentalitet i ri, krejtësisht i ndryshëm…
Nesër Partia Socialiste e Shqipërisë do të festojë 32 vjetorin e krijimit të saj. Kryetarët e Asambleve të PS të 61 bashkive, deputetët, kryetarët e bashkive që fituan më 14 Maj, delegatët e Kongresit, kryetarët e PS të të gjitha Njësive Administrative në vend si dhe njerëz me kontribute janë ftuar në Pallatin e Kongreseve, raporton TiranaNews. Përvjetori do të kulmojë në orën 18.30 me fjalën e kryetarit të PSSH, Edi Rama. Pastaj do të vijojë me aktivitete të tjera.