Author: tirana

Lëvizja “Europa Tani” e Presidentit Jakov Millatoviç është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zhvilluara të dielën në Malin e Zi. Por ajo nuk do të mund të bëjë e vetme qeverinë dhe se do të duhet të provojë krijimin e një koalicioni me parti të tjera. Lëvizja “Europa tani” që drejtohet nga Milojko Spajiç ka marrë 25.9% të përkthyera në 23 mandate në parlamentin me 81 vende. Ajo ndiqet me një rezultat të ngushtë nga koalicioni “Së bashku” i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve të ish-Presidentit Milo Gjukanoviç me 23.9% të votave që sipas të dhënave paraprake…

Read More

Dashi Një javë e rëndësishme po fillon për verën tuaj. Gjithçka do të varet nga koha juaj. Mbani sytë hapur dhe lexoni sinjalet që do t’ju vijnë sa më mirë. Mos e humbisni mundësinë që do të zbulohet. Demi Drita e Hënës ju përqafon në këto ditë vere, në të cilat jeni të mbrojtur edhe nga ndikimi i Uranit dhe Saturnit. Këto do të jenë ditë qetësie dhe stabiliteti, të tronditura nga ardhja e një sërë lajmesh intriguese. Mundohuni të përfshini edhe njerëzit e afërt në fatin tuaj. Binjakët Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh pa pushime tani keni arritur…

Read More

Qendra e votimit në Malin e Zi u mbyllën, teksa shumë shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të sjellë një qeveri të re për të zbatuar reformat ekonomike, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për ta çuar vendin anëtar të NATO-s më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Votimi është i pari në republikën ish-Jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet. Pjesëmarrja e regjistruar një orë pas mbylljes ishte 50.8%, shumë më e ulët se ajo e regjistruar në zgjedhjet e vitit 2020…

Read More

Një pjesë e një ure është shembur mbi një autostradë në Filadelfia të SHBA-së, pasi një kamion mori flakë. Të gjitha korsitë e Interstate 95 janë mbyllur në të dy drejtimet në Filadelfia Verilindore pasi një autostrada u bllokua të dielën në mëngjes, konfirmuan zyrtarët e qytetit. I-95 është autostrada kryesore ndërshtetërore veri-jug përgjatë Bregut Lindor, që shtrihet nga Florida në Kanada. Policia e Shtetit të Pensilvanisë mbylli autostradën në të dy drejtimet, sipas Joy Huertas, një zëdhënëse e zyrës së kryetarit të bashkisë së Filadelfisë. “Shmangni zonën”, tha Zyra e Menaxhimit të Emergjencave në një postim në Twitter. “Planifikoni…

Read More

Qershitë përmbajnë shumë vitamina C dhe beta-karoten, vitamina B6 dhe K, acid folik, minerale kalium, hekur, bakër, mangan, kalcium, magnez, fosfor, zink dhe kobalt. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra vegjetale, të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë, ndërsa prania e celulozës rregullon tretjen. Frutat më të errëta janë më të shëndetshme, sepse kanë një përqendrim më të lartë të antocianit dhe kanë një efekt më të madh antianemik. Ato përmbajnë melatonin e cila ndihmon në relaksimin. Para se t’i konsumoni, duhet t’i lani mirë me ujë të ftohtë. Sipas “Medical Daily”, doza ideale do të ishte…

Read More

Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë në Europë “Air Defender 23”.Manovrat ajrore do të zhvillohen gjatë periudhës 12-23 Qershor ndërsa disa zona fluturimi do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil. Autoriteti i Aviacionit Shqiptar bën me dije se për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Institucionet e linjës si Eurocontrol , Autoritetet e Aviacionit Civil, Albcontrol dhe Aeroporti Tirana International po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.Stërvitja e NATOS “Air Defender 23” përfshin 25 Shtete mbi 10 mijë trupa dhe 220 avionë. Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi…

