Viti i ri shkollor 2023-2024 do të nisë më 11 shtator dhe do të përfundojë më 14 Qershor. Vendimi është miratuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, teksa përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024. Risia në vitin e ardhshëm mësimor është edhe mosha e nisjes së klasës së parë. Sipas ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç, por kushti është që të mbushë 6 brenda 31 Dhjetorit të atij viti kalendarik.
Author: tirana
Mitchell Timbel, u arrestua nga autoritetet pasi filloi të kërcënonte se do të hidhte në erë shtëpinë e yllit të famshëm të popit me bombë, Taylor Swift, nëse nuk do të lejohej të takonte “shpirtin binjak”. Autoritetet u alarmuan kur gjetën një mesazh ku thuhej se ndjekësi i këngëtares ‘do të vinte një bombë nëse nuk mund ta takonte’. Kërcënimet e Timbel nuk ishin drejtuar vetëm ndaj Swift-it, por edhe ndaj anëtarëve të familjes së saj dhe atyre më të afërt. Më shqetësuesja nga të gjitha, sipas raportimeve, ai kishte bërë një fluturim nga Long Beach për në Nashville, Tennessee,…
Mbështetësit e Lulzim Bashës në Kryesi miratuan mes përplasjesh datën 29 Korrik si ditën për t’u mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, teksa tani po këmbëngulin që të zgjedhin Komisionin Zgjedhor pa mbledhur Këshillin Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë edhe Statutin e partisë. Por, duket se tashmë është shapllur edhe kundërshtari i tij më 29 Korrik, për të mos e konsideruar procesin zgjedhor si të njëanshëm. Bëhet për ish të përndjekurin politik Gjergj Hani, i cili e ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike. Postimi i plotë: UNË JAM BASHKË ME…
Deputeti demokrat Luan Baçi, duke folur për zgjedhjet vendore të 14 majit, u shpreh se koalicioni me Metën nuk ishte zgjidhja e duhur për të sjellë opozitën në pushtet. Në një intervistë, ai deklaroi se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë ishte një zgjidhje e momentit, e imponuar nga kushtet e situatës. “Nuk kishim asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Ishte një koalicion i detyruar nga kushtet që na imponoi mazhoranca dhe ata që në shumë bashki vunë lista për këshilltarë bashkiakë dhe disa kandidatë për kryebashkiakë. Nuk është zgjidhja e duhur për të sjellë opozitën në pushtet, por zgjidhje e momentit. Na duhet…
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka shprehur mbështetjen ndaj Rusisë, duke e portretizuar konfliktin në Ukrainë si një lëvizje për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë. “Populli i DPRK-së i jep mbështetje dhe solidaritet të plotë popullit rus në luftën e tij gjithëpërfshirëse për zbatimin e kauzës së shenjtë për të ruajtur të drejtat sovrane, zhvillimin dhe interesat e vendit të tyre kundër praktikave të larta dhe arbitrare të imperialistëve dhe për të realizuar drejtësinë ndërkombëtare. Në ditët e sotme, lufta e popullit rus kundër kërcënimeve dhe sfidave në rritje nga forcat armiqësore që po përpiqen të minojnë sovranitetin…
Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria do të bashkojnë forcat për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë. Ministrat e Mbrojtjes të këtyre shteteve më 12 qershor arritën marrëveshje për këtë çështje, raportoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR. Këto katër shtetet bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit, që është një grup joformal politik dhe kulturor brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Sllovakia që nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka më avionë luftarakë. Ky shtet ndërpreu operimin e flotës ajrore për shkak se avionët MiG-29, që kishte Bratisllava, mirëmbaheshin nga teknikët “armiqësorë” rusë. Të 13-të avionët MiG-29 që kishte Sllovakia u transferuan…
Ka nisur procedimi penal ndaj pronarit të hostelit në Himarë N. B., 41 vjeç, që terrorizoi turistet gjermane. Ditën e djeshme turistet denoncuan pronarin e “Himarë Relax Hostel”. Ato thanë se rezervuan në një hostel përmes platformës “Booking”, por kur mbërritën në vendin e caktuar u përballën me një sjellje jashtë normave të etikës nga pronari i dehur, i cili jo vetëm që i përndjek, por edhe i shan me një fjalor rruge. E si të mos mbaronte me kaq, ku përjetimet ishin të frikshme, ai i ka thënë se do u nxirrte organin gjenital. Dy pushueset e kanë përcjellë…
Aktori dhe regjisori, Francesco Nuti ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Romë. 68-vjeçari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Familja kërkon që të respektohet dhimbja që po kalon “dhe për këtë arsye kërkon të mos japë asnjë deklaratë”. I lindur në Prato më 17 maj 1955, Francesco Nuti bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij. Ai ka marrë pjesë në transmetime të suksesshme televizive. Më pas, vijoi karrierën e tij solo duke marrë pjesë si skenarist dhe protagonist në disa filma me regji të Maurizio Ponzi. Komeditë e…
Ditën e sotme, 12 qershor 2023, është ndarë nga jeta për shkak të problemeve me shëndetin ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi. Reagimet nga figura të rëndësishme nga e gjithë bota kanë qenë sot kryefjalë e medias. Por një reagim ka patur edhe nga ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e cila duket se e ka njohur edhe nga afër.
Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjës 35 mijë euro, dhe më tej i ka groposur në pyll. I riu nga Shqipëria e dinte se fqinja e tij fshihte një shumë të madhe parash në shtëpinë e saj në Oropos. Me paratë e grabitura, ai bleu një makinë me vlerë 7 mijë euro, disa sende të vogla, si dhe ka depozituar 2 mijë euro në bankë. Sasinë e mbetur të lekëve e fshehu në pyll. Ndonëse e kishte menduar deri në detaj planin, ai dështoi për shkak të pamjeve nga kamerat…
“Kurti duhet identifikuar si “ politikan i rrezikshëm” për të ardhmen e vendit që duhet neutralizuar. Përndryshe, dëmet për Republikën tonë do ishin të pamatshme. SHBA nuk mund të jetë gjithë jetën një dado në dispozicion të Kosovës”. 24 vjet pas çlirimit të Kosovës, ish Kryeministri i qeverisë së parë , Bujar Bukoshi, e ka të vështirë të jap një intervistë për gazetën Tema. Dhe nuk është vetëm sëmundja prej së cilës vuan, që ja bën të vështirë rishfaqjen në jetën publike, por dhe fakti që 24 vjet pas çlirimit, ai ndjen rrezikun që po i kanoset Kosovës për…
Eksperti i “IT-s”, Tomi Kallanxhi i cili ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka pohuar se në fakt vendin e parë në rrjetet sociale nuk e mban më Luiz Ejlli, por Kiara Tito me plot 1.6M, 2M shikime dhe angazhime në postimet dhe story-t e saj. Ai theksoi se Luiz Ejlli e ka lënë pas dore menaxhimin e rrjeteve sociale, duku u fokusuar më së shumti tek “videolive“ me fansat, gjithashtu ai propozoi se menaxhimin e faqeve të këngëtarit nga Shkodra duhet ta marrë në dorë ndonjë ekspert. Ai nuk la pa përmendur edhe emra të tjerë të showbizzi-t, kryesisht…