Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një burrë është shokuar nga ajo që ka parë brenda makinës së tij. Një gjarpër me një gjatësi të konsiderueshme dhe mjaft i frikshëm varet në derën e mjetit, ndërkohë që pronari i makinës përpiqet ta largojë.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës ndaj draftit të propozuar nga ai lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në përvjetorin e 32-të të PS-së, Rama tha se ishte krenar për qëndrimet që socialistët kanë mbajtur gjatë qeverisjes ndaj Kosovës. Rama tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen. Ndërsa tha se arsyeja përse hartoi një draft projekt mbi këtë çështje është për faktin se Shqipëria…
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së në 32-vjetorin e Partisë Socialiste se duhet një reflektim dhe të mos bihet në vetëkënaqësi nga rezultati në zgjedhjet e 14 majit. Ai u shpreh se shqiptarët e besojnë PS-në si e vetmja forcë që mund të përmbushë pritshmëritë e tyre dhe shtoi se ka nevojë për një projekt dhe organizim të ri. “Kemi thelluar diferencën me kundërshtarë që për habinë më të madhe në 30 vite qeverisje vendore, nuk kanë krijuar dot një histori të vetme suksesi në asnjë bashki të vetme. Shqiptarët na besojnë si e vetmja forcë që mund të…
Ja se cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni në rast se keni nevojë që përqendrimi juaj të rritet: Vezët: Mos e anashkaloni të verdhën e vezës, sepse ajo është e pasur me luteinë, një antioksidant i fortë që ndikon në përforcimin e shikimit. Megjithatë, niveli i ulët i antioksidantëve në trup mund të çojë në dobësimin e kujtesës dhe përqendrimit, prandaj duhet ngrënë e gjithë veza, në qoftë se doni që truri juaj të punojë më mirë. Gjithashtu, dy vezë përmbajnë 250 mg holinë, e cila i përket grupit të vitaminave B dhe është shumë e mirë…
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një takim me vajzat dhe gratë në Tiranë, ku është shprehur se gjatë një viti e gjysmë ka sakrifikuar gjithçka, por jo për interesin personal. Basha u shpreh se ai ndjen t’i rikthehet më shumë se një platforme dhe theksoi përpjekjen për të sjellë një kulturë të re politike. “Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33 vjeçare.…
Dy punëtorë në Krujë janë plagosur, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë në momentin që po e montonin. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Gazetari i njohur, Mustafa Nanon, pritet të emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Ditën e sotme Nano është paraqitur për dëgjesë në Komisionin e Jashtëm në kuvend ku ka shpalosur platformën e tij. Ai ka marrë “bekimin” edhe nga deputetët e opozitës, ndryshe nga sa ka ndodhur me kandidatët e tjerë për ambasadorë. Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i veçantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të veçantë te detyra ime. Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë.…
Në Pallatin e Kongreseve Partia Socialiste po feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj! Kryesocialisti Edi Rama, e nisi fjalimit e tij në këtë ditë feste, duke u ndalur tek fitorja historike që korri më 14 maj. Kreu i qeverisë tha se 14 maji ishte një fitore spektakolare. Rama u shpreh se të djathtët braktisën koalicionin e hijeve të së shkuarës.
Partia Socialiste feston sot 32-vjetorin e themelimit, datë të cilën po e kremtojnë me një festë që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Gazetari Roland Qafoku, teksa analizonte rrugëtimin e kësaj partie dhe kryetarët e saj, Fatos Nanon dhe Edi Ramën, u pyet gjatë një interviste se cili e meriton të quhet lider historik i PS-së. Sipas tij, këtë status e ka fituar Edi Rama, me argumentin se ka më shumë vite në krye të PS-së dhe ka një bilanc më të mirë politik. “Në 32 vite, Partia Socialiste ka qëndruar vetëm 13 vite në opozitë dhe 19 vite në…
Sot Partia Socialiste feston 32-vjetorin e saj. Në festën që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nuk kanë munguar edhe figura të rëndësishme që kanë kontribuar e bërë karrierë në këtë forcë politike. Kryesocialisti Edi Rama u pa në krah të Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit si dhe krah Gramoz Ruçit, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryetar i grupit të PS-së. Po ashtu ne festë është parë edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit Lavdrim Krashit.
Themeluesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet se shanset që Partia Demokratike të mbyllë luftën e brendshme dhe të sillet si opozitë ka mbaruar. “Ata janë në letargji në një sëmundje të pashërueshme. Nuk shikoj projekt politik, fakti që thonë ata janë non grata ne s‘jemi, është banale. Mendësia e konsiderimit të pronës publike si privati, adhurimi dhe ndjekja e tij deri në pikën e fundit. Unë nuk shikoj që PD mund të bashkohet, nuk ka asnjë shans. Do qëndrojë një copë e madhe të Berisha, një copë te Basha. Kjo është sëmundje, është epidemi. Do jetë si kukullat ruse.…
Komisioni i Çështjeve të Brendshme i Home Office në Britanisë së Madhe ka dalë me konkluzion të prerë në raportin e publikuar këtë të hënë: Në asnjë rast nuk do të ofrohet azil për shqiptarët pasi Shqipëria është një vend i sigurt, nuk është në luftë dhe si vend kandidat aspiron për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Britania e Madhe nuk ka asnjë bazë që të pranojë mijëra kërkesat për azil nga qytetarët shqiptare konstaton Komiteti i çështjeve të brendshme. Gjithsesi theksohet se disa qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil me argumentin se janë viktima të trafikimit dhe se disa vajza…