Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit, kjo nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur në drejtim të lumit pistoletën që mbante në brez. Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një…
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për 24-vjetorin e Çlirimit. Meta ka ndarë urimet e tij nëpërmjet në postimi në Facebook, ka falënderuar NATO-n për vendosjen e paqes dhe dhënies fund të gjenocidit. “Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien”,-shkruan Meta. Postimi i plotë Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet…
Nga: Fatos Hoxha Nuk ishte e vështirë të imagjinohej degradimi i PD-së deri në këtë pikë, sikurse nuk është e vështirë të parashikohet rënia edhe më thellë e saj në humnerën e vetshkatërrimit, pas vendimeve të fundit konfuze dhe hileqare të grupit parlamentar dhe të kryesisë së partisë. Njerëzit janë turrur të zënë karriken bosh dhe nuk duan t’ia dinë se karrikes i janë kalbur këmbët dhe nuk mban dot më. Të thuash sot “unë e dija se do ndodhte kështu” nuk është mburrje. Ështe dhimbje. Dhimbje që mund të qetësohet vetëm nëse tregon, se çfarë ke bërë që kjo…
Sot Kosova shënon 24-vjetorin e Çlirimit dhe kryeministri Edi Rama në urimin e tij, ka një thirrje të drejtpërdrejtë për Albin Kurtin, që të reflektojë dhe t’i japë fund grindjes me aleatët, që ai e quan absurde. Po ashtu Rama ka vënë theksin se pa aleatët nuk do kishte sot as Republikë të Kosovës dhe as liri e demokraci për shqiptarët, për rrjedhojë shton se vendi duhet të dalë nga ky qorrsokak me dialog dhe jo polici. “Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve,…
50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara u vendos 24 vite më parë në Kosovë. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. E vlerësuar nga ata…
Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç dhe koalicioni URA me të cilin mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare thotë se do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi. “Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushate, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai. Duke komentuar deklaratën e Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani, se nuk do të formojë qeveri me Urën, Abazoviç tha se “E kemi qeverinë, presim parlamentin”. “Kushdo që dëshiron të vendosë prioritet interesin kombëtar është partneri ynë. Ne…
Ditët kur zgjoheni të rënduar dhe me sy të fryrë, me siguri që ju kanë ndodhur të paktën një herë në jetë. Nëse përjetoni shpesh sy të fryrë, duar apo këmbë të rënduara kjo mund të ketë disa arsye duke filluar që nga mbipesha apo alergjitë. Në rastet kur nuk vuani nga ndonjë alergji, me siguri shkaku kryesor është sasia e madhe e kripës që ngec në trup nga ushqimet. Fryrja e trupit Kur konsumoni ushqime shumë të kripura dhe nuk pini mjaftueshëm ujë, qelizat tuaja do të kenë tendencën të humbasin balancën e tyre. Konsumimi i sasive të mëdha…
Partia Socialiste e Shqipërisë do të festojë këtë të hënë 32 vjetorin e krijimit të saj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 32-vjetorit të krijimit të partisë. “Fitorja e thellë dhe e padiskutueshme në 14 Maj është “dhurata” më e bukur për këtë 32-vjetor. Një “dhuratë” që duhet dhe do të na bëjë edhe më të përgjegjshëm në qeverisjen e vendit, falë aftësisë sonë për tu vetkorrigjuar e përmirësuar”,-shkruan Gjiknuri. Postimi i plotë Gëzuar PS! Një falënderim i përzemërt sot për ata burra e gra, vajza e djem…
Mëngjesin e sotmë një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ngurrëz të Lushnjes, duke i marrë jetën një personi. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet me drejtues shtetasin A. Sh, 32-vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues një 28 vjeçar. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Sh.M. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Një atentat mafioz është regjistruar në San Cipriano D’Aversa, Itali. Djali i Sebastiano Caterino l’Evraiuolo, një bos i mafias italiane i vrarë më 31 tetor 2003, shënjestër e atentatit. Tammaro Caterino, 44 vjeç ndodhej së bashku me një shtetas shqiptar në makinë kur ata janë shënjestruar dhe goditur nga plumbat e dy personave, të cilët kanë mundur të arratisen para se të mbërrinte policia. Konlfikti duket se ka ardhur pas debateve për marrjen me qira të një makinës ku ndodheshin Caterino dhe shtetasi shqiptar.
Këtë të të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime, por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore-malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Partia Socialiste e Shqipërisë do të festojë këtë të hënë 32 vjetorin e krijimit të saj. Postimin e mëngjesit, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama e ka nisur me një urim. Në mesazhin e tij, Rama thekson se PS-ja nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat “MIRËMËNGJES dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë…