Një 57 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe abuzuar seksualisht me një vajzë 20 vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.”, njofton policia.
Author: tirana
Një 31 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i saj, pasi akuzohen se i kanë marrë 10 mijë euro një shtetasi. Sipas policisë Arjana Lleshaj dhe 34 vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, një 49 vjeçari, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada. Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Prej kohësh në media është përfolur se Tuna dhe Patris Berisha janë ndarë, por deri më sot nuk kishte pasur një reagim nga asnjëra palë. Më në fund për këto lajme ka reaguar Patrisi, i cili është pyetur nga “Prive”, në koncertin e Jehona Sopit. Patrisi tha se ndahet e pajtohet kur të dojë duke dhënë edhe një mesazh: “Shikoni gratë tuaja”. “Ça i duhet njerëzve jeta ime private apo e Tunës. Secili të shohë punët e veta. Kur dua ndahem, kur dua pajtohem, është jeta ime, s’ka pse t’i interesojë fare askujt. Nëse doni të dini si jam me…
Niveli i borxhit të jashtëm bruto është ulur me 2% në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të muajit mars Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me PBB shënoi nivelin 51.5% nga 53.5% në fund të fund të vitit 2022. E përkthyer në shifra detyrimet e borxhit publik ranë me 82 milionë euro gjatë tremujorit.
Agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rikthehen në këtë agjenci dhe të paguajnë më shumë se 600 milionë dollarë detyrime të prapambetura – pas një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të shkaktuar nga masa e organizatës për të përfshirë Palestinën si anëtare. Zyrtarët amerikanë thanë se vendimi për t’u kthyer ishte i motivuar nga shqetësimi se Kina po plotëson boshllëkun e lënë nga SHBA në politikëbërjen e UNESCO-s, veçanërisht në vendosjen e standardeve për inteligjencën artificiale dhe edukimin teknologjik në mbarë botën. Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, i…
Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë lamtumirën Silvio Berlusconit duke thënë se ai ishte një “mik i dashur” dhe një “politikan i shkëlqyer”. “Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Gjithmonë e kam admiruar mençurinë e tij, aftësinë e tij për të marrë vendime të balancuara dhe të thella edhe në situatat më të vështira”, tha Putin në mesazhin e tij të ngushëllimit. Berluskoni do të mbahet mend në Rusi si një “mbështetës i qëndrueshëm dhe parimor i forcimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona”, tha ai. Ashtu si ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, Berlusconi…
Komentet e nënës së Rita Orës në Instagramin e saj marrin gjithnjë vëmendje. Jo vetëm se janë me nota humori, por edhe sepse në pjesën më të madhe janë në gjuhën shqipe. Rita ka publikuar së fundmi disa foto nga një performancë në Sydney ku shkëlqen më një fustan të kuq transparent me dantellë. Mirëpo, nëna e saj e ka gjithë vëmendje te pesha që ajo ka humbur. Këngëtarja kohët e fundit është përfolur shumë për faktin që ka humbur goxha kilogramë. Dhe Vera i sugjeron të hajë ‘pite’, ushqimin tradicional shqiptar. “Një pite të duhet se ligsht”- shkruan ajo…
Mëngjesin e sotëm humbi jetën ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi. Një humbje e madhe për Italinë dhe historinë e këtij kombi. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leucemie. Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur të gjithë popullin italian. Prezantuesja italiane e Mediaset, Federica Panicucci është përlotur teksa ka dhënë lajmin e vdekjes së ish-kryeministrit italian.
Silvio Berlusconi u shua në moshën 86-vjeçare. I vetëshpallur “babai i kombit”, Berlusconi mbetet një nga personazhet më të pasur në Evropë. Berlusconi mendohet se ka lënë pas një pasuri prej 7.97 miliardë eurosh. Ai ende kishte aksione në shtëpinë botuese “Mondadori”, në firmën e shërbimeve financiare Mediolanum dhe transmetuesin më të madh komercial italian “Mediaset”, raporton “Forbes”. Në gusht 2016, Berlusconi pranoi të shiste 80% të A.C. Milan, një nga ekipet më të suksesshme të futbollit në Evropë, për korporatën kineze “Sino-Europe Sports Investment” për 820 milionë dollarë. Berlusconi ishte i lidhur edhe me një pasuri në aksionet e…
Një 34-vjeçar i arrestuar nga policia e Tiranës për lëndë narkotike, ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje në bashkëpunim. Mbrëmjen e kaluar policia ndaloi një makinë, e cila drejtohej nga shtetasi A. M. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Shtetasi A. M. Dyshohet se në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar Xh. M., të…
Nga: Denis Dyrnjaja Me lek, pa lekë, me patronazhistë, pa patronazhistë, Sali Berisha dhe opozita i kanë humbur zgjedhjet lokale të 14 majit. Këtë e dinë të gjithë tanimë dhe i vetmi që vazhdon një betejë pa bereqet në këtë aspekt është Sali Berisha. Nga makthi i brendshëm që ka se mos e fajësojnë për humbjen, ai ka nisur një fushatë propagandistike për të provuar se zgjedhjet nuk u humbën, por u vodhën. Në fakt si Berisha, si bashkëpunëtorët e tij e dinë se çfarë do që të thonë e pretendojnë zgjedhjet kanë mbaruar dhe fituesi është përcaktuar. Çështja është…
Në prangat e Policisë së Shtetit kanë rënë 5 shtetas të huaj, turistë në Dhërmi,pasi merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta. -T. G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle;-C. M., 28 vjeç, shtetas brazilian;-Y. I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase;-R. D., 40 vjeç, shtetas argjentinas;-N. M., 27 vjeç, shtetas italian. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e…