Koço Myftari, u vra me thikë ditën e djeshme në Athinë. 23-vjeçari u dërgua në spital nga miqtë e tij, të cilët më pas janë shoqëruar nga policia për të dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes. Gjatë dëshmisë ata kanë identifikuar për autoritetet një person që besohet se ka vrarë 23-vjeçarin me thikë. Në vitin 2019, Myftari kishte humbur të vëllanë, Ridjan Myftari pas një konflikti mes emigrantësh në Gjermani, ku një shtetas afrikan e qëlloi me thikë. 23-vjeçari me origjinë nga Delvina që mbeti viktimë mbrëmë, i kishte dedikuar disa rreshta vëllait pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit…
Author: tirana
Me largimin e Silvio Berlusconit, shumë njerëz po pyesin se kush do të marrë përsipër “portofolin” e rëndë të tij. “Kavalieri” kishte pesë fëmijë nga dy martesat e tij . Në vitin 1965 u martua me Carla Elvira Dal’Olio dhe në 1990 me Veronica Lario. Nga martesa e parë pati dy fëmijë, Marina (1966) dhe Pier Silvio (1969), ndërsa nga e dyta Barbara (1984), Eleonora (1986) dhe Luigi (1988). Vajza e tij e madhe Marina pritet të ketë një rol të rëndësishëm, sipas Reuters. Në veçanti, fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, pasi janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin…
Një lajm i bujshëm po qarkullon në Francë e që është se Kylian Mbappe nuk do rinovojë me Paris Saint Germain. 24-vjeçari ka informuar kampionët e Francës se nuk do të aktivizojë opsionin për të rinovuar kontratën dhe për një tjetër sezon. Marrëveshja aktuale që Mbappe ka me Parisin skadon vitin e ardhshëm dhe me shumë gjasa në qershorin e vitit 2024, futbollisti do të jetë një lojtar i lirë. Tek Paris Saint Germain kurrsesi nuk do e donin diçka të tillë, për këtë arsye pronarët sheikë po mendojnë shitjen e yllit francez që në merkaton e kësaj vere.
Bashkia e Tiranës vijon punën intensive për sistemimin dhe rehabilitimin e shtresave asfaltike nëpër lagje. Punëtorët e Bashkisë bashkë me mjetet e tyre kanë ndërhyrë në rrugën ”Pjetër Budi” dhe “Stavri Vrioni”. Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar ndërhyrje në infrastrukturë gjer në shtëpitë më të largëta.
Bullgaria ka ndërmarrë hapa për largimin e kryeprokurorit Ivan Geshev nga posti i tij përpara përfundimit të mandatit të tij shtatëvjeçar, për shkak të pakënaqësisë në rritje nga brenda dhe jashtë vendit lidhur me dështimin e tij për të trajtuar korrupsionin e përhapur në vend. Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshev pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin. Shkarkimi kërkon miratimin nga presidenti Rumen Radev për t’u zbatuar zyrtarisht. Ky vendim i këshillit vjen menjëherë pas formimit të një qeverie të re koalicioni…
Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua ditën e djeshme (12 qershor) në Vlorë, mirëpo nga hetimet rezultoi se autore nuk ishte gruaja K. Gj., 44 vjeçe, por bashkëshorti i saj. Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera, rezultoi se në momentin e aksidentit, makina tip “Ford” drejtohej nga bashkëshorti M. Gj. dhe jo gruaja e tij, siç deklaruan në fillim. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ekuador. Një e “vdekur” është ringjallur pas disa orësh. E moshuara qëndroi brenda një arkivoli nga ora 14:00 e pasdites, deri në orën 18:00. Por familjarët kur morën për ta ndërruar, vunë re se ajo po lëvizte dhe merrte frymë. Ata menjëherë i dhanë ndihmën e parë dhe më pas thirrën ambulancën. E moshuara menjëherë në spitalin Martin Icaza ku u trajtua sërish.
Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Partizani ka njohur tifozët me afrimin e parë të merkatos. Fjala është për Albers Kekon, sulmues i cili ka nënshkruar një kontratë që pritet ta mbajë në kryeqytet për 3 sezonet e ardhshme. 21-vjeçari Keko vjen nga Korabi i Kategorisë së Parë dhe shihet si mjaft me prespektivë për të ardhmen. “Partizani zyrtarizon afrimin e Albers Kekos. Sulmuesi kryeqytetas është përforcimi i parë i kampionëve të Shqipërisë. Klubi ka aktivizuar klauzolën e blerjes së Kekos nga Korabi, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.…
Policia e Durrësit gjatë një kontrolli në port, zbuloi që një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës, në pjesën e tavanit ishin fshehur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Në vijim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Rr., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e…
Shameka Morris dhe mënyra sesi ajo kujdeset për djalin e saj vetëm 1 vjeç, Treylin Armani po shkakton polemika në rrjetet sociale. Nëna e cila i pëlqen shumë tatuazhet, e ka mbuluar trupin me tatuazhe që kur djali i saj ishte gjashtë muajsh. Duke punuar si stiliste në SHBA, Shamekia bëri tatuazh në trupin e djalit të saj, Treylin kur ai ishte vetëm gjashtë muajsh. Këto imazhe u bënë virale në internet dhe shkaktuan kritika të forta ndaj nënës. Shamekia nuk e fsheh dashurinë e saj për tatuazhet dhe nuk i vjen keq për veprimet e saj. Edhe natyra e…
Këtë të martë, rreth 30 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për matematikën. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe. Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj dhe më 7 qershor gjuhën shqipe dhe letërsinë. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Deri tani kanë dalë rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ku kalueshmëria…
Fituesi i “BBVip 2”, këngëtari i njohur Luiz Ejlli po vijon me turin e tij të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mungesa e Kiara Titos nuk është pa shkak pasi moderatorja po merret me projektin e ri “Kepi i Vipave”. Por këngëtari ka ndarë një video në rrjetet sociale, e cila po bën xhiron e rrjetit. Në video duket Luizi në skenë i mbushur me dollarë dhe teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment. Më pas,…