Read More

“How to Pay Back the Sun?” titullohet ekspozita e artistit gjerman Dennis Buck e çelur nga Qendra për Hapje dhe Dialog. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim i COD me bashkinë e Tiranës. Buck tenton të dalë përtej procesit klasik e të zakonshëm të të pikturuarit, duke kërkuar forma alternative që natyra fal, duke u kthyer edhe pas në kujtimet e tij, ku silikoni është një ndër materialet e parapëlqyera të procesit të tij krijues. Për artistin gjerman është shumë e rëndësishme mënyra se si komunikojmë dhe se ide të ndryshme kërkojnë mënyra të ndryshme komunikimi. Ekspozita do të qëndrojë…

Read More

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi së fundmi se do të shmangë Luftën e Tretë Botërore nëse zgjidhet në vitin 2024, duke përsëritur se mund t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh. “Unë jam i vetmi kandidat që mund të bëjë këtë premtim: Unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore,” i premtoi Trump auditorit në një takim në Karolinën e Veriut. Ai vazhdoi të deklarojë se “bota është shumë pranë Luftës së Tretë Botërore”, por premtoi se do ta ndalojë katastrofën sepse ai di se si të “mirëkuptohet” me liderët globalë. Trump paralajmëroi se liderët…

Read More

Për të fituar rolin që do ta bënte të famshëm, Pierce Brosnan i duhej vetëm të vishte një kostum të mirë. Sapo kishin filluar vitet 1980, dhe ai dhe gruaja e tij e parë, aktorja australiane Cassandra Harris, lëshuan me qira shtëpinë e tyre në Londër dhe u nisën për të provuar fatin e tyre në Los Anxhelos. Në vitin 1980, Brosnan kishte bërë debutimin e tij në film me një rol të vogël në “The Long Good Friday”, në të cilën ai luajti Irlandezin Nr.1, një vrasës të IRA-s. Një vit më vonë, mori rolin kryesor në filmin “The…

Read More

Interi nuk arriti të triumfonte në Champions duke humbur me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Mançester Sitit. Shumë lot trishtimi dhe hidhërimi për klubin po ashtu edhe për tifozët. Ndërkohë ata që kanë festuar padyshim kanë qenë rivalët e tyre në Itali. Eva Padlok, ose siç njihet ndryshe tifozja e zjarrtë e Juventusit ka publikuar foto hot dhe video nga plazhi. Ajo shfaqet më seksi se kurrë si dhe e lumtur për humbjen e zikaltërve.

Read More

Një grup prej pesë personash, pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në shitjen e kokainës, është shpërbërë pasi pjesëtarët e tij janë arrestuar nga autoritetet greke. Mësohet se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili kishte si detyrë edhe gjetjen e klientëve. Operacioni për arrestimin e tyre është bërë javën e kaluar nga Departamenti i Prokurorisë në Patra, ndërsa personat akuzohen se trafikonin drogën në Achaia dhe Attiki. Nuk dihet ende burimi ku drejtuesi shqiptar siguronte drogën, por janë zbuluar banesat në Pire ku fshihej kokaina. Megjithatë, për të mbuluar gjurmët, anëtarët e organizatës kriminale përdorën një kafene…

Read More

Në fshatin Dushar, pranë Korçës është regjistruar një situatë e vështirë si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dherash nga shpati i malit pranë zonës. Gazetarja Lorena Kodra ka raportuar për BalkanWeb se po punohet për të shpëtuar këmbët e urës në një vend me probleme të madha hidrogjeologjike . Kjo situatë është krijuar nga reshjet e shirave që kanë përfshirë juglindjen e vendit ditëve të fundit ndërkohë që në terren kanë zbritur punonjës së ndërmarrjes së rrugëve që po bëjnë të mundur largimin e këtij masivi dherash që rrezikon seriozisht urën e fshatit e në këtë mënyrë izolon dhe…

Read More