Author: tirana

Silvio Berluskoni pas qëndrimit në spital, këtë të hënë u nga nga jeta në moshën 86 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Një ndër momentet që do të mbahet mend nga ish-kryeministri Berluskoni në raport me Shqipërinë është edhe ajo që bëri në një takim që zhvilloi me Sali Berishën në Romë. Në një konferencë për shtyp, pas takimit me Berishën në vitin 2010, Silvio Berluskoni nuk ngurroi të ngacmonte disi pa takt kryeministrin shqiptar. Teksa ish-kryeministri shqiptar angazhohej për moratoriumin e skafeve dhe se nuk do të lejonte që skafistët të mbysnin shqiptarë të pafajshëm në det,…

Read More

Për dosjen e bujshme të Inceneratorin e Fierit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën për inceneratorin e Fierit. Me gjykim te shkurtuar shkon në 6 vite e 8 muaj burg. Për Alqi Bllakon kërkon 7 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton kërkon 12 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite. Koka dhe Bllako mungojnë në seancë, kërkohet konfiskimi i pasurive. Prokurori Dritan Prençi lexoi sot pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por u përfaqësuan nga avokatët…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram do të mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar këtë të martë, ku dop të flitet për gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë. Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe…

Read More

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Pas kësaj, Osmani, Kurti dhe Konjufca, do të bëjnë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s. Ata kanë bërë homazhe edhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe te ai i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh lamtumire për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ai shkruan se Berlusconi ishte një mik i shqiptarëve. “Goodbye president and good friend of Albania. (Mirupafshim president dhe mik i mirë i Shqiptarëve)”- shkruan Rama. Berlusconi ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për leuçeminë, nga e cila vuante prej disa kohësh. Ato nuk treguan shenja përmirësimi dhe gjendja e tij u rëndua derisa u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në…

Read More

Përveç sakrificës dhe frikës në një terren të mbushur me grabitqarë, katër fëmijët e mitur që mbijetuan në xhungël për 40 ditë përjetuan edhe një tjetër tragjedi, humbjen e nënës. Pas rrëzimit të avionit më 1 maj në Guaviare në Kolumbinë jugore, nëna e tyre ishte e gjallë për katër ditë, por fëmijët e mitur u detyruan që ta lënë nënën aty. Në momentet e fundit të jetës, Magdalena Mucutuy u tha kërkoi fëmijëve të saj që të mbijetonin dhe i tha të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë. Babai i fëmijëve, Manuel Ranoque, tha se vajza e tij e madhe…

Read More

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak tha se tensionet janë ende të larta mes dy vendeve, teksa pohon se ai dhe emisari amerikan Gabriel Escobar kanë shpresuar për më shumë rezultate gjatë vizitës së tyre në Beograd e Prishtinë. Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte adresimi i situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe eksplorimi i mundësive për një zgjidhje politike. “Pas një ndalese të shkurtër në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stokholm, ku pata rastin të bisedoj me një numër njerëzish nga Evropa dhe SHBA,…

Read More

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesi e kësaj të hëne, në spitalin San Raffaele në Milano. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo bashkë me fëmijët, kanë shkuar në spital, ku ndodhej edhe partnerja e tij, Marta Fascina.

Read More

Presidenti Bajram Begaj për dhënë një mesazh urimi në 24-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. “Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë! Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO!”, shkruan Begaj në rrjetet sociale. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga SHBA kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Read More

Autoriteti i Aviacionit Civil, bën me dije se këtë të hënë dhe të martën 13 qershor do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në Rinas, për shkak se do të zhvillohet “Air Defender 23”, stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Stërvitja përfshin 25 shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. “Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti”, thuhet në njoftimin e AAC-së. Manovrat më të mëdha ajrore në historinë…

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në burg këtë të hënë Milena Derajn, e arrestuar më 24 Maj me dyshimet se kishte përfituar 570 mijë euro nëpërmjet mashtrimit. Në dosjen hetimore rezulton se e gjithë historia ka nisur në vitin 2021, ku sipas dëshmisë së vetë Milena Derajt, i është kërkuar nga një mike e saj të gjente avokat për të ndihmuar familjen Verracaku në Shkodër, në procesin penal. Në këtë proces ishin të pandehur 3 anëtarë të kësaj familjes, pas përplasjes me armë zjarri në verën e 2021 për ndarjen e hapësirave të shezlongëve. Deraj ka treguar se ka kontaktuar…

Read More

Këtë të hënë, Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kjo për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosjen i cili fitoi edhe në zgjedhje. Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij. Kapedani i kërkoi gjakatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.…

Read More