Europa kërkon të pavarësohet më shumë në fushën e mikroelektronikës dhe chip-ave nga Kina dhe SHBA. Tani BE ka startuar një program të madh ndihme, nga i cili përfitojnë kompanitë europiane, edhe ato gjermane. Për të qenë më i pavarur si nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program miliardësh ndihme për industrinë e mikroelektronikës dhe chip-ave. Sipas të dhënave të komisares së BE për konkurrencën, Margrethe Vestager me këtë program mundësohen duzina projektesh. Vestager e cilësoi industrinë e mikrochip-ave si “shtyllën e ekonomisë”. Europa duhet të përmirësojë këtu aftësitë e saj. “Ne duhet…
Author: tirana
Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali i këngëtarit të njohur, Noizy, u përshi nga flakët. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve. Sakaq, në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të flakë do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë. “Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.
Prej disa ditësh Luiz Ejlli ka udhëtuar në Amerikë ku do të performojë në disa vende. Këngëtari ka nisur me koncertet dhe fansat e tij në Amerikë e kanë pritur më së miri. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku Luizi shihet në skenë i mbushur me dollarë. Këngëtari ka interpretuar disa nga hitet si: “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”. View this post on Instagram A post shared by luiiz_kiara (@luiiz_kiara)
Dasma e Elgitit dhe Kleas vërtetoi një herë e mirë lajmet se Olsi dhe Egli i kanë dhënë fund lidhjes. Më parë aktori shihej kudo në shoqërinë e partneres, ndërsa në ceremoni ishte i vetëm. Së fundmi në rrjet po përflitet se mamaja e Olsit mund të jetë arsyeja pse dyshja janë ndarë. Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. Kjo i ka bërë jo pak përshtypje fansave sepse Egli e ndjek ish-partnerin e saj, Olsin. Kujtojmë se ajo nuk e uroi “ish-vjehrrën” as për ditëlindje.
Tre turistë britanikë raportohen të jenë zhdukur pasi një jaht u përfshi nga flakët në Detin e Kuq të Egjiptit. Në bord ndodheshin 29 persona, 26 nga të cilët janë shpëtuar. Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamje të jahtit, i cili po shkrumbohej nga flakët. 26 personat e shpëtuar për fat të mirë nuk kanë pësuar lëndime. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova qëndron prapa vlerave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, megjithatë tha se rruga për qetësimin e situatës në katër komunat veriore duhet të nisë me largimin e siç i quajti ai, bandave kriminale atje. “Rruga përpara për qetësim dhe për normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale para objekteve të komunës ndaj zyrtarëve të Policisë, ndaj ushtarëve të NATO-s, ndaj gazetarëve dhe ndaj kryetarëve të komunave”, deklaron Kurti. Ai tha se prania e policisë në veri mund të zvogëlohej në mënyrë propercionale vetëm nëse largohen siç…
Pas kallëzimit për manipulimin e zgjedhjeve në bashkinë Kuçovë dhe akuzave për funksionarët e KZAZ-ve, Lefter Maliqi njofton tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme. Në një postim në Facebook thotë se “s’keni parë gjë akoma” duke shtuar se të hënën do të bëjë tjetër kallëzim për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë. “SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante. Çdo provë në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat…
Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike parazgjedhore në këto zgjedhje parlamentare, “Forumi Shqiptar”, Aleanca për Shqiptarët dhe Unioni shqiptar. 15 parti politike, koalicione dhe aleanca janë në garë për 81 vende në Parlament. Partia Europa Tani e presidentit Jakov Milatovic pritet të marrë 2 të 3 e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç dhe pakicat kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shteteror. 7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave kombëtare që mund të jenë vendimtare që të arrihet numri prej 41 deputetësh nga 80…
Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pasi i është drejtuar qendrës së votimit u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ai shpreh se kontributi i tij dhe i partisë që drejton do të vijojë të jetë i njëjtë deri në përcjelljen e plotë të vlerave që përfaqësojnë. “Atmosfera është shumë e relaksuar. Është shumë kënaqësi që si kryeministër të konstatoj se gjendja është shumë më mirë se ka qenë më parë. Nuk ka tensione. Partitë politike shumicën e debateve e kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe drejtimin e shtetit tonë drejt BE-së. Shpresoj se në këtë…
Për të pestin vit radhazi u zhvillua sot në Parkun e Liqenit të Farkës trigarëshi në not, vrap dhe çiklizëm Tirana Triathlon me pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga shumë vende të tjera sidomos të rajonit të Ballkanit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve të fituesve të të 3 disiplinave u shpreh i lumtur që sporti e sidomos këto gara po kthehen në një traditë të përvitshme në qytetin e Tiranës. Kjo tha Veliaj falë investimeve që e bëjnë të mundur, ku veçoi Parkun e ri të…
Futbolli italian u rikthye në majën e Evropës, me tre ekipe në tri finalet e UEFA-s, por fundi ishte i hidhur. Brenda 10 ditësh, të tre ekipet italiane, Fiorentina, Roma dhe në fund Inter, nuk arritën të fitonin asnjë trofe, duke bërë që zhgënjimi i tifozëve “azzurr” të ishte i madh. Tre ekipet italiane zhvilluan tri finale të mira, por detajet bën që në fund të mos festonin. Fiorentina u mposht nga West Ham në finalen e Conferencë League me një gol në minutën e 90-të, Roma humbi Europa League nga ruleta e penalltive ndërsa Inter humbi Champions që e…
Napoli vijon të jetë në kërkim të një trajneri për sezonin e ri, pasi Luciano Spalletti vendosi të tërhiqet menjëherë pas festës për titullin kampion. Së fundi ka fituar pikë emri i portugezit Paulo Sousa, i cili aktualisht drejton Salernitanën dhe e njeh mirë Serinë A, pasi më herët ka qenë edhe në pankinën e Fiorentinës. Emra të tjerë që janë në listën e kandidatëve janë edhe Luis Enrique, Christophe Galtier de Rudi Garcia, me të parin dhe të fundit që gjithashtu kanë drejtuar më herët Romën në Itali. Plani i presidentit të klubit është që të gjejë trajnerin brenda…